Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen

By: user 6
8 October 2024 at 21:17

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.

Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra”.

Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.

Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

“Për kokainën”, thotë raporti, “ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin Italian”.

“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike”, thotë raporti.

“Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është ‘Ndrangheta’. Organizata tjetër ‘Camorra’, edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.

Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.

Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.

Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajtirën “Rrugën Ballkanike”, të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetete të tjera evropiane. /VOA

The post Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen appeared first on Lapsi.al.

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë: Kapen 25 kilogramë marihuanë e një kilogram kokainë, katër të arrestuar

8 October 2024 at 19:52

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe Pejë.

Gjatë këtij aksioni, autoritetet kapën një sasi të konsiderueshme droge, duke përfshirë 25 kilogramë marihuanë me një vlerë të tregut prej 45 mijë eurosh.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular.”

Ndërkohë, në një aksion tjetër të koduar “Kristali”, është arrestuar një person dhe është kapur një kilogram kokainë, e cila vlerësohet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro.

Në këtë rast, policia sekuestroi edhe mbi 6,800 euro para të gatshme, 1 mijë dollarë amerikanë dhe 3,400 funta angleze.

“Veprimet policore në të dyja rastet janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë,” thuhet në komunikatën e policisë./Telegrafi/

The post Aksioni i Antidrogës në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë: Kapen 25 kilogramë marihuanë e një kilogram kokainë, katër të arrestuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