Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Viti më i thatë për lumenjtë në botë në 33 vjet: Organizata Botërore Meteorologjike bën thirrje për veprim!

Edel Strazimiri / SCAN   Viti i kaluar ishte viti më i thatë për lumenjtë globalë në 33 vjet, paralajmëron një raport i ri i koordinuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Sipas raportit të Gjendjes së Burimeve Globale të Ujit, pesë vitet e fundit janë parë kushte nën normale për rrjedhat e lumenjve dhe prurjet e rezervuarëve në mbarë botën,...

“Konflikti në Lindjen e Mesme prek ekonominë globale” – FMN shpreh shqetësim për pasoja të rëndësishme në të ardhmen

Kristi Ceta/SCAN   Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se një përshkallëzim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja të rëndësishme ekonomike për rajonin dhe ekonominë globale, por çmimet e mallrave mbeten nën nivelet më të larta të vitit të kaluar. Zëdhënësja e FMN-së Julie Kozack tha se huadhënësi global me bazë në Uashington po monitoron nga afër situatën...

49 mijë fermerë përfituan subvencione – AZHBR: U financuan 1,7 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve

Ernilda Luzi/Scan   Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më sot janë 49,000 fermerë të financuar me një fond prej 1.7 miliardë lekësh. Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, bimët mjekësore – aromatike, si...

A po rimëkëmbet euro? – Me mbarimin e efektit sezonal, fillon të “zbutet” forcimi i mëtejshëm i lekut

Ledina Elezi/SCAN   Monedha evropiane ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë edhe në javën e parë të tetorit, por duke fituar një farë qëndrueshmërie dhe një prirje më të lehtë rënëse në krahasim me muajin shtator. Gjatë shtatorit, kursi i këmbimit është karakterizuar nga një rënie e vazhdueshme e euros kundrejt lekut. Referuar të dhënave nga...

Google shqyrton përdorimin e energjisë bërthamore – Investimet për inteligjencën artificiale sjellin nevojën për burime të reja

Kristi Ceta/SCAN   Sipas CEO-s së Google, Sundar Pichai, energjia bërthamore një ditë mund të furnizojë disa nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale të kompanisë. Google, tha Pichai, po kërkon burime energjie që jo vetëm plotësojnë nevojat e larta për energji, por që gjithashtu përmbushin qëllimin për të reduktuar emetimet e karbonit. Gjiganti i kërkimit synon të arrijë...

Bizneset, në “garë” për importin e pajisjeve – Duhet të prenotojnë kuotat për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë

Ola Mitre / SCAN   Çdo vit në Shqipëri do lejohet të importohet vetëm një sasi e caktuar frigoriferësh apo kondicionerësh. Kjo, pasi këto pajisje përmbajnë gaze të fluoruara, që janë gaze me efekt serrë dhe kanë ndikim të lartë negativ në ngrohjen globale. Vendi ynë është angazhuar në reduktimin e tyre, teksa vitin e kaluar u miratua edhe ligji...

Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil – Janar-gusht, 312 mijë individë kanë siguruar mjetin për daljet jashtë vendit

Hamit Yzeiraj/SCAN   Rreth 312 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë territorit të vendit me mjetet e tyre personale, kanë marrë kartonin jeshil. Kjo tendencë tregon një rritje të dukshme në numrin e shqiptarëve që preferojnë të udhëtojnë me automjetin e tyre, një vendim që ka sjellë përfitime të ndjeshme për sektorin e sigurimeve. Sipas...

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së – Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve

Elisabeta DOSKU/ SCAN   Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë. Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut...

Financat palestineze, në rënie të lirë – Konflikti ka shkaktuar një tkurrje prej 86% në ekonominë e Gazës

Kristi Ceta/SCAN   Ndërsa forcat izraelite rrafshojnë Rripin e Gazës dhe Libanin jugor, populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor po përjeton një kolaps të rëndë ekonomik, sipas një raporti nga Banka Botërore. Në veçanti, Banka Botërore po i kërkon Izraelit të anulojë vendimet e fundit të njëanshme për të ndaluar të ardhurat doganore të Autoritetit Palestinez, për të siguruar...

Kur do të ndodhë anëtarësimi në BE? – Shqiptarët besojnë deri në 2030, ndërsa Serbia thotë “kurrë”

Armela Duka/SCAN   Sipas të dhënave të fundit të Barometrit të Ballkanit, shqiptarët mbeten optimistë lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke besuar fort se ky proces do të ndodhë shumë shpejt. Në Shqipëri, 34% e qytetarëve presin që vendi të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2030, duke u dalluar si më optimistët në rajon. Po...

“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” – Sallaku: Këtë vit nis zbatimi i marrëveshjes me universitetin BOKU

Lidion Kulla/Scan    Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë më e qartë do të jetë në mbyllje të fazës së regjistrimeve. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, i bëri thirrje të rinjve të zgjedhin degët që ofrohen në këtë universitet sepse garantojnë...

Kostoja mujore e të pasurit fëmijë, rreth 20 mijë lekë – Rënien më të madhe të konsumit e regjistruan familjet me vetëm një person

Xhorxhina Deda/SCAN   Mesatarsisht, në vitin 2023, një familje shqiptare e përbërë prej dy personash të rritur ka shpenzuar 72,792 lekë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzoi rreth 92 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për vitin që lamë pas. Pra, diferenca në konsumin mujor mes një familje...

Gjermania, kundër energjisë bërthamore – Berlini kërkon përjashtimin e saj nga financimet e BE

Kristi Ceta/SCAN   Duke përcaktuar prioritetet kryesore për Marrëveshjen e Industrisë së Pastër të BE-së, Sekretari Gjerman i Shtetit për Ekonominë, Sven Giegold tha se dëshiron që Komisioni t’i japë përparësi energjisë së rinovueshme. Ai mbajti një linjë të ashpër ndaj energjinë bërthamore dhe objektivave të Francës për energjinë e pastër. Në 100 ditët e para, Komisioni i dytë i...

Si ndikoi rënia e euros në depozitat dhe kreditë? – Pavarësisht forcimit të lekut, kursimet në monedhën evropiane u rritën në gusht

Ledina Elezi/SCAN   Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit dhe impaktit që ky i fundit ka për paratë që qytetarët dhe bizneset kanë në sektorin bankar, nga statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezulton se depozitat dhe kreditë në euro të individëve dhe bizneseve kanë pësuar rritje gjatë muajit gusht. Zakonisht, zhvlerësimi i monedhës evropiane mund të dekurajojë mbajtjen e...

Rruga Elbasan-Lekaj kthehet në autostradë – ARRSH hap 6 tenderë me fond limit 150 mln euro. Aksi është pjesë e korridorit VIII

Ola Mitre / SCAN   Aksi rrugor nga Elbasani në Rrogozhinë do të kthehet në autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Me një fond limit total prej 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 6 tenderë për ndërtimin e kësaj rruge, që është pjesë e korridorit 8. Sipas dokumenteve të...

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

  Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sërish edhe sot me 98.5 lekë dhe shitet m e99.2 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java e kaluar. Franga zvicerane është...

Mbi 20 mijë studentë nisin vitin e ri akademik – Ministrja Manastirliu: Suksese në rrugëtimin drejt dijes!

Ernilda Luzi/ Scan   Ka nisur sot viti i ri akademik 2024-2025, ku mbi 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e auditorëve. Degët më të preferuara këtë vit për studentët janë IT dhe mjekësia, që kanë edhe numrin më të lartë të studentëve të regjistruar. Ndërsa degët e gjuhëve të huaja, programet e lëndëve...

Meta prezanton Movie Gen – Modeli i ri përdor inteligjencën artificiale për të krijuar video, audio

Kristi Ceta/SCAN   Pronari i Facebook, Meta ka ndërtuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur Movie Gen, që mund të krijojë video dhe klipe audio realistike në përgjigje të kërkesave të përdoruesve, Ky projekt synon të rivalizojë mjetet e startup-eve që udhëheqin tregun në këtë fushë, si OpenAI dhe ElevenLabs. Shembujt e krijimeve të Movie Gen treguan...

Djathi më i vjetër në botë është 3600 vjeçar!

Edel Strazimiri / SCAN   Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të analizojnë ADN-në e nxjerrë nga mostrat e djathit të gjetura në trupat e disa mumieve të varrosura në Kinë 3600 vjet më parë: zbulimi i mbetjeve njerëzore daton në vitet 1930 dhe një studim i vitit 2014 kishte hipotezuar tashmë se ato të gjetura në qafën dhe...

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve miopë do të rritet me gati 70 % deri në vitin 2050? Shkaqet!

Edel Strazimiri / SCAN   Deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë ndërmjet moshës 5 dhe 19 vjeç do të jenë miop: ky është parashikimi i një studimi të botuar në British Journal of Ophthalmology, i cili analizoi 276 studime të kryera deri në qershor 2023 në mbi 5,400,000 fëmijë dhe adoleshentë nga 50 vende të botës. Aktualisht,...
❌