❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arlind Veliu, “Ylli i JavĂ«s” nĂ« SuperligĂ«

Arlind Veliu Ă«shtĂ« zgjedhur “Ylli i JavĂ«s” i xhiros sĂ« tetĂ« nĂ« SuperligĂ«.

NdonĂ«se mbrojtĂ«s i krahut, ai e shĂ«noi njĂ«rin nga tre golat nĂ« fitoren e MalishevĂ«s nĂ« udhĂ«tim ndaj SuharekĂ«s me rezultat 3:1, me ç’rast ekipi i tij e mori primatin nĂ« SuperligĂ«.

Pasi e mori këtë çmim, Arlindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“E kemi analizuar ndeshjen me SuharekĂ«n, e cila ka pasur njĂ« ecuri tĂ« mirĂ«, dhe kemi arritur tĂ« pĂ«rmbysim rezultatin. 20 minutat e para nuk ishim tĂ« koncentruar dhe Suhareka na krijoi disa raste, por me kalimin e kohĂ«s morĂ«m lojĂ«n nĂ« dorĂ« dhe e kthyem rezultatin. Objektivi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« jemi nĂ« EvropĂ«, por kemi lojtarĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« dhe mund tĂ« dalim kampion. Kemi njĂ« ekip shumĂ« stabil, kemi lojtarĂ« tĂ« talentuar dhe njĂ« pĂ«rbĂ«rje tĂ« shkĂ«lqyer. ShpresojmĂ« qĂ« tĂ« arrijmĂ« objektivin tonĂ« nĂ« fund. Jo vetĂ«m unĂ«, por tĂ« gjithĂ« ekipi jemi nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ« dhe shpresojmĂ« qĂ« tĂ« mbajmĂ« kĂ«tĂ« formĂ« deri nĂ« fund. Ky çmim nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m im, por i gjithĂ« bashkĂ«lojtarĂ«ve dhe shtabit teknik qĂ« mĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« paraqitem mirĂ« nĂ« çdo ndeshje. Shpresoj qĂ« tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t e MalishevĂ«s tĂ« marrin kĂ«tĂ« çmim” tha ai pĂ«r faqen zyrtare tĂ« FFK-sĂ«. /Gazeta Express/

The post Arlind Veliu, “Ylli i JavĂ«s” nĂ« SuperligĂ« appeared first on Gazeta Express.

Vritet kryetari i bashkisë së një qyteti në Meksikë, 6 ditë më parë mori detyrën

Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna për shkak të drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.

Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerreros. Ai ishte kryetar bashkie prej vetëm gjashtë ditësh, raporton BBC.

Guvernatorja e shtetit, Evelyn Salgado, ka thĂ«nĂ« se qyteti Ă«shtĂ« nĂ« zi pĂ«r njĂ« vrasje qĂ« “na mbush me indinjatĂ«â€.

Vdekja e tij erdhi tri ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna, teksa kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.

Ndërkaq, mediat meksikane kanë raportuar se ai është vrarë në mënyrë mizore.

The post Vritet kryetari i bashkisë së një qyteti në Meksikë, 6 ditë më parë mori detyrën appeared first on Gazeta Express.

Çka me pĂ«rjetu, vizitu, dĂ«gju kĂ«tĂ« javĂ«?

Rekomandimet javore nga Podkasti Suzanne, që emetohet edhe në T7! Sezoni i gripit ja nisi, vaksinohuni, e dilni shlirë nëpër ngjarje të shumta! Plot ekspozita në galeria të Prishtinës, koncert najs në Prizren, një klub leximi, festival filmi dhe party kërcimi.

Pas njĂ« vere shumĂ« zhegitĂ«se, erdhi njĂ« vjeshtĂ« shumĂ« lagĂ«se e kĂ«tĂ« Monday Marks po i bajmĂ« ma s’pari nja dy thirrje shĂ«ndetĂ«sore: festivali “Shliroj cicat” veç sa mund me i pĂ«rkujtu gratĂ« lexuese me shku me bo mamografi falas pĂ«r me parandalu kancerin e gjinit - dhe pĂ«r lexuesit e krejt gjinive e orientimeve tjera - me marrĂ« vaksinĂ«n e gripit qĂ« me kursy kohĂ«n e kalume smutĂ« n’shpi, pĂ«r me pĂ«rjetu edhe ma shumĂ« ngjarje kĂ«tĂ« fall/winter season. 

NdĂ«rsa kĂ«tĂ« javĂ« ka ekspozita nĂ« GalerinĂ« KombĂ«tare, galerinĂ« Qahili dhe galerinĂ« 17; nĂ« Kino Armata mundeni m’i nxanĂ« tre ditĂ«t e fundit tĂ« Festivalit tĂ« filmit frankofon; Kino Lumbardhi po e pĂ«rfundon serinĂ« e koncerteve Skaj Sessions me njĂ« koncert tĂ« bendit tĂ« njohur shkupjan Blla Blla Blla dhe multi-instrumentalistĂ«s portugeze Riga Bragen. NĂ«se keni qef me lexu dhe me diskutu librat, “Dukagjini” po vazhdon me book clubin e vet e pĂ«r natĂ« pak ma krejzi e keni njĂ« event nĂ« AMC hall. Trust me u desht m’i hjek do propozime tjera pĂ«r me i mbulu ton kĂ«to ngjarje! KĂ«naquni dhe sh’net!

