Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Sterizilimi shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

9 October 2024 at 12:42

Nga Gazeta ‘Si’- Debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës kanë shqetësuar deputetin e PS, Erion Braçe në zyrën ngjitur.

Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.

Sapo ai është futur, Vokshi i është drejtuar duke i thënë se çfarë kërkon aty, dhe duke i bërë me shenjë që të mbyllë gojën.

Braçe i është kthyer duke i thënë që shenjë për mbylljen e gojës të ia bëjë atij që ka në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Braçe: Hec thuaji atij që ke në shtëpi, kur flet me mua mendo një çik

Vokshi: Hec mor Erion

Braçe: Hec er dreq aty, fytyrë e keqe

Vokshi: Ti për ça ke ardhur?

Braçe: E kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty

The post ‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Sterizilimi shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur appeared first on Gazeta Si.

Dy të akuzuarit për agresionin në Banjskë nuk deklarohen para Gjykatës

9 October 2024 at 12:35

Nga Gazeta ‘Si’-Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç, dy të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist të Banjskës, nuk kanë pranuar të deklarohen nëse pranojnë fajësinë ose jo në vazhdimin e seancës fillestare që u mbajt mëngjesin e së mërkurës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mirëpo gjykata e konsideroi si mospranim të fajësisë.

Ndërsa i pandehuri i tretë Dushan Maksimoviç tha se nuk ka të bëjë asgjë me aktin e Banjskës dhe nuk ndihet fajtor.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tre të pandehurit akuzohen për vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Pas seancës së sotme, mbrojtja i ka 30 ditë kohë për të apeluar aktakuzën.

Në seancë nuk u përmend gjykimi në mungesë i të akuzuarve të tjerë.

The post Dy të akuzuarit për agresionin në Banjskë nuk deklarohen para Gjykatës appeared first on Gazeta Si.

Vuçiç takon Kasanof: Theksova kushtet e pamundura me të cilat jeton populli serb në Kosovë

9 October 2024 at 12:34

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka biseduar në Beograd për situatën në rajon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

“Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe Metohi dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”, ka shkruar Vuçiç më 9 tetor në Instagram.

Ai shtoi se për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, “pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë”.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Kasanof, do të vizitojë këtë javë edhe Kosovën ku do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarë të Qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

Një ditë më herët, ai ka vizituar Bosnjë e Hercegovinën ku pas bisedimeve me Presidencën e BeH-së dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kasanof përsëriti se SHBA-ja “mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”.

“Sulmet ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe thirrjet për ndarje paqësore – një tjetër emër për shkëputjen – që vijnë nga z.Dodik janë të papërgjegjshme. Kjo është një rrugë e rrezikshme që nuk çon askund as Bosnjën dhe as qytetarët e saj, dhe vë të ardhmen e Republikës Serbe në rrezik, gjë që e kam theksuar në të gjitha takimet e mia”, tha diplomati amerikan në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentet në dispozicion, përfshirë sanksionet, në rast të minimit të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Ai akuzoi presidentin e Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, për sulmet ndaj BeH-së dhe u bëri thirrje autoriteteve të këtij entiteti të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nga RS-ja dhe t’i zbatojnë vendimet e saj.

Sipas Kasanofit, SHBA-ja nuk dëshirojnë që BeH-ja të mbetet prapa ndërsa vendet e tjera të rajonit përfitojnë nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i zbatuar nga Bashkimi Evropian (BE), dhe liderët dhe institucionet në Bosnje e Hercegovinë duhet ta ndërpresin bllokimin.

Kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.

The post Vuçiç takon Kasanof: Theksova kushtet e pamundura me të cilat jeton populli serb në Kosovë appeared first on Gazeta Si.

Biden dhe Netanyahu pritet të diskutojnë sot për përgjigjen ndaj Iranit

9 October 2024 at 11:53

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportuan mediat, ndërsa forcat izraelite intensifikuan ofensivën e tyre tokësore kundër militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit.

Raportet nga Reuters dhe Axios, të cilat citojnë burime që folën nën kushte anonimiteti, thanë se bisedimet do të përfshijnë edhe planet e mundshme për ta goditur Iranin si përgjigje ndaj sulmit me raketa, kryesisht joefektiv, të Teheranit ndaj Izraelit javën e kaluar, në shenjë hakmarrjeje për eliminimin e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nga Izraeli.

Këto bisedime do të jenë hera e parë që Biden dhe Netanyahu komunikojnë drejtpërdrejt që nga gushti.

Hezbollah, një grup dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit, është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë, e cila ka vende në parlamentin libanez.

Më 9 tetor, Hezbollah deklaroi se luftëtarët e tij kishin përdorur artileri dhe raketa kundër trupave izraelite pranë fshatit kufitar libanez Labbouneh.

