Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Donacionet cash, KQZ propozon gjoba për 40 kandidatë të zgjedhjeve të 14 majit

8 October 2024 at 18:34

“I kanë marrë fondet, jo sipas prashikimit ligjor nëpërmjet llogarive bankare, por cash, mbi shumën 50 mijë lekë,” tha Celibashi duke iu referuar kategorisë së kandidatëve. Ai shtoi se një argument  tjetër për gjobat e vendosura lidhej dhe me “pranimin e financimeve nga donatorë që ligji parashikon ndalime”. Celibashi i propozoi Komisionit të Ankimimeve dhe […]

The post Donacionet cash, KQZ propozon gjoba për 40 kandidatë të zgjedhjeve të 14 majit appeared first on Reporter.al.

“Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat)

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

The post “Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