Linku me ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-7-tetor

The post Çka me pĂ«rjetu, vizitu, dĂ«gju kĂ«tĂ« javĂ«? appeared first on Gazeta Express.

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se e plagosi dikë për shkak të një borxhi

Prokuroria Themelore nĂ« Prizren ka ngritur aktakuzĂ« ndaj B.U tĂ« dyshuar pĂ«r “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€ dhe “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Ai dyshohet se më 17 maj e ka plagosur një person pasi ia kishte kërkuar 2 mijë e 500 euro në formë të borxhit dhe viktima i ka thënë se nuk ka.

“Sipas aktakuzĂ«s, i akuzuari B.U., me datĂ« 17.05.2024, rreth orĂ«s 17:30 min, nĂ« fshatin Nashec tĂ« KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, me dashje tenton ta privojĂ« nga jeta personin tjetĂ«r, nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pasi takohet me viktimĂ«n J.A., paraprakisht kĂ«rkon nga i njĂ«jti t’ia jap njĂ« shumĂ« parash prej 2,500.00 € (DymijĂ« e pesĂ«qind euro) nĂ« formĂ« tĂ« borxhit dhe pasi viktima i thotĂ« se nuk e posedon njĂ« shumĂ« tĂ« tillĂ«, i njĂ«jti nxjerr pistoletĂ«n dhe nga dritarja e automjetit tĂ« markĂ«s ‘’ËV Passat CC’’ , e cila ka qenĂ« e hapur,  shkrep nĂ« drejtim tĂ« viktimĂ«s, me ç’rast e plagos nĂ« kĂ«mbĂ«n e tij tĂ« djathtĂ« dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra, viktima i nĂ«nshtrohet tretmanit mjekĂ«sor pranĂ« Repartit Kirurgjik tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Prizrenit. Me kĂ«to veprime, i njĂ«jti ka kryer veprĂ«n penale “Vrasja nĂ« tentativĂ«â€ sipas KPRK-sĂ«.”

“Po ashtu, i akuzuari B.U., mban nĂ« pronĂ«si, kontroll dhe posedim armĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin e zbatueshĂ«m pĂ«r armĂ«t, dhe me kĂ«to veprime ka kryer veprĂ«n penale “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve” sipas KPRK-sĂ«.”

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes sĂ« aktakuzĂ«s, i ka propozuar GjykatĂ«s qĂ« pas mbajtjes sĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor, administrimit tĂ« provave dhe vlerĂ«simit tĂ« tyre, i pandehuri i lartĂ«cekur pĂ«r veprat penale pĂ«r tĂ« cila akuzohet tĂ« shpallet fajtor dhe tĂ« dĂ«nohet sipas ligjit.”

The post Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se e plagosi dikë për shkak të një borxhi appeared first on Gazeta Express.

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka kthyer përgjigje Gjermanisë për CEFTA e Proces të Berlinit, konfirmohet që bisedimet po vazhdojnë

NdonĂ«se kanĂ« mbetur edhe njĂ« javĂ« nga kur do tĂ« mbahet Samiti i Procesit tĂ« Berlinit, Qeveria e KosovĂ«s ende s’ka ndĂ«rruar qĂ«ndrim sa i pĂ«rket kĂ«rkesĂ«s gjermane rreth zhbllokimit tĂ« vendimarrjes nĂ« CEFTA dhe heqjes sĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« pĂ«r mallrat serbe qĂ« futen nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. 

Shkruan: Besnik Velija

Zëdhënësi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Christian Bottcher, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se aktualisht bisedimet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Qeverisë së Gjermanisë janë duke vazhduar. 

“PĂ«r momentin, mund t'ju them vetĂ«m se bisedimet ndĂ«rmjet QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe zyrtarĂ«ve tĂ« qeverisĂ« gjermane janĂ« ende nĂ« vazhdim”, ka thĂ«nĂ« Bottcher pĂ«r GazetĂ«n Express. 

Sa i përket asaj nëse ka afate kohore brenda të cilës Qeveria e Kosovës duhet të vendos për pranimin ose jo të ofertës së Berlinit zyrtar, zëdhënësi i Ambasadës ka thënë se ka afate që dalin nga rregullat ndërkombëtare dhe procedurat e CEFTA-s dhe trupave të saj. 

“Kur Ă«shtĂ« fjala pĂ«r pyetjen tuaj nĂ« lidhje me afatin kohor, sigurisht qĂ« ekzistojnĂ« afate tĂ« caktuara qĂ« ndodhin nĂ« bazĂ« tĂ« rregullave dhe procedurave tĂ« brendshme tĂ« CEFTA-s dhe organeve tĂ« saj”, ka pĂ«rfunduar pĂ«r GazetĂ«n Expresa zĂ«dhdĂ«nĂ«si i AmbasadĂ«s Gjermane nĂ« PrishtinĂ«, Christian Bottcher. 