Në një deklaratë tjetër, grupi tha se kishte përfshirë në luftim forcat izraelite, ndërsa ato “u përpoqën të depërtonin në qytetin kufitar të Blidës”, në juglindje të Libanit.

Ushtria izraelite tha herët më 9 tetor se kishte interceptuar dy predha të lëshuara nga Libani, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në dhe rreth qytetit bregdetar Caesarea, në jug të Haifës.

Luftimet e fundit ndodhin ndërsa rriten frikërat për një konflikt më të madh në rajon, pasi Izraeli gjithashtu pretendoi se pasardhësi i Nasrallah ka të ngjarë të jetë “eliminuar”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më 8 tetor tha se Hezbollah ishte një “organizatë pa një kryetar”.

“Nasrallah u eliminua. Pasuesi i tij ndoshta është eliminuar gjithashtu”, tha Gallant para oficerëve në qendrën e komandës veriore të ushtrisë, pa dhënë më shumë detaje.

“Hezbollahu nuk ka askënd që të marrë vendime, askënd që të veprojë”, shtoi ai.

Netanyahu më pas përsëriti ato komente, duke thënë: “Ne kemi ulur aftësitë e Hezbollahut”.

“Ne kemi eliminuar mijëra terroristë, përfshirë vetë Nasrallahun dhe pasardhësin e Nasrallahut, dhe pasardhësin e pasardhësit”, tha Netanyahu.

Hashem Safieddine, një zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej gjerësisht të emërohej në postin kryesor të grupit, por vendndodhja dhe gjendja e tij mbeten të panjohura që nga një sulm izraelit më 2 tetor ndaj një takimi të dyshuar të udhëheqjes së Hezbollahut.

Hezbollahu nuk ka komentuar për fatin e Safieddine, megjithëse anëtarë të paidentifikuar kanë thënë për media të ndryshme se grupi ka humbur kontaktet me të që nga sulmi.

Safieddine është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

The post Biden dhe Netanyahu pritet të diskutojnë sot për përgjigjen ndaj Iranit appeared first on Gazeta Si.

‘Kujt i thua rrugaç ti…’ Vokshi i hedh mikrofonin Ndrecës. Deputeti i PS: Thirrni një ambulancë! Qetësohu se je grua (Video)

9 October 2024 at 11:46

Nga Gazeta ‘Si’- Edhe sot Komisoni Hetimor për Shëndetësinë ka vijuar me përplasje të ashpra mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Fillimisht opozita nuk u lejua nga Garda që të hynte në sallë dhe mbledhja kishte nisur pa deputetët e opozitës. Përplasjet nisën kur Vokshi hyri në sallë dhe i fiku tre herë mikrofonin Ndrecës duke mos e lejuar që të flasë.

Ajo kërkoi të ndalen punimet e Komisionit pasi deputetët demokratë, që janë anëtarë dhe për të cilët ka një vendim përjashtimi nga Sekretariati i Etikës pasi dogjën karriget e Kuvendit, u ndaluan nga Garda e Republikës që të hynin aty.

Momenti kur Garda nuk lejoi opozitën të hynte në sallë

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi:  Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen. 
Plarent Ndreca:  Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi:  Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera. 
Plarent Ndreca:  Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare. 
Albana Vokshi:  Në vend se të mbroni kolegët…
Plarent Ndreca:  Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi:  Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj

Më pas u përsëritën skenat e ditës së djeshme, ku Vokshi u përplas verbalisht me Plarent Ndrecën, pasi në cilësinë e kryetares ajo kërkoi largimin nga salla të zyrtarit që do të merrej në pyetje për çështjen që është objekt hetimi i komisionit.

Vokshi i kërkoi dëshmitarit Gentian Opre të dalë nga salla. Pas refuzimit, ajo kërkoi ndihmën e Gardës, por megjithatë Garda nuk ndërhyri.

Pasi Deputeti i PS, Ardian Ndreca u shpreh se “nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçe”, Vokshi i hodhi në dysheme mikrofonin.

Debati:

Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti?

Plarent Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.

Ilir Metaj: Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente

Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen

Ilir Metaj: Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë

Albana Vokshi: Ki kujdes me ato që thua

Ilir Metaj: Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq.

Albana Vokshi: Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta

Ilir Metaj: Qetesohu se je grua

Albana Vokshi: Sa me preke ti me këto, ty të njeh e gjithë Vlora!

The post ‘Kujt i thua rrugaç ti…’ Vokshi i hedh mikrofonin Ndrecës. Deputeti i PS: Thirrni një ambulancë! Qetësohu se je grua (Video) appeared first on Gazeta Si.

Vizitat e para në Ballkan / Kasanof do të vizitojë këtë javë Kosovën. Pritet takim me Kurtin

9 October 2024 at 10:20

Nga Gazeta ‘Si’-Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.

Kjo pritet të jetë vizita e tij e parë informuese në rajonin e Ballkanit.

