❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bebet me inteligjencë më të lartë varen nga mënyra se si kanë lindur

Bebet e lindura nĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale kanĂ« njĂ« IQ mĂ« tĂ« lartĂ« se ato tĂ« lindura me prerje cezariane nĂ« kohĂ«n e “imponuar”.

Arsyeja është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencën dhe niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo të fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka nisur natyrshëm.

Kujtesa afatshkurtër dhe afatgjatë e një fëmije, më vonë e njeriut, varet nga kjo proteinë, e cila është vendimtare për shkallën e inteligjencës, thonë shkencëtarët nga Yale, transmeton Telegrafi.

KĂ«to rezultate janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, sepse nĂ« dekadĂ«n e fundit ka pasur njĂ« ekspansion tĂ« lindjeve me prerje cezariane, por jo pĂ«r arsye shĂ«ndetĂ«sore dhe te foshnjat qĂ« sinjalizuan pĂ«rmes lindjes se janĂ« gati pĂ«r tĂ« dalĂ«, por shumĂ« nĂ«na e panĂ« kĂ«tĂ« operacion si njĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u pĂ«rcaktuar data dhe koha e lindjes sĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre.

Gjinekologët në përgjithësi pohojnë se kur një grua shtatzënë hyn në muajin e nëntë dhe fëmija formohet, nuk ka rëndësi se kur do të lindë dhe kur do të caktojnë një operacion cezarian sipas gjykimit ose dëshirës së nënës së ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët tani kanë vërtetuar se kjo ka një efekt negativ në inteligjencën dhe se, nëse nuk ka arsye shëndetësore, duhet të prisni gjithmonë lindjen natyrale.

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas here, nuk është normale që të ndodhë shpesh.

Prandaj, nëse arrijmë në këtë situatë, duhet të kemi parasysh se mund të përballemi me një nga arsyet e shpjeguara më poshtë.

Pabarazitë hormonale

Një nga faktorët pas kësaj ndjesie mund të jetë çekuilibri hormonal. Ghrelin dhe leptina luajnë një rol vendimtar në stimulimin e urisë dhe ngopjes, respektivisht. Një çekuilibër në këto hormone mund të shkaktojë ndjenjën e urisë, edhe pas ngrënies. Gjendje të tjera si pengesat gastrike, urthi dhe ulçera peptike mund të shkaktojnë ngopje të hershme, duke ju lënë të uritur pavarësisht se keni ngrënë.

Ankthi, një ndjenjë e ngjashme

NjĂ« nga shkaqet qĂ« mund t’ju bĂ«jĂ« tĂ« mendoni se jeni tĂ« uritur Ă«shtĂ« ankthi. ShumĂ« njerĂ«zve u ndodh kur e gjejnĂ« veten nĂ« situata qĂ« krijojnĂ« ankth. Kjo mund tĂ« shkaktojĂ« konsum tĂ« lartĂ« tĂ« ushqimit, gjĂ« qĂ« mund tĂ« çojĂ« nĂ« shtim nĂ« peshĂ« dhe njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« dobĂ«t me ushqimin

Mbajtja e njĂ« diete tĂ« ekuilibruar tĂ« pasur me lĂ«ndĂ« ushqyese tĂ« nevojshme pĂ«r trupin tonĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r t’u ngopur nĂ« momentet e nevojshme dhe qĂ« ushqimi tĂ« ketĂ« efektin e dĂ«shiruar.

Aksidentet, rritje me 48% në muajin Gusht! Ja dita dhe orari me numrin më të lartë

Shtimi i trafikut në muajin gusht duket se ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin Gusht 2024 numërohen 173 aksidente rrugore. Në krahasim me gushtin e një viti më parë, kur u shënuan 117 aksidente, numri i tyre u rrit me 48%.

Krahas aksidenteve është shtuar dhe numri i të dëmtuarve në to. Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (INSTAT njofton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).

Për 8 mujorin janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore. Nga këto aksidente janë dëmtuar gjithsej gati 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Gjatë këtij tetëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Policia Rrugore në aksion me arrestime, gjoba dhe ulje të pikëve nga patenta, ja bilanci i një jave

Policia Rrugore ka publikuar bilancin gjatë një jave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.Gjatë kësaj jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto:

* 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

* 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 1984 për parakalime të gabuara;

* 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 83 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

* 10154 për parkim të gabuar;

* 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Bizneset dhe familjarët paguajnë faturat, institucionet shtojnë borxhet ndaj OSHEE

Presioni për të paguar faturat e energjisë elektrike në kohë apo për të shlyer dhe detyrimet e prapambetura, duket se i drejtohet më shumë klientëve familjarë e privat. Ndërsa institucionet vijojnë të shtojnë borxhet ndaj OSHEE.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, janë pikërisht bizneset, por dhe qytetarët më të ndërgjegjshmit për faturat e energjisë elektrike.