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, ka vizituar dy herë radhazi Kosovën gjatë muajit shtator në përpjekjen gjermane për ta bindur Kurtin të pranojë ofertën e Berlinit zyrtar. Pa sukses, Sarrazin është larguar i deshpëruar nga Prishtina, derisa paralajmërimet si nga vetë ai, si nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde, kanë qenë që Kosova rrezikon të mbetet e vetme nëse nuk e pranon kërkesën e Qeverisë Gjermane. /GazetaExpress/

The post Qeveria e Kosovës ende nuk i ka kthyer përgjigje Gjermanisë për CEFTA e Proces të Berlinit, konfirmohet që bisedimet po vazhdojnë appeared first on Gazeta Express.

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, vrasësit e lanë te dera e spitalit

Një shqiptar është ekzekutuar në Spanjë, ndërsa trupi i tij është braktisur në derën e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur nĂ« ‘La Selva’ tĂ« Gironas, ku njĂ« automjet tip “Audi” braktisi nĂ« derĂ«n e spitalit “Blanes” njĂ« person tĂ« vdekur. Viktima, i identifikuar mĂ« pas si shtetas shqiptar, ishte qĂ«lluar me armĂ« zjarri nĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« kokĂ«s.

Sipas policisĂ«, mjeti qĂ« e braktisi ishte “Audi” ngjyrĂ« e zezĂ« me targa tĂ« huaja dhe brenda tij mendohet se kanĂ« qenĂ« 3 persona. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet tĂ« zhvillohet tĂ« hĂ«nĂ«n.

The post Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, vrasësit e lanë te dera e spitalit appeared first on Gazeta Express.

Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit të 7 tetorit, teksa lufta në Liban dhe Gazë po vazhdon

Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, gjatë të cilët militantët i vranë mbi 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Ndërkohë, ushtria izraelite i ka vazhduar bombardimet e ashpra në Bejrut dhe inkursionin në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e udhëhoqi një minutë heshtje në orën 6:29, orën kur filloi sulmi, në Kittbutz Reim, vendndodhjen e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se gjatë ceremonisë së udhëhequr nga Herzog u shkrepën katër raketa nga Gaza drejt vendbanimeve të njëjta izraelite që ishin sulmuar në fillim të sulmit të vitit të kaluar.

Ceremonia nuk u pengua, sipas ushtrisë.

NĂ« Jerusalem, tĂ« afĂ«rmit e rreth 100 pengjeve qĂ« ndodhen ende nĂ« robĂ«rinĂ« e Hamasit, shumĂ« prej tĂ« cilĂ«ve besohet se janĂ« tĂ« vdekur, u mblodhĂ«n pranĂ« rezidencĂ«s sĂ« kryeministrit tĂ« Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe qĂ«ndruan nĂ« heshtje nĂ« shenjĂ« proteste ndaj asaj qĂ« tĂ« afĂ«rmit e quajnĂ« dĂ«shtim tĂ« QeverisĂ« pĂ«r t’i liruar mĂ« tĂ« dashurit e tyre.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë Gazë, ku i ka vrarë afro 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha më 7 tetor se gjatë vitit të fundit i ka bombarduar më shumë se 40.000 shënjestra në Gazë, ka zbuluar 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 vende të raketahedhësve.

Konflikti në Gazë është duke u zhvilluar ende, ndërsa Izraeli tani po lufton në një front të dytë në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

Mëngjesin e 7 tetorit, Hezbollahu, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, hodhi raketa në qytetet veriore të Izraelit, Haifa dhe Tiberias, duke shkaktuar dëme dhe disa lëndime të lehta, sipas policisë izraelite.

Bashkimi Evropian ka vendosur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo edhe krahun e tij politik, i cili ka ulëse në parlamentin libanez. Në javët e fundit, Izraeli ka bombarduar periferitë jugore të Bejrutit dhe është duke e kryer një inkursion tokësor në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar Hezbollahun.

Fushata e Izraelit kundër Hezbollahut nxiti patronin e grupit, Iranin, të përgjigjet duke sulmuar shtetin hebraik me një breshëri raketash, pjesa dërrmuese e të cilave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore izraelite pa shkaktuar dëme të konsiderueshme, por sulmi ringjalli frikën për shpërthimin e një konflikt më të gjerë rajonal.

MĂ« 6 tetor, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e kĂ«rcĂ«noi Iranin se ai mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« duke u dukur si Bejruti apo Gaza – tĂ« cilat gjithashtu janĂ« shkatĂ«rruar gjatĂ« vitit tĂ« fundit – nĂ«se Teherani tenton ta dĂ«mtojĂ« mĂ« shumĂ« Izraelin.

“IranianĂ«t nuk prekĂ«n aftĂ«sitĂ« e forcave ajrore. AsnjĂ« avion nuk u dĂ«mtua, asnjĂ« skuadron nuk u nxor jashtĂ« pĂ«rdorimit”, tha Gallant nĂ« lidhje me sulmin raketor iranian, i cili shkaktoi pak lĂ«ndime dhe dĂ«me tĂ« vogla nĂ« dy baza tĂ« forcave ajrore.

