Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Punonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës

7 October 2024 at 22:25

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestuesit lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund.

Menjëherë pas largimit të protestuesve të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.

1 nga 4

/r.e//a.f/

The post Punonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

By: user 4
7 October 2024 at 21:01

Protesta e opozitës, në të cilën ishte paralajmëruar mosbindje civile tentoi t’i vërë flakën selisë së Partisë Socialiste, të cilën protestuesit e Partisë Demokratike e sulmuan me molotovë dhe fishekzjarrë gjatë marshimit, që u thirr këtë të hënë me kërkesë kryesore qeverinë teknike.

Protesta nisi me grumbullimin e mbështetësve të thirrur nga e gjithë Shqipëria, fillimisht përballë kryeministrisë. Që në nisje të saj u tentua të ketë një përplasje me qindra forcat policore që ishin vendosur aty në pritje të qytetarëve të opozitës.

Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë
Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë

Drejt zyrës së Edi Ramës janë hedhur molotovë, ndërsa nuk munguan përleshjet me policinë.

Siç shihet nga pamjet më lart, ishin pikërisht deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që u përballën të parët me policët duke i hapur rrugën përleshjeve që pasuan. Ndërkohë dhjetëra protestues qëlluan policët me shkopa dhe pankarta.

Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria
Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria

Por kryeministria ka qenë e blinduar nga qindra forca policie, të pajisur me skafandra dhe mburojat përkatëse, ndërkohë që një pjesë e efektivëve më të specializuar ishin vendosur në tarracat e godinave përreth.

Protesta tek kryeministria nuk ka zgjatuar shumë. Pasi ndaluan aty për disa minuta grupi i deputetëve që udhëheqin protestuesit kanë lëvizur në bulevard drejt qendrës.

Shpërthimet e molotovit tek kryeministria
Shpërthimet e molotovit tek kryeministria gjatë protestës së opozitës

Në heshtje, pa mbajtur asnjë fjalim apo pa asnjë thirrje për protestuesit, drejtuesit e protestës kanë nisur një marshim nga kryeministria në drejtim të qendrës. Kur kanë mbërritur tek unaza, janë kthyer drejt Shallvareve, në rrugën përballë kompleksit Tajvan.

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi ne krye te protestës
Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi ne krye te protestës

Me marshimin e mijëra qytetarëve në qendër të Tiranës, qarkullimi i makinave është bllokuar tërësisht. Edhe aksi i unazës që zakonisht lihet i lirë në rastet e protestave është bllokuar, ndërkohë që protestuesit kanë ndezur në flakë kazanët e mbeturinave apo stacionet e autobuzëve.

Flakë në kazanet e mbeturinave
Flakë në kazanet e mbeturinave
Stacioni i autobusëve në flakë
Stacioni i autobusëve në flakë

Marshimin drejt qendrës, protestuesit e kanë ndalur tek selia e Partisë Socialiste. Kjo nuk është hera e parë që protesta e opozitës kalon në selinë e Partisë Socialiste por për herë të parë demokratët janë ndalur duke sulmuar me molotov selinë e kundërshtarëve të tyre politikë.

Kjo lëvizje e protestuesve duhet thënë se e ka kapur në befasi policinë, që kishte vendosur një numër të madh policësh në bashkinë e Tiranës. Kur demokratët kanë mbërritur në selinë e PS aty kanë gjetur vetëm pak policë. Menjëherë kanë nisur të hedhin kapsolla dhe molotovë, duke i vënë flakën banerit që ishte në selinë e PS, me fotografinë e Edi Ramës. (fotot më poshtë)

Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve
Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve
Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov
Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov
Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës
Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës

Flakët në selinë e PS janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa dhjetëra forca policie janë zhvendosur me shpejtësi për të mbrojtur godinën. Përgjatë kohës që protestuesit hodhën molotovë, deputetët e opozitës kanë qëndruar aty pranë.