Emisari amerikan Kasanof gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të qeverisë, përfshi kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Kasanof do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kasanof ka vizituar Bosnje e Hercegovinën gjatë ditës së hënë(8 tetor) dhe pas Bosnjes do të qëndrojë edhe në Serbi.

The post Vizitat e para në Ballkan / Kasanof do të vizitojë këtë javë Kosovën. Pritet takim me Kurtin appeared first on Gazeta Si.

Nga protesta e deputetëve të PD para PE-së, greva e urisë në Parlament deri te aksioni i javës që vjen / Skenarët që po diskutohen në selinë blu

9 October 2024 at 10:19

Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pas protestës kombëtare, PD mblodhi drejtuesit e saj politikë dhe anëtarët e kryesisë ku në fokus të takimit ishte jo vetëm analiza e protestës por edhe strategjia në vazhdimin e mosbindjes civile.

Një protestë para Parlamentit Europian, një tjetër aksion në parlament dhe një zhvendosje e protestës në një nga qarqet më të mëdha të vendit; janë vetëm disa nga skenarët e mundshëm me të cilët opozita do të dalë sërish në protestë.

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN, tregoi se po diskutohet mundësia e mbajtjes së një proteste në Parlamentin Europian nga deputetët e PD-së, më qëllim ndërgjegjësimin e PE-së për situatën ku ndodhet Shqipëria.

“Besoj brenda javës tjetër do të kemi protestën e radhës. Po diskutohen disa formate. Është hedhur ideja nga një grup deputetësh për të shkuar të protestojmë para Parlamentit Europian, ku të shkojnë jo vetëm 24 deputetët e përjashtuar, por të gjithë grupi parlamentar i deputetëve dhe shqiptarët që jetojnë në Bruksel për të ndërgjegjësuar PE-së për situatën që ndodhet Shqipëria. Kjo është një ide, por jo një vendim i marrë. Gjithsesi, unë mendoj se do të bënin gjënë e duhur nëse do ta merrnin këtë nismë”, deklaroi Belindi ndërsa foli edhe për një tjetër aksion në parlament.

Megjithatë, balancat nuk janë ato që duhet të ishin- deklaroi ai-, referuar faktit se janë të përjashtuar 24 deputetë nga Parlamenti (pas seancës së dy javëve më parë ku u dogjën karriget dhe u dëmtua foltorja e Kuvendit.)

Mandej Këlliçi elaboroi edhe mundësinë e zhvendosjes së protestës.

“Po diskutohet zhvendosja e protestës në një nga qarqet e rëndësishme të vendit, aty ku po ndodh një nga aferat më korruptive pas aferës së famshme të inceneratorëve. Brenda javës tjetër do të vazhdojë aksioni”, tha ai në Debat. 

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media, deklaroi se PD ka edhe 77 mënyra të mosbindjes civile.

The post Nga protesta e deputetëve të PD para PE-së, greva e urisë në Parlament deri te aksioni i javës që vjen / Skenarët që po diskutohen në selinë blu appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Pesë orë në pyetje, deputeti i PS Jurgis Çyrbja del nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur

8 October 2024 at 15:45

Nga Gazeta ‘Si’ – Pas pesë orëve marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm, deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dalë nga SPAK.

Ai ka thënë për mediat se nuk është marrë i pandehur, ndërsa ka zgjedhur të mos komentojë asnjë pyetje tjetër nga gazetarët.

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.

“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.

The post Pesë orë në pyetje, deputeti i PS Jurgis Çyrbja del nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur appeared first on Gazeta Si.

BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

8 October 2024 at 14:53

Nga Gazeta ‘Si’ – Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi të hënën ta heqë kufizimin ndaj mallrave nga Serbia në pikën kufitare në Merdare, ndërsa të martën ky pikëkalim u hap për mallrat serbe.

BE-ja e ka parë si “lajm të mirë“ vendimin e Qeverisë së Kosovës me shpresë se, në këtë mënyrë, është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani.

Burime diplomatike në BE thanë për Radion Evropa e Lirë Gjermania ka punuar për ta zgjidhur çështjen e asaj bllokade, ndërsa të hënën, Gjermania i ka njoftuare dhe vendet e tjera për ecurinë e bisedimeve me Kosovën dhe me Serbinë.

Ato thanë se akoma nuk i dinë të gjitha hollësitë nga bisedimet rreth CEFTA-s sepse, përveç heqjes së kufizimit ndaj mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës, duhet gjetur edhe modalitetin për pjesëmarrjen e Kosovës dhe një zgjidhje me të cilat do të pajtoheshin të gjitha palët.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën pa vendimit se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka rikujtuar rëndësinë që CEFTA-s ka për tregun rajonal dhe ka përsëritur mbështetjen e fuqishme të bllokut për këtë.

“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Kjo është kyçe për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal dhe pjesë përbërëse e planit për rritje në rajon, dhe të dyja këto sjellin përfitime të dukshme për qytetarët në të gjithë rajonit“, tha Stano.