“Kushdo qĂ« mendon se njĂ« pĂ«rpjekje e thjeshtĂ« pĂ«r tĂ« na dĂ«mtuar do tĂ« na dekurajojĂ« nga ndĂ«rmarrja e veprimeve, duhet tĂ« shohĂ« [operacionet e Izraelit] nĂ« Gaza dhe Bejrut”, tha ai.

Izraeli tha mĂ« herĂ«t se kreu njĂ« sĂ«rĂ« “sulmesh tĂ« shĂ«njestruara” ndaj “depove tĂ« armĂ«ve” dhe infrastrukturĂ«s qĂ« i pĂ«rkasin Hezbollahut.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se baza e Hezbollahut në zonë u godit nga më shumë se 30 sulme. Një pikë karburanti dhe një magazinë me pajisje mjekësore u goditën nga sulmet ajrore.

Shumë vëzhgues thanë se këto sulme ishin më të fuqishmet deri më tani nga sulmet ajrore të Izraelit në javët e fundit.

Izraeli ka bombarduar periferitë e Bejrutit për shumë ditë me radhë, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe ndoshta pasardhësin e tij të mundshëm, Hashem Safieddine.

Burime të sigurisë kanë thënë se Safieddine nuk është shfaqur prej 4 tetorit, pas një sulmi ajror izraelit afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit, i cili thuhet se e kishte në shënjestër atë. Hezbollahu nuk ka komentuar për Safieddine.

Izraeli thotë se Nasrallah u vra në një sulm ndaj selisë së komandës qendrore të grupit në Bejrut më 27 shtator.

Dy zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« iranianĂ« tĂ« sigurisĂ« i thanĂ« agjencisĂ« sĂ« lajmeve Reuters mĂ« 6 tetor se as nga Ismail Qaani, komandant i ForcĂ«s Quds – krahu i jashtĂ«m i Trupave tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike tĂ« Iranit (IRGC) –nuk Ă«shtĂ« dĂ«gjuar kohĂ«t e fundit, prej kur udhĂ«toi pĂ«r nĂ« Liban.

Deklaratat e 6 tetorit nga Shtetet e Bashkuara – aleati mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i Tel Avivit – treguan se ka zemĂ«rim me shtrirjen e veprimeve ushtarake tĂ« Izraelit.

“Trysnia ushtarake mund ta mundĂ«sojĂ« nĂ« disa raste diplomacinĂ«. Natyrisht, trysnia ushtarake mund tĂ« çojĂ« gjithashtu nĂ« llogaritje tĂ« gabuara. Mund tĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« padĂ«shiruara”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Departamentit amerikan tĂ« Shtetit nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si tha se Uashingtoni mbĂ«shtet veprimet e Izraelit pĂ«r t’i luftuar elementet ekstremiste, por shtoi se liderĂ«t e SHBA-sĂ« nuk i mbĂ«shtesin sulmet ndaj infrastrukturĂ«s civile.

Izraeli thotë se sulmet ndaj Hezbollahut kanë për qëllim të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre në veriun e Izraelit. /REL/

The post Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit të 7 tetorit, teksa lufta në Liban dhe Gazë po vazhdon appeared first on Gazeta Express.

Protesta e opozitës, dyert e Kryeministrisë sigurohen me mbrojtje metalike

Dyert e Kryeministrisë janë siguruar me mbrojtje metalike para protestës së opozitës, që fillon në orën 18:00.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është kthyer në punë pa operacionit dhe vijon agjenda normale.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim. Nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin, apo rrugët që do bllokojnë.

The post Protesta e opozitës, dyert e Kryeministrisë sigurohen me mbrojtje metalike appeared first on Gazeta Express.

LeBron James në histori të NBA-së, luan bashkë me djalin e tij

LeBron James dhe djali i tij më i madh, Bronny James e kanë bërë historinë mbrëmë në NBA pasi luajtën së bashku për herë të parë në fanellën e Los Angeles Lakers.

Dyshja u pa së bashku nga fillimi i çerekut të dytë në fitoren parasezonale me rezultat 118:114 ndaj Phoenix Suns bnë Palm Desert, në lindje të Los Angeles.

Derisa LeBron James impresionoi më 19 pikë në vetëm 16 minuta e 20 sekonda në parket para se të ulej në bankinë në pjesën e dytë, Bronny nuk arriti të shënonte në 13 minuta sa ishte në lojë.

James i ri e bĂ«ri vetĂ«m njĂ« gjuajtje nĂ« kohĂ«n sa luajti, shkruan “Yahoo”, pĂ«rcjell “Gazeta Express”.

“Ishte e bukur pĂ«r ne tĂ« dy, posaçërisht pĂ«r familjen tonĂ«. Nuk mĂ« dukej reale, por ishte e bukur ta shijonim kĂ«tĂ« moment”, deklaroi 39 vjeçari pasi luajti me tĂ« birin e tij, i cili e festoi ditĂ«lindjen e 20-tĂ« pikĂ«risht tĂ« dielĂ«n.