Hedhja e molotovëve drejt selisë së PS dhe përpjekja për t’i vënë flakën godinës duket se ishte edhe momenti kulmor i protestës, si një akt që kishte ndodhur në Shkodër në 2020, por jo në Tiranë, ku dy partitë kryesore i kanë mbajtur larg militantët nga sulmet direkte të selive dhe përplasjeve në rrugë.

Fill pas sulmit në selinë e PS-së, protesta e opozitës është zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës, ku qindra policë ishin në pritje të përballjes me opozitarët.

Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës

Pas hedhjes së disa molotovëve tek Bashkia e Tiranës, policia ka reaguar menjëherë. Nga pas radhëve të policisë janë hedhur gaz lotsjellës në sasi të konsiderueshme, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me kapsolla apo fishekzjarre.

Ndryshe nga protestat e kaluara, lëvizja e protestuesve nuk ka pasur goditjen e një institucioni të veçantë. Turma e irrituar e njerëzve ka lëvizur në qendër të kryeqytetit duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të makinave apo lëvizjen e çlirët të qytetarëve.

Irritimit të protestuesve që kanë hedhur kapsolla dhe molotovë i është përgjigjur menjëherë policia që nuk e ka kursyer gazin lotsjellës, pavarësisht lëvizjes së shumë qytetarëve në qendër të kryeqyetit. Protestuesit kanë hedhur molotovë edhe tek ministria e brendshme, edhe tek një nga kullat e ngritur me kate të paligjshme në qendër dhe në fund janë ndalur tek parlamenti.

Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme
Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme
Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës
Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës
Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit
Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit
Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës
Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës

The post Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë appeared first on Lapsi.al.

Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës arkëtoi 93 milionë euro nga taksa e ndërtimit, por investime për qytetarët nuk ka

By: V K
7 October 2024 at 15:40

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, teksa ishte i ftuar në “MCN economy”, u shpreh se për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë, ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €.

Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.

E thënë në një fjali shumë të shkurtër, sepse i doli përtej parashikimeve, kur vjen puna të na marrin taksat, për të na shtuar taksat e bëjnë tërë qejf, kur vjen puna ti shpenzojmë taksat tona, në investime apo shërbime por këtë nuk e bëjnë. Kjo nuk është ndonjë gjë e re.

Ndërkohë që kjo u rrit me 57% në 8 muajt e fundit, kryesisht si rrjedhojë e çmimit të referencës, nga krahu tjetër e di se sa përqind kapital për shpenzime ka shpenzuar Bashkia Tiranë nga ajo që kishte përgatitur vet për të njëjtën periudhë, vetëm 25%.

Sepse këtë ka bërë çdo vit, kur vjen puna te investimet kapitale, nuk i ka realizuar kurrë.
Për këshilltarin Alimehmeti, kjo situatë është e përsëritshme çdo vit pasi krahas ngritjes së taksave, investimet i mbajnë të ulëta dhe nuk realizohen as me buxhetin e planifikuar.

Në vitin 2021, ka realizuar vetëm 39% që kishte vendos në buxhet për këtë vit, vitin 2022, ka realizuar 34% dhe në vitin 2023, ka realizuar vetëm 50% të asaj që kishte planifikuar.

Si rrjedhojë këtë 25% i bërë për tetë muaj e fundit, është në linjë se ç`ka ka ndodh çdo vit tjetër.

Pra, taksat i ngrenë, ndërkohë që investime e dinë që do t’i mbajnë të ulëta dhe nuk do t’i realizojnë as ato që kanë miratuar vet në buxhetin përkatës”,-tha Alimehmeti.

The post Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës arkëtoi 93 milionë euro nga taksa e ndërtimit, por investime për qytetarët nuk ka appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zgjaten me 6 muaj afatet e paraburgimit për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

23 September 2024 at 17:37

Dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK se dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë përfshirë dhe në pastrimin e parave, ka bindur gjykatën për të zgjatur me gjashtë muaj të tjerë masat e sigurimit personal ndaj tyre, duke mbetur në paraburgim për […]

The post Zgjaten me 6 muaj afatet e paraburgimit për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës appeared first on Reporter.al.

❌
❌