The post BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe appeared first on Gazeta Si.

Protesta zgjati vetëm 3 orë, Berisha: Ishte vetëm aksioni i parë, kemi 77 mënyra për të asfiksuar narko-shtetin

8 October 2024 at 14:50

Nga Gazeta ‘Si’ – Një ditë pas protestës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky ishte vetëm fillimi i aksionit.

“Mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, e njeriut të civilizuar, që kudo në botë ngrihen kundër regjimeve. Dje ngjanin me feniksin, ishin prijësi, Zoti i kryeqytetit dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

Mandej ai i bëri thirrje Edi Ramës ndërsa shtoi se kanë edhe 77 mënyra të tjera të mosbindjes civile.

“Duam qeveri teknike, kemi ngujime para, greva, bllokime permanente rrugësh, 77 mënyra për për të asfiksuar narko-shtetin, do të shkërmoqin nako-shtetin. Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë dhe do ketë vetë aty, mendohu mirë. Së shpejti në Shkodër, Krujë, Lezhë e kështu me radhë”, tha Berisha.

Po ashtu ish kryeministri u shpreh se është e rëndë që të heshtësh përballë burgosjes së Ervin Salianjit.

“Të heshtësh para burgosjes së një deputeti të ri, që bëri një akt guximtar që çoi një njeri të rrezikshëm në Itali, me pretekstin që ky shpifi për të është e rëndë”, u shpreh Berisha.

The post Protesta zgjati vetëm 3 orë, Berisha: Ishte vetëm aksioni i parë, kemi 77 mënyra për të asfiksuar narko-shtetin appeared first on Gazeta Si.

Rezistenca e rusëve me miniaturë kundër luftës

8 October 2024 at 13:05

Nga Gazeta ‘Si’- Një lëvizje e vogël në Rusi kundër luftës po merr vrull në mediat sociale. Këto foto, u postuan në një llogari në Instagram të quajtur malenkiy_piket (protesta e vogël).

Faqja u bëri thirrje rusëve që janë kundër luftës që të “bëjnë një njeri të vogël prej çfarëdo materiali, duke mbajtur një poster” dhe më pas “t’ia bashkangjisin figurën protestës kudo”.

The post Rezistenca e rusëve me miniaturë kundër luftës appeared first on Gazeta Si.

Nobeli në Fizikë, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fitojnë çmimin për punën në inteligjencën artificiale

8 October 2024 at 13:04

Nga Gazeta ‘Si’-Çmimi Nobel për Fizikë në 2024 i është dhënë profesorëve John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për punën e tyre në rrjetet nervore artificiale dhe algoritmet themelore që lejojnë pajisjet elektronike (si kompjuterat) të mësojnë, të cilat janë kyçe për modelet e mëdha të gjuhëve të sotme si ChatGPT.

“Laureatët e këtij viti për Çmimin Nobel në Fizikë, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton përdorën koncepte themelore nga fizika statistikore për të hartuar rrjete nervore artificiale që funksionojnë si memorie shoqëruese dhe për të gjetur modele në grupe të mëdha të dhënash.

Këto rrjete nervore artificiale janë përdorur për të avancuar kërkimin nëpër tema të fizikës aq të ndryshme si fizika e grimcave, shkenca materiale dhe astrofizika janë bërë gjithashtu pjesë e jetës sonë të përditshme, për shembull, në njohjen e fytyrës dhe përkthimin e gjuhës”, u shpreh Ellen Moons, kryetarja e Komitetit Nobel për Fizikë.

BREAKING NEWS
The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the 2024 #NobelPrize in Physics to John J. Hopfield and Geoffrey E. Hinton “for foundational discoveries and inventions that enable machine learning with artificial neural networks.” pic.twitter.com/94LT8opG79

— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2024

Më tej, në konferencën e sotme për shtyp Ellen Moons tregoi më konkretisht për shpikjen e John Hopfield dhe Geoffrey Hinton.

“Zbulimet dhe shpikjet e laureatëve formojnë blloqet ndërtuese të mësimit të pajisjet elektronike që mund t’i ndihmojnë njerëzit në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më të besueshme, për shembull, kur diagnostikojnë kushtet mjekësore. Megjithatë, ndërsa mësimi me pajisje elektronike ka përfitime të mëdha, zhvillimi i tyre i shpejtë ka ngritur gjithashtu shqetësime për të ardhmen tonë kolektivisht, njerëzit mbajnë përgjegjësinë për përdorimin e kësaj teknologjie të re në një mënyrë të sigurt dhe etike për përfitimin më të madh të njerëzimit”, vijoi ajo.

John Hopfield në Universitetin Princeton dhe Geoffrey Hinton në Universitetin e Torontos u nderuan për punën e tyre pioniere në rrjetet nervore artificiale të cilat janë në themel të pjesës më të madhe të inteligjencës artificiale moderne.