“ËshtĂ« definitivisht momenti qĂ« nuk do ta harrojĂ« kurrĂ«. PĂ«r njĂ« baba, kjo do tĂ« thotĂ« gjithçka. PĂ«r dikĂ« si unĂ« qĂ« nuk e kishte babanĂ« duke u rritur, tĂ« jem nĂ« gjendje qĂ« ta kem influencĂ«n nĂ« birin tim, tĂ« jem nĂ« gjendje tĂ« kem momente me birin tim, tĂ« punoj me djalin tim... Kjo Ă«shtĂ« njĂ«ra prej gjĂ«rave mĂ« tĂ« mira qĂ« shpreson njĂ« prind qĂ« t’i ndodhin”, vazhdoi legjenda e NBA-sĂ«.

LeBron James ka thënë se të luajë së bashku me djalin e tij, Bronny ia ka dhënë një ristartim të jetës, derisa ai po hyn në sezonin e 22-të në karrierën e ndritshme.

Bronny James pritet ta kalojë një sezon zhvillimi në G-League, më shpesh sesa që do të luajë në ekipin senior të Lakers.

Këta të fundit do ta hapin sezonin e rregullt 2024-2025 në shtëpi kundër Minnesota Timberwolves më 22 tetor. /Gazeta Express/

The post LeBron James në histori të NBA-së, luan bashkë me djalin e tij appeared first on Gazeta Express.

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 10 armë

​JavĂ«n e kaluar janĂ« realizuar 219 urdhĂ«resa tĂ« gjykatĂ«s nĂ« rajonin e PrishtinĂ«s.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 10 armë zjarri dhe janë shqiptuar 5300 gjoba.

Njoftimi i plotë:

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  219 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

 ​NdĂ«rkohĂ« qĂ« aktivitete policore janĂ« shtrirë  edhe nĂ« segmente tĂ« tjera tĂ« sigurisĂ«.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5300 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

The post Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 10 armë appeared first on Gazeta Express.

Bllokohet trafiki te shtëpia e Ramës, çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës në Shqipëri

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre; zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi i Sali Berishës. Ashtu siç ka deklaruar edhe më herët lideri demokrat Sali Berisha, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime dhe kryefjala do të jetë mosbindja civile.

NĂ« “Dita JonĂ«â€, gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj zbuloi disa nga skenarĂ«t qĂ« priten tĂ« ndodhin gjatĂ« protestĂ«s sĂ« sotme. Sipas tij synimi i demokratĂ«ve sot Ă«shtĂ« bllokimi i trafikut dhe ndoshta shkuara nĂ« Surrel nĂ« shtĂ«pinĂ« e kryeministrit Rama.

“Pika kryesore e protestĂ«s Ă«shtĂ« te kryeministria do tĂ« grumbullohen e qĂ«ndrojnĂ« aty. NjĂ« pjesĂ« do tĂ« shpĂ«rndahen nĂ« pikat kryesore tĂ« TiranĂ«s; Rruga e Elbasanit, Rruga e KavajĂ«s, Rruga DurrĂ«sit, Sheshi i Zogut tĂ« Zi, 21 dhjetori dhe pika tĂ« tjera pĂ«r tĂ« bllokuar dhe paralizuar qarkullimin e trafikun nĂ« qytet. Ky Ă«shtĂ« synimi i demokratĂ«ve pĂ«r bllokim e paralizim tĂ« trafikut. Ka patur zĂ«ra pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« surrel te shtĂ«pia e kryeministrit. Sipas demokratĂ«ve kryeministri Ă«shtĂ« e keqja e kĂ«tij vendi. Dhe duhej shkuar qĂ« kur u vendos nĂ« arrest shtĂ«pie Berisha. Kjo protestĂ« Ă«shtĂ« pa fjalime qytetarĂ«t do tĂ« kenĂ« nĂ« dorĂ« protestĂ«n”, tha ai nĂ« Dita jonĂ«.

Kjo protestë që sipas demokratëve është nisja e një vale protestash erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë.

Një ditë më parë Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë dhe tha se demokratët janë të betuar për çdo sakrificë.

"PararendĂ«sit e marshit tĂ« demokrateve dhe demokratĂ«ve, opozitareve dhe opozitarĂ«ve, qytetarĂ«ve dhe qytetareve drejt fitores. 23 orĂ« na ndajnĂ« nga dita e fillimit tĂ« asaj beteje nĂ« tĂ« cilĂ«n çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshĂ«m pĂ«r çdo sakrificĂ« pĂ«r dinjitetin e tij, pĂ«r dinjitetin e shqiptarĂ«ve, pĂ«r votĂ«n e lirĂ«, pĂ«r tĂ« ardhmen tonĂ«â€, tha Berisha. 

Policia njoftoi një ditë më parë se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj proteste dhe u bëri apel pjesëmarrsve që të distancohen nga çdo akt dhune.

“Policia e Shtetit apelon pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do tĂ« marrin pjesë  nĂ« tubim, qĂ« tĂ« distancohen nga çdo akt qĂ« cenon sigurinĂ« publike dhe jetĂ«n dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetĂ«rore, pronĂ«s publike e private, ndaj punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« mediave dhe qytetarĂ«ve”,njofton Policia, shkruan A2.