Me 1.2 miliardë lekë reduktuan borxhet e tyre bizneset në periudhën janar-korrik 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Duke arritur kështu në 11.2 mld lekë, ndërsa në të njëjtën ecuri janë edhe qytetarët. Por institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore duket të jenë gjithmonë në krizë teksa detyrimet e tyre vetëm rriten nga muaji në muaj. Kryesisht ministritë I rritën borxhet e tyre me 177 milionë lekë duke arritur kështu në 4.9 miliardë lekë. Ndërsa entet publike, përfshirë edhe ujësjellësat e rritën detyrimet me 1.25 miliardë lekë.

Bizneset dhe familjarët paguajnë, institucionet në krizë,

Problematika e pagesave nga institucionet publike ndaj OSHEE nuk është e re. Edhe më herët të dhënat kanë treguar se ujësjellësit, njësitë vendore apo institucione të tjera nuk respektojnë afatet e pagesave duke akumuluar debi të konsiderueshme ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, shkruan A2.

Në total deri në muajin korrik u regjistruan 3.1 milionë fatura të akumuluara me kamatvonesa, ndërsa vlera e tyre ra në 695 milionë lekë.

Bizneset dhe familjarët paguajnë, institucionet në krizë,

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

Skuterat elektrikë probleme ne rruge! Një pjesë nuk respektojnë rregullat dhe as nuk gjobiten për shkeljet

Drejtuesit e skuterave elektrik shkak I problemeve dhe aksidenteve te shumta ne rruget e kryeqytetit.Çdo ditĂ« nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s ndodhin aksidente tĂ« makinave me skuter elektrike kur kĂ«ta tĂ« fundit rrezojnĂ« kalimtarĂ« nĂ« vizat e bardha.Kjo pĂ«r faktin se pĂ«rdoruesit e tyre nuk respektojnĂ« rregullat qarkullimit duke mos respektuar semaforĂ«t apo zgjedhur rrugĂ«t e dedikuara por duke u futur mes pĂ«r mes makinave.

Janë kryesisht te rinjtë ata te cilët përdorin skuter dhe që pësojnë dëmtime apo fraktura te ndryshme për vete por edhe për drejtuesit e automjeteve me te cilët aksidentohen.

Por në këtë rast përdoruesit e skuterëve nuk mbajnë asnjë përgjegjësi pasi ata as nuk ndëshkohen me gjobë në rastet e shkeljeve rrugore dhe as nuk marri përsipër dëmshpërblim për aksidentin qe shkaktojnë pasi kodi rrugor shqiptar nuk parashikon sanksione për këtë mjet lëvizës.

“Nuk paguajmĂ« taksa” – PensionistĂ«t italianĂ« zgjedhin ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« jetuar: Nuk po jetonim dot nĂ« mĂ«nyrĂ« dinjitoze

Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po shpërngulen në Shqipëri. Arsyeja? Të parat janë favoret fiskale që vendi ka për moshën e tretë.

“Zgjodha ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« shijuar kĂ«tĂ« mjedis dhe kĂ«tĂ« det. Erdha kĂ«tu nĂ« DurrĂ«s pasi jam i pĂ«rjashtuar nga taksat. KĂ«tu pensionet nuk tatohen. Pensioni im bruto Ă«shtĂ« 1500 Euro, nĂ« Itali kam paguar rreth 350 euro taksa. NĂ« Itali Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« jetosh nĂ« mĂ«nyrĂ« dinjitoze”, thotĂ« Carmine Iampietro nga Shoqata e PensionistĂ«ve ItalianĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Emisioni i “ËshtĂ« gjithmonĂ« Cartabianca” nĂ« Rete 4 u ka kushtuar njĂ« reportazh pensionstĂ«ve italianĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« vendin tonĂ« duke i ndjekur ata nĂ« disa qytete si DurrĂ«s, TiranĂ« dhe VlorĂ«.

“KĂ«tu mund tĂ« bĂ«j gjĂ«ra qĂ« nuk i kam bĂ«rĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Itali, qĂ« nuk mĂ« lejuan t’i bĂ«ja nĂ« Itali. ItalianĂ«t vijnĂ« kĂ«tu pĂ«r klimĂ«n, koston e jetesĂ«s, kujdesin shĂ«ndetĂ«sor pasi vizitat kushtojnĂ« mĂ« pak”, shprehet Roberta Zanninoni e shoqatĂ«s “Eja tĂ« Jetosh nĂ« ShqipĂ«ri”.

Madje disa prej këtyre të moshuarve kanë vendosur edhe të blejnë apartamente.

“PensionistĂ«t italianĂ« vijnĂ« kĂ«tur pasi gjejnĂ« çmime mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme nĂ« krahĂ«sim me ItalinĂ«â€.