Çmimi i dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm, veç të tjerash përfshin dhënien e 11 milionë korona suedeze (rreth 810,000 £). Komiteti i Nobelit tha se çmimi u dha “për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e pajisjeve elektronike me rrjete nervore artificiale”.

The post Nobeli në Fizikë, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fitojnë çmimin për punën në inteligjencën artificiale appeared first on Gazeta Si.

Zot na ruaj carin / A ‘humbën në postë’ dhuratat për ditëlindjen e Vladimir Putinit?

8 October 2024 at 12:42

Nga Gazeta ‘Si’-Gëzuar ditëlindjen zoti President?

Me Vladimir Putin që mbushi 72 vjeç të hënën, mjekët e Kremlinit patën mundësinë që të paraqisnin nocionin e tyre ideal për sovranin shtatëdhjetëvjeçar.

Ishte fillimisht gazeta e rëndë zyrtare, Rossiiskaya Gazeta, e cila ofroi një portret të shefit të zellshëm ekzekutiv:

“Presidenti rus Vladimir Putin do të festojë ditëlindjen e tij në një ambient pune. Më 7 tetor, kreu i shtetit do të takohet me drejtuesit e CIS (Commonwealth of Independent State ) të cilët do të mbërrijnë në Moskë për të marrë pjesë në një takim të Kryetarëve të Këshillit të Shtetit të Komonuelthit, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh pune”, shkroi dje.

Kjo bëri që të numërohen të gjitha ditëlindjet e tjera që Putini – i cili dikur e përshkroi veten si një “skllav i galerisë” që po punonte për të mirën e vendit – kishte kaluar duke punuar.

Në vitin 2023, ai ‘filloi furnizimin me gaz rus në Uzbekistan nëpërmjet Kazakistanit; në vitin 2022, liderët miqësorë nga vendet e CIS morën pjesë në një samit jozyrtar në Shën Petersburg, lideri i Taxhikistanit Emomali Rahmon solli shalqinj dhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, patatet e tij të dashura. Në vitin 2021, ndërsa forcat ruse po grumbulloheshin në kufijtë e Ukrainës, Putin mbajti një takim operacional me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kjo, natyrisht, është e gjitha në përputhje me një përpjekje aktuale për t’iu kundërvënë të gjitha tregimeve të një autokrati të plakur dhe vetëkënaqës që kënaq veten në një pallat apo në një tjetër me rrëfimin e kujdestarit të përkushtuar dhe asket të kombit.

Në të njëjtën kohë, rusët u siguruan se edhe nëse vetë presidenti nuk po e festonte dtëlindjen e tij, pjesa tjetër e botës po.

Ditët kur presidenti indonezian mund t’i këndonte “Happy Birthday”, siç ndodhi kur ai ishte në Bali për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor 2013 – ose t’i jepej një mbulesë e qëndisur me dorë që shfaqte atë së bashku me presidentin e atëhershëm të Italisë Silvio Berlusconi, me siguri një moment kulmor i 2017-ës, janë zhdukur prej kohësh.

Megjithatë, rusëve iu tregua se si, si në Xhenova ashtu edhe në Torino, tifozët italianë zbuluan një pankartë që i uronin atij ditëlindjen dhe shpërndanë fletëpalosje. (Ky mund të ketë qenë një akt i mirëfilltë, spontan, por ia vlen të kujtohet se si stafi i komandantit të kthyer në mercenar Jevgeny Prigozhin dikur organizoi, si një akt lajkatar homazh, që një amerikan të qëndronte përpara Shtëpisë së Bardhë dhe të mbante një tabelë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen e 55-të i dashur shef”, pa dijeni se për kë po festonin.)

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, duke pranuar se ‘nuk do të kishte asgjë veçanërisht festive’ në orarin e tij, shtoi se ai ‘nuk e konsideron ditëlindjen e tij dhe festat e tjera një arsye për vëmendje të shtuar ndaj tij personalisht’.

Seancat dëgjimore për buxhetin në dhomën e sipërme të legjislaturës filluan me urime për Putinin, me kryetaren Valentina Matviyenko që u zotua se e gjithë dhoma ishte ‘pas tij si një mur guri’, për atë që u raportua, në stilin stalinist, si ‘të stuhishme dhe duartrokitje të zgjatura.’

Deri në mesditë, më shumë se 30 shkolla në të gjithë vendin kishin publikuar në faqen e mediave sociale Vkontakte, video të nxënësve që mbanin çadra me ngjyrat e flamurit rus dhe uronin Putinin. Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse Ruse ofroi ‘urimet e tij të përzemërta’ për mënyrën se si Putin qëndroi si “një shembull frymëzues…për të gjithë njerëzit e kujdesshëm që i dëshirojnë prosperitet Atdheut tonë”.