Sipas policisë do të jenë të paktën 15 akse dhe kryqëzime të të gjithë kryeqytetit që mund të bllokohen nga protestuesit.

“NĂ« orĂ«n 18:00, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin "DĂ«shmorĂ«t e Kombit" nga kryqĂ«zimi i MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi "NĂ«nĂ« Tereza" dhe nĂ« rrugĂ«t: "Ukraina e LirĂ«", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

Policia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kufizimet në akset e tjera:

Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katĂ«shet;

Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “SkĂ«nderbej”, bashkia TiranĂ« dhe Pallati i KulturĂ«s;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";

KryqĂ«zimet nĂ« zonĂ«n ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

KryqĂ«zimi i rrugĂ«s sĂ« KavajĂ«s me hyrjen e sheshit “SkĂ«nderbej”;

KryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga "Dritan Hoxha", pĂ«rpara vendit tĂ« quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

The post Bllokohet trafiki te shtëpia e Ramës, çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës në Shqipëri appeared first on Gazeta Express.

Subjekteve politike u kĂ«rkohet t’i kenĂ« 50% gra nĂ« lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebĂ«r”

Demokracia në Veprim i është drejtuar me një letër krerëve të subjekteve politike në vend duke iu kërkuar që lista e kandidatëve për deputetë të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për dy gjinitë.

DnV ka përmendur modelin Zebër- çdo i dyti kandidat të jetë i gjinisë tjetër.

“PĂ«rkundĂ«r qĂ« legjislacioni ynĂ« aktual ka njĂ« prag tĂ« garantuar prej 30% pĂ«r gjininĂ« mĂ« pak tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« listat zgjedhore, kjo nuk do tĂ« duhej t’a kufizojĂ« ambicien e subjekteve politike pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« sa mĂ« shumĂ« gra, dhe pĂ«r tĂ« tentuar krijimin e listave sipas modelit ZEBER. Ky model, me renditje tĂ« barabartĂ« mes grave dhe burrave – ku çdo i dyti kandidat Ă«shtĂ« i gjinisĂ« tjetĂ«r – do tĂ« garantonte njĂ« pĂ«rfaqĂ«sim mĂ« tĂ« drejtĂ« gjinor dhe do tĂ« siguronte qĂ« gratĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« mundĂ«si mĂ« tĂ« madhe pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.”

DnV thotë se përzgjedhja e këtij modeli do të kontribuojë në promovimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.

“Modeli “zebĂ«r”, qĂ« ka filluar tĂ« gjejĂ« zbatim edhe nĂ« shtetet e rajonit dhe mĂ« gjerĂ« duhet parĂ« si masĂ« afirmative dhe praktike pĂ«r tĂ« siguruar pĂ«rfshirjen e grave, pa kompromentuar vlerĂ«n e votĂ«s sĂ« barabartĂ«. Ky hap pĂ«rpara do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« promovimin e njĂ« demokracie mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe pĂ«rfaqĂ«suese, duke ndikuar pozitivisht nĂ« kulturĂ«n politike tĂ« vendit tonĂ« dhe nĂ« vetĂ« demokratizimin e brendshĂ«m tĂ« partive.”

DnV shton se barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale.

“Barazia gjinore nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« detyrim ligjor, por njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si politike dhe morale qĂ« ne tĂ« gjithĂ« duhet tĂ« promovojmĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se. Roli juaj Ă«shtĂ« vendimtar nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, dhe angazhimi juaj do tĂ« jetĂ« thelbĂ«sor nĂ« realizimin e kĂ«tij qĂ«llimi. Ne besojmĂ« se miratimi i listave zebra do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« jo vetĂ«m pĂ«rfaqĂ«simin e grave, por edhe besimin e qytetarĂ«ve nĂ« institucionet tona demokratike.”

The post Subjekteve politike u kĂ«rkohet t’i kenĂ« 50% gra nĂ« lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebĂ«r” appeared first on Gazeta Express.

Zuckerberg bëhet personi i dytë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë.

Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Metas ka mposhtur edhe Jeff Bezosin e Amazon pasi aksionet e kompanisë së tij u rritën.

Pasuria neto e 40-vjeçarit tani qëndron në 206.2 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, duke e vendosur atë 1.1 miliardë paund përpara Bezos, por pothuajse 50 miliardë dollarë pas njeriut më të pasur në botë, Elon Musk të Teslas, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se së fundmi vlera e tregut të Metas u rrit për rreth 10% në 1.45 trilion dollarë, pasi aksionet e saj arritën një nivel historik prej 582.77 dollarë.

Rritja u nxit nga zbulimi i prototipit të parë të funksionimit të syzeve AR të quajtura Orion, dhe prezantimi i aftësive të reja me AI.

Ndryshe, në shtator, Meta tha se më shumë se 400 milionë njerëz po përdornin shërbimet e saj me Al çdo muaj.

The post Zuckerberg bëhet personi i dytë më i pasur në botë appeared first on Gazeta Express.

