Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfito nga ofertat speciale të AlbaSky për udhëtime drejt qyteteve evropiane

Me lokacion në qendër të Prishtinës, kompania turistike AlbaSky, po vazhdon të ofrojë çmime të lira të biletave për të udhëtuar drejt disa prej qyteteve më tërheqëse evropiane. Kur jemi pranë festave të nëntorit dhe atyre të fundvitit, periudhë kjo e ngarkuar me udhëtime dhe me kërkesë të lartë për fluturime drejt shumë destinacioneve, mundësia […]

Kurti nesër takon kryetarët e Komunave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pritet që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës. Bashkë me Kurtin në takim pritet të jenë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Ky takim mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit […]

Legjenda holandeze e Barcelonës dhe Ajax-it ndërron jetë në moshën 73-vjeçare!

Ish-mesfushori holandez, Johan Neeskens i njohur për kohën e tij te Ajax-i dhe Barcelona, ​​ka ndërruar jetë sot, në moshën 73-vjeçare. Neeskens, i cili shënoi 17 gola në 49 paraqitje për Holandën, gëzoi një karrierë 23-vjeçare si lojtar dhe më vonë pati disa role të spikatura si trajner. I njohur gjerësisht si një nga futbollistët […]

Moise Kean largohet nga grumbullimi i Italisë

Një lajm i papritur ka ardhur nga kampi stërvitor italian. Moise Kean ka lënë grumbullimin e kombëtares italiane dhe vendin e tij do e marrë Lorenzo Lucca. Moise Kean është larguar paraditen e sotme dhe ka mbërritur përsëri tek klubi i tij, Fiorentina ku do të trajtohet për problemin e shfaqur. Bëhet fjalë për dhimbje […]

Aksident i rëndë në Junik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në qytetin e Junikut. Në bazë të pamjeve të siguruara shihet se si dy vetura janë përplasur në mes vete. Nuk dihet nësë ka të lënduar në këtë aksident trafiku. Lidhur me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më […]

E ardhmja e Ten Hag në dyshime, United nis bisedimet me zëvendësuesin e holandezit

E ardhmja e Erik ten Hag pas paraqitjeve të fundit me Manchester United tashmë është vënë seriozisht në dilemë. Madje është në dyshime të mëdha kjo pasi drejtuesit sipas mediave britanike kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Barazimi ndaj Aston Villës në fundjavë ka lëkundur fort stolin e holandezit, i cili po vendos rekorde negative […]

Osmani zhvillon takim me homologun e saj kroat, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e shtetit të Kroacisë, Zoran Milanović. Sipas njoftimi nga Osmani në këtë takim ka falënderuar homologun e saj kroat për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës. ‘’Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, te […]

Protesta e PD-së, ambasada e SHBA mesazh shtetasve të vet: Shmangni demonstratën

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 18:00 opozita në Shqipëri pritet të organizojë protestë. E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ambasada u ka bërë thirrje shtetasëve të saj që ti shmangen protestës.  “Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 […]

Një orë para protestës, Berisha: Sot është ditë historike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se dita e sotme është historike.

Një orë para protestës, Berisha theksoi se sot nis rrugëtimi i tyre drejt fitores.

Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër narko-qeverisë.

/GazetaSinjali/

The post Një orë para protestës, Berisha: Sot është ditë historike appeared first on Sinjali.

Izraeli vazhdon sulmet, CNN: Një shpërthim i madh pranë aeroportit të Bejrutit

Një sulm izraelit shkaktoi një shpërthim të madh pranë aeroportit të Bejrutit në periferinë jugore të kryeqytetit libanez të hënën, raporton CNN.

Shtëllunga të mëdha tymi u panë që ngriheshin nga lagjja jugore Dahiyeh pas sulmit, megjithëse avionët vazhduan të niseshin dhe të uleshin në aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nisën një sulm të saktë në Bejrut, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë.

Është e paqartë nëse incidenti të cilit i referohej Adraee ishte goditja në Bejrutin jugor.

/GazetaSinjali/

The post Izraeli vazhdon sulmet, CNN: Një shpërthim i madh pranë aeroportit të Bejrutit appeared first on Sinjali.

Osmani e takon homologun e saj kroat: Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq.

Osmani ka shkruar se pati një takim përmbajtjesor me Milanoviq.

“Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejtë së ardhmes euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/

The post Osmani e takon homologun e saj kroat: Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë appeared first on Sinjali.

Protesta e PD, ambasada e SHBA në Shqipëri mesazh shtetasve të vet: Shmangni demonstratën

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës.

Ambasada amerikane udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës”.

“Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”.

/GazetaSinjali/

The post Protesta e PD, ambasada e SHBA në Shqipëri mesazh shtetasve të vet: Shmangni demonstratën appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur mashtrim rritjen e pensioneve nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj kritikon Qeverinë se rritja e pensioneve e ka mesazhin në shkëmbim të votës, duke shtuar se kjo rritje është “gjysmake”.

“Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët. Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale,” ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

Teksa shton se në Qeverinë që synojnë ta ndërtojnë, pensionet do të kenë rritje prej 50%.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500.”

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim appeared first on Sinjali.

Kurti: Kërkojmë dorëzimin e Radoiçiqit si një nga tre kerkesat ndaj Serbisë për dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur tri kërkesat që i ka Kosova ndaj Serbisë në kuadër të procesit të dialogut për momentin.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Serbia duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i dyshuar për agresionin në Banjskë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e dërgoi vitin e kaluar në BE kundër Kosovës.

“Sa i përket marrëveshjeve përfundimtare në Bruksel, ne kemi një marrëveshje. Nuk bën të harrojmë marrëveshjen që kemi. Dialogu në Bruksel edhe me takimin e Ohrit, e ka sjellë Marrëveshjen Bazike. Marrëveshja Bazike e ka edhe aneksin e zbatimit, ajo çfarë duhet është të respektohet ajo, mirëpo 8 nga 11 nenet i ka shkelur Serbia. Nuk mund të harrohet një marrëveshje e të shkojmë te një marrëveshje tjetër pa e trajtuar kush e shkeli atë marrëveshje. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u folë për marrëveshje. Interesi i Beogradit është të thuhet që duhet ta kemi një marrëveshje në të ardhmen, në mënyrë që ajo të mos harrohet nga e kaluara. Para 1 viti e gjysmë kemi bërë një marrëveshje, ajo çfarë insistoj unë është të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mund ta mohojë që kemi bërë marrëveshje. Le ta nënshkruajmë atë si dëshmi e vullnetit e qëllimit të mirë, mirëbesimit ndërmjet palëve dhe garancisë legale për zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

“Pa dyshim që kjo nënkupton edhe tërheqjen e letrës së BE-së, 27 shteteve anëtare të cilat ua ka dërguar ish kryeministrja Bërnabiq, por ne njëkohësisht kërkojmë si Republikë e Kosovës dorëzimin e Milan Radoiçicit dhe të kriminelëve të tjerë që vranë Afrim Bunjakun në shtator të vitit të kaluar, të cilët edhe kanë aktakuzë në Republikën e Kosovës. Pra janë tri: Nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së Ana Bërnabiq dhe dorëzimi i Radoicic. Marrëveshje kemi, le të mos harrojmë që marrëveshje kemi, por duhet të respektohet dhe zbatohet ajo”, ka deklaruar ajo.

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Kërkojmë dorëzimin e Radoiçiqit si një nga tre kerkesat ndaj Serbisë për dialog appeared first on Sinjali.

Nobeli në Mjekësi u ndahet dy shkencëtarëve të mikroRNA-së

Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi këtë vit u është ndarë shkencëtarëve amerikanë, Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, për punën e tyre në molekulat mikroRNA.

Zbulimet e tyre ndihmojnë për të kuptuar më mirë si ka nisur jeta komplekse në Tokë, dhe se si trupi i njeriut është i krijuar me shumëllojshmëri indesh.

MikroRNA-të ndikojnë në kontrollin e gjeneve brenda organizimit, dhe gjithë njeriut.

Dy fituesit e çmimit do të ndajnë shpërblimin në vlerë të rreth 1 milion eurove.

Secila qelizë në trupin e njeriut përmban një informacion gjenetik, i cili gjendet në ADN.

Megjithatë, pavarësisht se kanë informacion identik gjenetik, qelizat në trupin e njeriut janë të ndryshme në formë dhe funksion, varësisht se në cilën pjesë të trupit gjenden.

Shkencëtarët amerikanë kanë qenë të parët që kanë zbuluar se mikroRNA-të ushtrojnë kontroll mbi atë se si gjenet të vihen në pah ndryshe, në pjesë të ndryshme të trupit.

Në njoftimin për shpërblim, Instituti suedez Karolinska, ka thënë se zbulimi i shkencëtarëve, ka “vënë në pah një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve, që ka dalë të jetë thelbësor për organizmat me shumë qeliza, përfshirë njerëzit”.

Nëse nuk do të ekzistonte kontrolli i gjenit, secila qelizë në organizëm do të ishte identike, prandaj mikroRNA-të kanë ndihmuar në evoluim të formave komplekse jetësore.

Profesori Ambros, 70-vjeçar, punon në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Massachusetts, ndërsa profesori Ruvkun, 72-vjeçar, punon në Shkollën e Harvardit për Mjekësi.

Të dy e kanë kryer hulumtimin në një lloj të krimbit.

/GazetaSinjali/

The post Nobeli në Mjekësi u ndahet dy shkencëtarëve të mikroRNA-së appeared first on Sinjali.

Aksioni i Policisë te ‘Pallati i Rinisë’, arrestohen dy persona, sekuestrohet një armë zjarri e dy telefona

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar sot një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky operacion ka rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.

Gjatë këtij aksioni është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar:

·         2 telefona celular;

·         dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore;

·         1 armë zjarri me 10 fishek.

Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/GazetaSinjali/

The post Aksioni i Policisë te ‘Pallati i Rinisë’, arrestohen dy persona, sekuestrohet një armë zjarri e dy telefona appeared first on Sinjali.

Aksidentohen dy vetura në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Numri i aksidenteve në Kosovë vazhdon të rritet si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë në komunikacion dhe faktorëve të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodh edhe në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Aksidenti ka ndodh ndërmjet dy veturave. Duket se njëra veturë e ka goditur veturën tjetër, e cila shihet që e kthyer horizontalisht në korsinë e ngadalësimit në autostradë.

Një autoambulancë shihet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin.

/GazetaSinjali/

The post Aksidentohen dy vetura në magjistralen Prishtinë-Ferizaj appeared first on Sinjali.

❌