Megjithatë, kjo ishte relativisht e qetë në krahasim me gjuhën e atyre që kishin më shumë për të fituar. Mikhail Razvozhayev, guvernatori i qytetit të Krimesë të Sevastopolit, i cili është përballur me pyetje në lidhje me menaxhimin e tij të qytetit, e quajti këtë ditë “ditëlindja e personit kryesor të vendit tonë”. Njeriu që e bëri Rusinë një shtet vërtet të fuqishëm’.

Filozofi nacionalist Aleksandër Dugin, i cili nuk e humb kurrë rastin të përpiqet të rifitojë favorin e Kremlinit, thjesht tha ‘Zot na ruaj Carin’, ndërsa për ta bërë më të qartë këtë çështje, Konstantin Malofeyev, biznesmeni pas perandorisë mediatike ortodokse ruse të Tsargradit , pohoi se Putini ishte ngritur ‘me provincën hyjnore’.

Megjithatë, mbase përshëndetjet më të këqija erdhën nga zona e luftës.

“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë çdo urdhër dhe të gjitha detyrat tuaja dhe misionin tonë për një fitore të plotë mbi regjimin nazist”, pohoi një njësi ushtarake. Ndërkohë, në atë që ka të ngjarë të ishte pjesë e luftës psikologjike, postera u ngjitën në mënyrë anonime në Kiev, duke u zotuar se “Putini do të vijë dhe do të rivendosë rendin”.

Kjo është çështja: Putini  në fakt dëshiron të ketë tortën e ditëlindjes dhe ta hajë atë. Ai dëshiron të portretizohet si një nëpunës publik i matur, i painteresuar për madhështi apo lëvdata, por në të njëjtën kohë  nuk e ka problem të kënaqet me admirimin e vërtetë dhe të fabrikuar.

Burimi: The Spectator/Përshtati Gazeta Si

The post Zot na ruaj carin / A ‘humbën në postë’ dhuratat për ditëlindjen e Vladimir Putinit? appeared first on Gazeta Si.

Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme

8 October 2024 at 12:34

Nga Gazeta ‘Si’-Rreziku për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, është shumë real. Alarmi ngrihet nga kreu i CIA-s, William Burns.

Gjatë një konference në shtetin e Georgia mbrëmjen e së hënës, Burns vlerësoi se as Irani dhe as Izreli nuk e dëshironin një luftë të plotë, por se gjykimet e gabuara nga udhëheqësit, ose ngjarje të caktuara si sulme ushtarake që do të shkaktonin një numër të papritur viktimash, do të çonin situatën drejt shpërthimit.

“Përballemi me rrezikun real për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Lindja e Mesme është një rajon, ku gjëra të ndërlikuara ndodhin gjatë gjithë kohës”, tha shefi i CIA-s.

Burns thotë se, një kombinim i ndarjes së informacioneve të inteligjencës mes SHBA dhe Izraelit dhe sistemet e integruara mirë të mbrojtjes kishin lejuar dështimin e sulmit masiv raketor nga Irani në 1 tetor. Sulmi sipas tij kishte ekspozuar kufizime në kapacitetet ushtarake të Teheranit, por megjithatë shtoi se këto kapacitete ishin të fuqishme mjaftueshëm, sa për tu marrë shumë seriozisht si nga Izraeli ashtu edhe nga SHBA.

Shefi i CIA-s pohoi se Izraeli i kishte shkaktuar dëme shumë të mëdha Hezbollahut, dhe se aktualisht ishte duke përgatitur hakmarrjen ndaj sulmit iranian. Por edhe pse ka shënuar një seri suksesesh takike, sipas Burns, sfida do të jetë ndërthurja e forcës me inteligjencën dhe diplomacinë për të arritur një armëpushim në veri të Libanit e po ashtu në Gaza.

 Zyrtari i lartë që është përfshirë në negociatat për paqen dhe lirimin e pengjeve tha se me raste marrëveshja ka qenë shumë e afërt, por mbetej ende e paarritshme.

The post Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme appeared first on Gazeta Si.

PD i bie tavolinave te ‘Sterilizimi’, deputetët e PS largohen. ‘Opozitë rrugaçe’. Vokshi sherr me Ndrecën: Pse nuk dole në protestë o cub?

8 October 2024 at 11:56

Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pas protestës kombëtare, deputetët e opozitës kanë bojkotuar sërish Komisionet Parlamentare përpos atij Hetimor për çështjen e Sterizilimit dhe Check-up në Shëndetësi.

Sakaq në këtë komision mbledhja ka nisur me debate të ashpra mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi ka hedhur akuza ndaj socialistëve duke thënë se tentuan të nisin mbledhjen pa ta dhe se Garda tentoi t’i bllokonte dhe të mos i lejonte që të futeshin brenda. Ndreca iu kundërpërgjigj duke thënë se ai nuk ka asnjë kompetencë që të thërras gardën që të ndalojë deputetët që të hyjnë në seancë.

Ndërkohë, deputetët e PD nuk e kanë lejuar Plarent Ndrecën që të vijojë fjalimin dhe kanë nisur që të përplasin në tavolina kartonat me emrat e tyre.

Edhe pse deputetët socialistë u larguan nga salla, demokratët vijuan punën të vetëm.

“Frikacakë, kishit bërë plan ta bënit mbledhjen vetëm, por iu prish plani”, u tha deputetja e PD, Ina Zhupa socialistëve teksa largoheshin

Pjesë nga debati mes Vokshit dhe Ndrecës

Vokshi: Kërkoni të uzurponi drejtimin, ne jemi këtu përfaqësues të atyre të sëmurëve që sot nuk marrin dot mjekim te onkologjiku. Mos provokoni me gardën te dera e kuvendit, që pengonte deputetët.

Ndreca: Nëse doni ta bëni mbledhje të kryesisë së PD kjo është çështje tjetër, nëse doni mbledhje komisioni pa i hequr fjalën askujt, me qetësi… ankoheni për diktuarën dhe bëni diktatorin vetë

Vokshi: Nuk na e tregon ti

Ndreca: Ua tregoj që ç’ke më të… Edhe një here zonja kryetare, s’ka sens, bëri konferencë për shtyp dhe nuk më lejon të flas… Po pse klithni mo? Ti nuk duhet të jesh aty se e je e dënuar

Zhupa: Pse? Më dënove ti?

Ndreca: Do të marrësh dhe fjalën me dhunë

Vokshi: I takon

Ndreca: Jo më takon mua. Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison

Vokshi: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp

Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo?

Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë!

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti t’i bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge

Ndreca: Është shqipe e pastër

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën

Ndreca: Nuk zgjidhet me dhunë, o molotovi o kushtetuta

Vokshi: Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi? Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës!

The post PD i bie tavolinave te ‘Sterilizimi’, deputetët e PS largohen. ‘Opozitë rrugaçe’. Vokshi sherr me Ndrecën: Pse nuk dole në protestë o cub? appeared first on Gazeta Si.

Përmbytjet dhe zjarret / Rama kritika për kryebashkiakët: Duhet strukturim dhe koordinim! Trajnoni njerëzit

8 October 2024 at 11:19

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim në Kryeministri me kryebashkiakët e vendit u shpreh i pakënaqur me reagimin e disa prej drejtuesve në lidhje me situatën e përmbytjeve apo zjarreve.

Rama deklaroi se qarqe të caktuara nuk shfrytëzojnë kapacitetet e tyre të ndërhyrjeve në raste të emergjenca, por kërkojnë ndërhyrje nga Forcat e Armatosura.

“Duhet bërë stërvitje për këtë punë. Duhet trajnim dhe organizim, kooordinim. Nuk mund të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, se është e pamundur por duhet të luftojmë për cdo metër katror që mund të shpëtohet, por cfarë është e shpëtueshme e nuk shpëton për shkak të dobësive të punës dhe koordnimit është praktikisht dështim që ne nuk kemi si ta justifikojmë’ tha Rama. 

Rama u ndal në dy shembuj konkret, tek Perfektura e Korçës për të cilën thotë se nga 1491 forca aktive që ka të deklaruara, në raste zjarri ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe më pas ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe sërish rezultati sipas tij nuk ka qenë në një nivel me Shkodrën, të cilën e vlerësoi.

Ai tha se i ka kërkuar ministrit të Brendshëm të ndërtohet një plan pune për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale

“Te zjarret ka pasur shfaqje dobësish që janë për t’u parë me sy kritik. E para të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash në dispozicion, ajo që ndodh po marr dy prefektura, psh marr Korçën dhe Shkodrën. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70% të forcave që ka deklaruar aktive. Perfektura e Shkodrës që ka pasur disa emergjenca të rrezikshme, është prefektura me angazhimin më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitet se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike. Ajo që është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës ku FA janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër.

I kam kërkuar ministrit të ndërtohet një plan pune për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale dhe për të filluar me një kalendar te trajnimeve dhe për të ndërtuar një sistem komunikimi efikas që të gjithë të dinë kush bën çfarë dhe jo alarm ngri telefonin thirr njërin”, tha Rama. 

Ai u ndal edhe tek përmbytja në Vlorë, duke kërkuar nga të gjitha bashkitë se strukturat duhet të jenë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit.

“Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre, në vjeshtë dimër me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet.

Duke u marrë me përmbytjet, e domosdoshme është të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ça bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion”, tha Rama. 

Rama gjithashtu nuk i ka kursyer kritikat për disa kryetar bashkie, që siç tha ai edhe pse kanë fondet në dispozicion nga qeveria nuk kanë sjellë asnjë projekt.

Është në kufijtë e skandalozes- tha Rama- duke theksuar se ‘është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë’.

Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosur në depoziton fonde nga qeverie. Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën. Kjo është në kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit. Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme. Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj”, tha kryeministri.

The post Përmbytjet dhe zjarret / Rama kritika për kryebashkiakët: Duhet strukturim dhe koordinim! Trajnoni njerëzit appeared first on Gazeta Si.

Çfarë po prisni?! / Rama i prerë me kryetarët e bashkive: Çoni para legalizimet! Shijaku model

8 October 2024 at 11:18

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Rama u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve edhe sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal.

Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga Rama ndërsa nga ana tjetër pati kritika për bashkinë e Kamzës, duke iu drejtuar në veçanti kryebashkiakut Rakip Suli, të cilit i tha se bën shumë punë të mira, por Shijakun nuk e arrin dot sa i takon kësaj pike.

Të paktën luftoni për vendin e dytë, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

“Kemi bërë gjithë ato shkëmbime, kur bëmë takimin e Shkodrës. Tani kemi shtruar rrugën për aksesin e legalizimeve, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të behet shumë më i lehtë, shumë më pak i penguar nga ngarkesa e Kadastrës.

Ça presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces? S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta të rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e  arrini! Rakip t’i bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot.

Nuk e di ça ndodh në Shijak që ka një shpejtësi dhe paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentit të kujtdo personit, unë besoj është kontakti i drejtpërdrejtë me çdo lloj banori në çdo cep të Shijakut. Për t’iu afruar deri në pikën që të luftoni për vendin e dytë, mund ta bëni këtë gjë. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus”, tha Rama. 

The post Çfarë po prisni?! / Rama i prerë me kryetarët e bashkive: Çoni para legalizimet! Shijaku model appeared first on Gazeta Si.

Putin do të takojë presidentin iranian këtë javë

8 October 2024 at 10:15

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian këtë javë, teksa rriten shqetësimet se kriza në Lindje të Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar këshilltarin e presidentit Putin, Yury Ushakov, të ketë thënë se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Ushakov ka thënë se Putin planifikon të diskutojë me Pezeshkianin edhe në samitin BRICS që do të mbahet në qytetin rus, Kazan, më 22-24 tetor.

Në këto njoftime është sinjalizuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve, teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi.

Ushakov nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimet, por vetëm që Putin nuk ka plan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sa i përket përshkallëzimit të situatës në rajon.

Mosplanifikimi i një takimi me Netanyahun sugjeron se fokusi aktual diplomatik i Rusisë mund të jetë më i lidhur me partneritetet në kuadër të kornizës së BRICS-it, që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut.

Izraeli e ka shënuar të hënën përvjetorin e parë të sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite ka nisur më pas fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Aktualisht, ushtria izraelite është duke kryer sulme ajrore edhe në Bejrut, me qëllim të shkatërrimit të grupit tjetër militant, Hezbollah.

Hamasi është grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hezbollahu është i shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara, derisa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

The post Putin do të takojë presidentin iranian këtë javë appeared first on Gazeta Si.

Sveçla: Po zgjatet lista e terroristëve që po strehohen në Serbi

8 October 2024 at 10:14

Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e mirëpret aksionin e Policisë në veri ku u sekuestrua armatim dhe pajisje për trazira e për prodhim të jashtëligjshëm të kriptomonedhave, duke parandaluar sulme të mundshme.

Në një postim në Facebook ai tha se ky është edhe një rast shtesë “që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi”.

Ai ka theksuar se beteja në luftën ndaj terrorizmit po vazhdon pandalshëm.

“Mirëpres aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veriun tonë, që rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona. Ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi. Beteja në luftimin e terrorizmit teksa po vijon me sukses do të jetë e pandalshme dhe nuk ka kthim prapa. Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona”, ka thënë ai.

The post Sveçla: Po zgjatet lista e terroristëve që po strehohen në Serbi appeared first on Gazeta Si.

Pas operacionit Rama kthehet në punë, mbledh kryetarët e bashkive në kryeministri

8 October 2024 at 09:58

Nga Gazeta ‘Si’- Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i rikthehet axhendës politike. Mësohet se kreu i qeverisë do të mbledhë sot në një takim kryetarët e Bashkive.

Mbledhja do të zhvillohet rreth orës 10:00 në ambientet e Kryeministrisë.

Ky takim vjen disa muaj pas takimit të fundit në muajin korrik, ku një nga detyrat kryesore që u la kryebashkiakeve ishte përshpejtimi i procesit të legalizimeve.

Kryeministri Edi Rama iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Ndërhyrja e disa ditëve më parë zgjati për 2 orë dhe u krye ekipi mjekësor nën drejtimin e Shefit të Kirurgjisë në QSUT, Doktor Arben Gjata.

Kreu i qeverisë iu nënshtrua operacionit për hernie inguinale.

The post Pas operacionit Rama kthehet në punë, mbledh kryetarët e bashkive në kryeministri appeared first on Gazeta Si.

❌
❌