Prishtina nĂ«nshkruan kontrata me 24 operatorĂ« privatĂ«-Rama: NĂ«se s’blejnĂ« autobus tĂ« rinj u revokohen licencat

Komuna e PrishtinĂ«s ka nĂ«nshkruar kontrata me 24 operatorĂ« privatĂ« tĂ« transportit publik. PĂ«rmes kĂ«saj kontrate, kĂ«ta operatorĂ« obligohen qĂ« tĂ« blejnĂ« autobusĂ« tĂ« rinj brenda njĂ« viti, nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n atyre mund t’u revokohet licenca.

Kontrata tetëvjeçare, mes tjerash, përcakton që operatorët do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të krijojë një ekuilibër ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Ai ka theksuar se me kĂ«to marrĂ«veshje “transformuese” pĂ«r trafikun urban, standardi ndĂ«rmjet sektorĂ«ve do tĂ« jetĂ« i barabartĂ«, ndĂ«rsa nga 1 janari qytetarĂ«t do ta blejnĂ« veç njĂ« biletĂ«.

“Kjo ditĂ« shĂ«non njĂ« transformim tĂ« trafikut urban, duke i nĂ«nshkruar 24 kontrata me sektorin privat. Prej sot e tutje, kontratat do t’i kenĂ« tetĂ«vjeçare. KĂ«to kontrata u mundĂ«sojnĂ« qĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« autobusĂ« tĂ« rinj. Kemi punuar shumĂ« qĂ« ta krijojmĂ« njĂ« sistem tĂ« ri dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qytetarĂ«t ta blejnĂ« veç njĂ« biletĂ«. QĂ« nga 1 janari qytetarĂ«t do ta blejnĂ« veç njĂ« biletĂ«â€, ka deklaruar Rama.

“Kjo e krijon njĂ« ekuilibĂ«r dhe njĂ« baras-peshĂ« tĂ« shĂ«rbimeve qĂ« do tĂ« ketĂ« njĂ« ‘garë’ ndĂ«rmjet sektorit privat dhe publik nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« standardi tĂ« jetĂ« i barabartĂ«. Kontrata Ă«shtĂ« njĂ«vjeçare qĂ« t’i blejnĂ« autobusĂ«t, nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n do t’u merret licenca”, ka theksuar tutje ai, transmeton EO.

The post Prishtina nĂ«nshkruan kontrata me 24 operatorĂ« privatĂ«-Rama: NĂ«se s’blejnĂ« autobus tĂ« rinj u revokohen licencat appeared first on Gazeta Express.

Dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë, arrestohet dhe suspendohet polici në Fushë Kosovë

IPK ka njoftuar se dje Ă«shtĂ« arrestuar njĂ« zyrtar policor nĂ« FushĂ« KosovĂ«, nĂ«n dyshimin se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosje”.

Ai dyshohet se i ka kanosur dy zyrtarë policorë tjerë.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e KosovĂ«s se ky zyrtar policor (zyrtar i njĂ«sisĂ« pĂ«r mbrojtje tĂ« afĂ«rt i cili ishte jashtĂ« detyrĂ«s zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarĂ« policorë  tĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« detyrĂ«.”

IPK thotĂ« se dyshohet qĂ« kanosja ka ndodhur  pas njĂ« mosmarrĂ«veshje nĂ« komunikacionin rrugor nĂ« rrugĂ«n “Dardania”, nĂ« kryqĂ«zim me rrugĂ«n “Hajrullah Zymi”, pranĂ« shkollĂ«s “Mihail Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«.

“Pas pranimit tĂ« kĂ«tyre informacioneve, hetuesit e IPK-sĂ« nĂ« koordinim me prokurorinë  kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore pas tĂ« cilave zyrtari policor  i dyshuar nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« arrestuar kurse nga prokurori kompetent i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«. Lidhur me rastin e njĂ«jtĂ«, si pjesĂ« e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor Ă«shtĂ« suspenduar. Hetuesit e IPK-së  nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me ProkurorinĂ« e Shtetit, do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin edhe veprime tĂ« tjera hetimore drejt ndriçimit tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha rrethanave qĂ« ndĂ«rlidhen me kĂ«tĂ« rast.”

The post Dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë, arrestohet dhe suspendohet polici në Fushë Kosovë appeared first on Gazeta Express.

Elezi, KQZ: Deri më tani 5,571 shtetas u regjistruan për të votuar jashtë Kosovës

Që nga 29 gushti kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, në këtë instiuticion janë regjistruar suksesshëm 5,571 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët duan të votojnë në Zgjedhjet për Kuvend.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për gazetën online Reporteri.net nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i regjistrimit do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“ËshtĂ« duke vazhduar periudha e aplikimit pĂ«r regjistrim tĂ« votuesve jashtĂ« KosovĂ«s, e cila ka filluar mĂ« 29 gusht dhe do tĂ« pĂ«rfundojĂ« mĂ« 26 dhjetor 2024. NĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave, deri mĂ« 6 tetor 2024, pĂ«rmes platformĂ«s elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janĂ« pranuar 6,069 kĂ«rkesa pĂ«r regjistrim, prej tĂ« cilave janĂ« aprovuar 5,571, ndĂ«rsa 498 tĂ« tjera janĂ« refuzuar. NĂ« shumicĂ«n e rasteve tĂ« refuzuara, aplikuesit nuk janĂ« fotografuar duke mbajtur njĂ«kohĂ«sisht nĂ« dorĂ« dokumentin e identifikimit”, tha Elezi.

Sipas të dhënave të prezantuara nga ai, vërehet qartë se regjistrimi për të votuar përmes postës mbetët mënyrë më e preferuar për shtetasit e Kosovës në krahasim me votimin fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

“Nga 5,571 aplikime tĂ« aprovuara, 1,912 shtetas tĂ« KosovĂ«s janĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« votuar fizikisht nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, 651 janĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« dĂ«rguar pakon me fletĂ«votim nĂ« kutinĂ« postare tĂ« KQZ-nĂ« nĂ« KosovĂ« dhe 3,008 janĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« dĂ«rguar pakon me fletĂ«votim nĂ« kutinĂ« postare jashtĂ« KosovĂ«s”, njoftoi Elezi.

Në përgjithësi duke folur për përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, Zëdhënësi i KQZ-së tregoi se janë duke u zhvilluar njëkohësisht një numër i madh i aktiviteteve zgjedhore, të cilat ndërlidhen me votuesit dhe subjektet politike.

“ShumĂ« nga aktivitetet zgjedhore tĂ« cilat ndĂ«rlidhen me votuesit kanĂ« filluar dhe janĂ« nĂ« zhvillim e sipĂ«r, siç Ă«shtĂ« periudha pĂ«r aplikim pĂ«r regjistrimin e votuesve jashtĂ« KosovĂ«s (29 gusht – 26 dhjetor 2024); periudha pĂ«r ndĂ«rrimin e QendrĂ«s sĂ« Votimit brenda komunĂ«s (29 gusht – 26 dhjetor 2024) dhe periudha pĂ«r kundĂ«rshtimin e pasaktĂ«sive nĂ« ListĂ«n Preliminare Votuese (29 gusht – 28 dhjetor 2024). Gjithashtu, Ă«shtĂ« duke u zhvilluar edhe periudha pĂ«r aplikim tĂ« subjekteve politike pĂ«r certifikim dhe dorĂ«zimin e listĂ«s sĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« (1 shtator – 11 dhjetor 2024)”, tha ai.

The post Elezi, KQZ: Deri më tani 5,571 shtetas u regjistruan për të votuar jashtë Kosovës appeared first on Gazeta Express.

Aksioni i policisë në Pallatin e Rinisë, raportohet se janë arrestuar dy zyrtarë

Njësitet speciale të policisë kanë nisur një aksion në Pallatin e  Rinisë, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Policia po realizon bastisje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, deri tash dy persona janë arrestuar.

Sipas RTK-së, të arrestuar janë F.R, ish-menaxher i Prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financa.

Njësitet e krimeve ekonomike po vazhdojnë bastisjet edhe në këto momente.

The post Aksioni i policisë në Pallatin e Rinisë, raportohet se janë arrestuar dy zyrtarë appeared first on Gazeta Express.

Bora Zemani thotë se nuk ka asnjë operacion plastik

Moderatorja Bora Zemani, një nga personazhet e showbizit e komentuar në lidhje me operacionet plastike ka rrëfyer ndërhyrjet që ka bërë.

Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.

Bora Zemani shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime, por jo ndërhyrje.

Megjithatë ka theksuar se nuk ka asgjë kundër ndërhyrjeve të tilla.

Po ashtu ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.

The post Bora Zemani thotë se nuk ka asnjë operacion plastik appeared first on Gazeta Express.

Aksion i ProkurorisĂ« Speciale nĂ« NdĂ«rmarrjen ‘Pallati i Rinisë’

MĂ«ngjesin e sotĂ«m njĂ«sitet speciale tĂ« PolicisĂ« zbarkuan nĂ« NdĂ«rmarrjen Publike “Pallati i RinisĂ«â€ pas njĂ« urdhĂ«ri nga Prokuroria Speciale e KosovĂ«s.

Dyshimet për keqpërdorim janë arsyet pse një person tashmë është vënë në pranga.

Kallxo ka parë se brenda hapësirave nga ku doli i dyshuari i prangosur janë edhe disa hetues policor.

Dy vetura të policisë janë vendosur nga hyrja kryesore e Pallatit, ndërsa i arrestuari me pranga u fut në një makinë e më pas u transportua për në stacion policor për intervistim.

Brenda hapësirave nga ku i nxor i prangosuri po vazhdojnë të mbesin edhe disa hetues policor.

The post Aksion i ProkurorisĂ« Speciale nĂ« NdĂ«rmarrjen ‘Pallati i Rinisë’ appeared first on Gazeta Express.

Foda mban konferencë për shtyp sot në prag të ndeshjeve të tetorit

Selektori i Kosovës, Franco Foda do të mbajë sot konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve të tetorit.

DardanĂ«t do tĂ« pĂ«rballen me LituaninĂ« nĂ« udhĂ«tim mĂ« 12 tetor, ndