Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Pas 5 orësh, del nga ambientet e SPAK deputeti i PS 

By: dan iela
8 October 2024 at 15:40

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Pas 5 orësh deputeti i PS Jurgis Cyrbja doli nga ambientet e  SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët. 

Para gazetarëve ai tha se nuk ka komet në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?! 

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke. 

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”. 

Tradhtuan mosbindjen civile? Kryebashkiakët e Berishës shkojnë në takimin e Ramës 

By: dan iela
8 October 2024 at 15:07

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, i cili u zhvillua sot, nuk kanë munguar as ata të opozitës. 

Ndonëse kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpallur protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë Rama, madje një javë më parë iu bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile. 

Ajo që u vu re sot ishte fakti se kryetarët e bashkive të drejtuara nga përfaqësuesit e PD kanë vijuar axhendën e tyre dhe janë paraqitur në Kryeministri. 

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës ishin pjesë e takimit me Ramën me kryetarët e bashkive. 

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë “me Partinë e Punës”. 

Disa banorë në Dibër përfundojnë në spital me simptoma helmimi 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:52

Disa persona në Dibër, mes tyre edhe të mitur, janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. 

Për rastin është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. 

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. 

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”,-njofton policia. 

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar. 

Sylvinho merr në Kombëtare “Modriçin shqiptar” 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:38

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. 

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi. 

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00. 

Rruga Elbasan-Qafë Thanë në fazën e dytë, Rama publikon fotot nga punimet 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:33

Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ndodhet në fazën e dytë. Është kryeministri Edi Rama që ka postuar në rrjetet sociale foto nga puna. 

Ai thotë se aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave. 

Ndërkohë vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse. 

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari”,-shkruan Rama. 

Berisha paralajmëroi ngujime dhe greva, Ilir Meta tregon nëse do t’i bashkohet PD 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:29

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës, pas thirrjeve të kreut të PD-së, i cili paralajmëroi ngujime e greva. 

Meta theksoi se do t’i bashkohet çdo përpjekje për t’u rivendosur rendi kushtetues. 

Ndërsa shtoi se “çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe”. 

“Arrestime politike, siç ishte rasti i Salianjit, jo vetëm që nuk do të stepin opozitën por do të shtojë zemëratën e tyre. 

Ne i bashkohemi çdo përpjekje për tu rivendosur rendi kushtetues, që është përmbysur me kapjen totale të shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Rama. 

Çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe”,-tha Meta.

Ndërprerja e konferencës me gazetarët, PD akuza: Shkëputje e qëllimshme e internetit në shtëpinë e kryetarit Sali Berisha 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:20

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. 

Ndërsa ka lexuar deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të medias në lidhje me qëndrimet e tij për protestën dhe se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme, një defekt i qëllimshëm teknik e ndërpreu në mënyrë të papritur konferencën. 

Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha. 

Tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë false, arrestohet në Rinas 42-vjeçari malazez! 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:12

Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçari malazez në Rinas pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë false. 

Gjithashtu gjatë kontrollit, 42-vjeçarit me iniciale I. V., iu është gjetur 1 kartë identiteti si edhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi italian. 

Të treja dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Ndërsa malazezi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. 

“Lot emocioni dhe krenarie”! Legjenda Andres Iniesta i jep lamtumirën futbollit 

By: dan iela
8 October 2024 at 13:59

Legjenda Andres Iniesta i ka dhënë lamtumirën futbollit mes lotësh. Futbollisti spanjoll nisi ceremoninë e lamtumirës duke qarë, ndërsa u shpreh se nuk janë lot trishtimi por të një personi që ka përmbushur ëndrrat e tij. 

“Lot emocioni dhe krenarie” , kështu e përshkroi të qarën e tij Andres Iniesta, një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e Spanjës. 

“Ata nuk janë lot trishtimi, janë lotët e dikujt që ka arritur të përmbushë ëndrrat e tij”, theksoi ai. 

Më pas shtoi: “Këto janë lotët e atij djalit nga Fuentealvilla që kishte ëndrrën për të qenë futbollist dhe që ia arriti, ne e arritëm pas shumë pune”. 

“Fatzi Xhafaj e nisi vëllanë në Itali pas denoncimit të Salianjit”/ Berisha: Edhe sikur deputeti demokrat të gënjente… 

By: dan iela
8 October 2024 at 13:53

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, komentoi dënimin e Ervin Salianjit. 

Berisha tha se Fatmir Xhafaj e nisi vëllain në Itali të kryente dënimin, pas denoncimit të Salianjit. Më tej, Berisha u shpreh se edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë. 

Ervin Salianji paraqiti më 2018 një regjistrim të një kolegu tuaj, që i kishte bërë Geron Xhafës, të dënuar në Itali, si trafikant ndërkombëtar, vëllait të Fatmir Xhafës. Dhe unë kisha denoncuar Geron Xhafën, që rrinte në Vlorë dhe nuk shkonte në Itali për të kryer dënimin. Edi Rama e nxori Geronin si hero dhe Fatmirin e emëroi ministër. Kur Salianji nxori një regjistrim, se Geron Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës, Fatzi Xhafaj e nisi vëllain për Itali. Rama mashtron dhe thotë se regjistrimi nuk është i vërtetë. Ky është mashtrim i madh. Zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë Alizoti. Edhe sikur të ishte shpifje, ne shpifjen ne e kemi dekriminalizuar në Kushtetutë”,-u shpreh Berisha. 

“Ngujime, greva dhe bllokime rrugësh…” Ja çfarë paralajmëron Berisha me mosbindjen civile 

By: dan iela
8 October 2024 at 13:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një konferencë për mediat se protesta e 7 Tetorit ishte vetëm aksioni i parë i mosbindjes civile. Ai deklaroi se kjo ka shumë forma dhe paralajmëroi vetëm disa prej tyre nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për qeveri teknike. 

Që nga ngujimet, grevat e deri te bllokimet e rrugëve, Berisha tha se opozita ka 77 mënyra të mosbindjes civile. Po ashtu paralajmëroi se ajo nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë, por do të shtrihet edhe në qytete të tjera. 

“Mbrëmë ishte aksioni i parë, por mosbindja ka shumë forma. Kemi ngujime përpara, kemi greva, kemi bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të asfiksojnë dhe paralizojnë. Do të shkërmoqin narkodiktaturën dhe narkoshtetin e Edi Ramës. Nëse ti mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do të kufizohet vetëm aty mendohu mirë Edi Rama. Së shpejti në mosbindje do të kesh Shkodrën, pastaj Durrësin, Vlorën, Kukësin, Tepelenën, Lezhën e me radhë se nuk ke lënë qytet pa varfëruar me vjedhjet e tua. I gjithë vreri që ke derdhur mbi shqiptarët do të plasë mbi ty në javët që do vijnë”,-tha Berisha. 

Socialistët braktisën mbledhjen, demokratëve iu ndërpre transmetimi, Vokshi: Do t’i kallëzojmë penalisht 

By: dan iela
8 October 2024 at 12:36

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se me urdhër nga lart, socialistët e bojkotuan mbledhjen e komisionit, ndërsa atyre iu ndërpre transmetimi live. 

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD u shpreh se do të kallëzohen penalisht të gjitha ata që pengojnë punën e Komisionit Hetimor. 

“Me urdhër nga lart, deputet e PS e bojkotuan mbledhjen. Kanë numrat, kanë votat, por ju ra skenari që kishin hartuar për të vijuar vetë në mënyrë të njëanshme. Edhe mbledhja e sotme ishte thirrur në shkelje të procedurave. Do jemi aty, në përballje në mosbindje të vendimeve antiligjore. 

Është urdhëruar që të hiqet edhe transmetimi live. Me urdhër të Genci Gjoncajt u hoq transmetimi. Ne do ti shkojmë deri në fund, kush pengon punën e Komisionit do kallëzohet penalisht. Është shpërdorim detyre, duke u munduar që të mos bëjnë transparencë për dy komisionit. Jemi dhe do jemi aty në përballje. Do jemi përballë këtyre personave”,  u shpreh Vokshi. 

Pushkë e municione pa leje në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë 

By: dan iela
8 October 2024 at 12:02

Policia e Mirditës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion. 

Gjatë monitorimit të situatës në terren dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri. Informacioni është administruar menjëherë nga Komisariati i Policisë Mirditë, i cili në kuadër të operacionit policor të koduar “Rural”, ka kryer kontrolle në banesën e sinjalizuar. 

Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të kësaj banese, shtetasit Gj. Gj., 53 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës falenderon publikisht Ramën për rritjen e pagës 

By: dan iela
8 October 2024 at 11:53

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë disa ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka vazhduar axhendën e tij duke zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive. 

Gjatë takimit, kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri e falënderoi publikisht Ramën për rritjen e pagave të punonjësve të bashkive dhe për VKM-në që ndihmon zonat rurale me vështirësi, duke e quajtur këto arritje të rëndësishme. 

“Dëgjova me vëmendje të gjitha shqetësimet. Në takimin e parë që kemi bërë në Shkodër, unë dua të falenderoj, po një falenderim bio sepse VKM-ja që është bërë për të ndihmuar zonat rurale me shumë vështirësi  ka thjeshtuar procedurën. Për një muaj kam arritur të kem deri në 20 kërkesa, kryesisht nga diaspora. Ky është një falenderim shumë i përzemërt, po edhe për pagat, të cilat u rritën. Në fillim isha skeptik sepse ndoshta nuk kishte buxhet, por edhe kjo ka qenë një arritje falë këtij takimi,”-tha kreu i Bashkisë Fushë-Arrëz. 

“Doje të provoje dhunën ti, pse nuk dole dje o cub”/ Debate mes Vokshit dhe Ndrecës: Mos bëni rrugaçin 

By: dan iela
8 October 2024 at 11:46

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Hetimor për koncesionin e sterilizimit është shndërruar në arenë përplasjesh mes deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, dhe zv.kryetari, Plarent Ndreca, debatuan ashpër për çështje që nuk kishin lidhje me punën e komisionit, por me përplasjet politike. 

“Nëse keni ardhur të bëni sjellje rrugaçe, atëherë…”, i tha Ndreca Vokshit, duke ngjallur reagimin e saj. “Rrugaç thuaji atyre te PS-ja, se jeni mësuar që t’u quajë kryeministri”. “Harrojeni, dhuna këtu nuk ekziston. O jeni te molotovi, ose te Kushtetua”, iu kundërpërgjigj Ndreca. 

Situata degjeneroi edhe në debate dhe përplasje verbale nga deputetët e të dyja palëve. “Ju keni ardhur për t’i hedhur molotov komisionit hetimor”, tha Ndreca, teksa deputetët demokratë përplasnin duart mbi tavolinat e tyre. 

Pjesë nga debati: 

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush 

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge 

Ndreca: Është shqipe e pastër 

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor 

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë 

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën 

Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta 

Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi 

Vokshi: Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni 

PD rikthehet në Komisionin e “Check-up”, Vokshi: Mos na provokoni! Ndreca: Po pse e keni me klithma diskutimin? 

By: dan iela
8 October 2024 at 11:34

Deputetët e opozitës kanë vendosur që sot të marrin pjesë në Komisionet hetimore parlamentare, të cilat një javë më parë i bojkotuan. 

Por mbledhja ka nisur me debate në komisionin Hetimor të “Check-up”, ku Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj socialistëve duke thënë se tentuan të nisin mbledhjen pa ta dhe se Garda tentoi t’i bllokonte dhe të mos i lejonte që të futeshin brenda. 

Vokshi: Kërkoni të uzurponi drejtimin, ne jemi këtu përfaqësues të atyre të sëmurëve që sot nuk marrin dot mjekim te onkologjiku. Mos provokoni me gardën te dera e kuvendit, që pengonte deputetët. 

Ndreca: Nëse doni ta bëni mbledhje të kryesisë së PD kjo është çështje tjetër, nëse doni mbledhje komisioni pa i hequr fjalën askujt, me qetësi… ankoheni për diktuarën dhe bëni diktatorin vetë 

Vokshi: Nuk na e tregon ti 

Ndreca: Ua tregoj që ç’ke më të… Edhe një here zonja kryetare, s’ka sens, bëri konferencë për shtyp dhe nuk më lejon të flas… Po pse klithni mo? Ti nuk duhet të jesh aty se e je e dënuar. 

Protesta e opozitës/ Policia procedon Nokën dhe Bardhin, arreston 1 person dhe shpallen në kërkim disa të tjerë 

By: dan iela
8 October 2024 at 11:27

Policia e Tiranës ka bërë me dije se është proceduar në gjendje të lirë Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe sekretar organizativ i Partisë Demokratike, nën akuzën e “organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. 

Pas veprimeve të dhunshme të ndodhura dje në protestën tre orëshe të opozitës, është vënë në pranga një person dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë: 

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; 

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; 

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike. 

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal. 

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave. 

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën. 

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 
– 68 mbetje flakadani të plasur; 
– 23 copa plastike të shisheve të djegura; 
– 3 shishe plastike uji; 
– 3 tymuese të plasura; 
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur; 
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë); 
– 1 kuti cilindrike bombol; 
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë). 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme”,-njofton policia e Tiranës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë. 

Përmbytjet dhe zjarret/ Rama kritika për Korçën, merr si shembull pozitiv bashkinë e Shkodrës: Nuk do shkencëtarë..  

By: dan iela
8 October 2024 at 11:19

Gjatë takimit të zhvilluar sot me kryetarët e bashkive të vendit, kryeministri Edi Rama ka pasur disa kritika për disa prej drejtuesve, në lidhje me situatën e përmbytjeve apo zjarreve. 

Rama ka thënë se qarqe të caktuara nuk shfrytëzojnë kapacitetet e tyre të ndërhyrjeve në raste të emergjenca, por kërkojnë ndërhyrje nga Forcat e Armatosura. 

Ai mori si shembull qarkun e Korçës, që sipas tij në raste emergjencat përdor më pas se 70%, ndërsa nga ana tjetër Shkodra bën të kundërtën sipas tij, duke shprehur vlerësim ndaj kësaj të fundit. 

“Ajo që ne nuk mund të neglizhojmë, është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarre, qoftë për përmbytje. Është e domosdoshme të ketë fokus shumë të veçantë te organizmi dhe trajnimi i strukturës për përmbytjet. Ka pasur dobësi që janë për t’u parë me sy kritik. Të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash në dispozicion. 

1491 forca dhe Korça ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë 70% të forcave. Shkodra ka pasur disa emergjenca të rrezikshme, ka angazhim më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruara dhe mbështetje e FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike. 

Ajo që është shumë domethënëse është që në Korçë rezultatet kanë qenë më të dobëta sesa në Shkodër, që do të thotë se kjo është e mundur, pra nuk është shkencë dhe nuk kërkon shkencëtar, por koordinim dhe stërvitje për këtë punë”, tha Rama. 

 

Një ditë pas protestës së opozitës, e ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm 

By: dan iela
8 October 2024 at 11:16

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn është takuara paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. 

Takimi mes të ngarkuarës me punë të SHBA-së dhe ministrit Hoxha vjen një ditë pas protestës së opozitës. 

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Foto/ Protesta e opozitës, “fortifikohen” edhe institucionet krahas Kryeministrisë 

By: dan iela
7 October 2024 at 15:40

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë të opozitës Policia ka marrë më shumë masa sigurie.  

Siç raporton Klan News, aktualisht po fortifikohet dera e Kryesisë së Kuvendit. 

Është vendosur mbrojtje me profile metalike edhe në institucione të tjetra krahas Kryeministrisë. 

Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe sipas lejes zyrtare që është marrë pritet të përfundojë në orën 22:00.  

Janë mbi 1200 forca policore në terren. Krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës. 

❌
❌