Ne reportazh tregohen hap pas hapi shpenzimet e të moshuarve që shijojnë në bregdetin tonë pjesën e mbetur të jetës,

“LehtĂ«simi i taksave qĂ« kam mĂ« lejon tĂ« jetoj mirĂ« kĂ«tu dhe ndoshta tĂ« ndihmoj djalin tim qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Itali”, shprehet njĂ« pensionist italian.

“Mos na tregoni qĂ« jemi shumĂ« nĂ« formĂ« ndryshe do tĂ« na heqin pensionin”, thotĂ« njĂ« tjetĂ«r.

Sipas të dhënave të reportazhit të Rete 4, 30-40 pensionistë italianë zhvendosen çdo muaj nga përtej Adriatikut në vendin tonë.

61% e kredive përdoren për blerje banesash

NĂ« kushtet kur çmimet e apartamenteve nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« “kapur majat”, blerja e njĂ« banese nĂ«pĂ«rmjet kursimeve personale Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« thuajse e pamundur.

Për këtë arsye, për shumë çifte të reja apo persona të tjerë që heqin dorë nga të jetuarit në shtëpi me qira, zgjidhja e vetme mbetet marrja e një kredie.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ka arritur në 132 milionë lekë huaja për blerje banesash nga individët në muajin gusht, një rritje me 1.4% krahasuar me korrikun.

Konkretisht, kredia për blerjen e një apartamenti zë gati 61% të totalit të huasë në lekë të marrë nga individët. Që prej vitit të kaluar, kredia për këtë qëllim ka pasur një rritje të qëndrueshme.

Pjesa tjetër e huave janë përdorur nga qytetarët për overdraft ose për blerjen e mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm. Huaja e marrë me qëllim blerjen e ushqimeve, veshmbathjeve, produkteve kozmetike dhe të pastrimit, cigareve apo naftës, vjen e dyta në listë me një total prej 45 milionë lekësh ose rreth 21% të shumës së përgjithshme të kredisë.

Ndërkohë, kredia e përdorur për blerje makine, elektroshtëpiakesh, mobilje dhe pajisje të tjera elektronike zë 10% të totalit, me një vlerë prej 22 milionë lekësh. Nga ana tjetër, vetëm 3.6% e kredive të dhëna në muajin gusht janë përdorur për kryerjen e pagesave të overdraftit.

Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të lehtë prej 2.8% të kredive për konsum, ndërsa ato për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të tjera kanë pësuar rritje.

Në të gjitha monedhat, totali i huave të marra nga individët dhe institucionet jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve është regjistruar në 296 milionë.

Senati dhe Dhoma e Deputetëve miratojnë marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Mbi 500 qytetarë shqiptarë janë një hap më afër përfitimit të pensionit sipas marrëveshjes së firmosur mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare muaj më parë.

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, bëri të ditur se komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për dhënien e fondeve përkatëse.

Sipas tij, ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë.

“Dje ka kaluar nĂ« Komisionet e PolitikĂ«s sĂ« Jashtme, si nĂ« Senat edhe ne DhomĂ«n e DeputetĂ«ve nĂ« Itali, marrĂ«veshja e pensioneve me ShqipĂ«rinĂ«, sĂ« bashku me amendamentet pĂ«r alokimin e fondeve pĂ«rkatĂ«se. Hapi i fundit mbetet votimi nĂ« seancĂ« plenare pĂ«r kĂ«tĂ« marrĂ«veshje, qĂ« prek me dhjetĂ«ra mijĂ«ra shqiptarĂ«. FalĂ«nderime pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata nga pala italiane e shqiptaro-italiane qĂ« janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje qĂ« nĂ« gjenezĂ« tĂ« saj!”, shkruan Xhafaj.

Marrëveshja në fjalë është miratuar nga Parlamenti shqiptar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjet dhe sigurimin e papunësinë.

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

QĂ« prej vitit 2005 e deri mĂ« sot ShqipĂ«ria ka nĂ«nshkruar njĂ« sĂ«rĂ« marrĂ«veshjes nĂ« fushĂ«n e sigurimeve shoqĂ«rore, ndĂ«r tĂ« cilat janĂ« me TurqinĂ«, BelgjikĂ«n, HungarinĂ«, Luksemburgun, ÇekinĂ«, MaqedoninĂ« e Veriut, GjermaninĂ«, AustrinĂ«, BullgarinĂ«, KanadanĂ«, RumaninĂ«, KosovĂ«n, me KonfederatĂ«n e ZvicrĂ«s dhe me KroacinĂ«.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë rënë dakord për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje miratimit për fillimin e negociatave me Francën.

EUROSTAT: Për gjashtë muaj janë riatdhesuar 5120 shqiptarë nga vendet e BE-së dhe Anglia, një e katërta u kthyen vullnetarisht

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT), 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare, 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale, u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare, 3085 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht, ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve, në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë, me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt. /VOA

❌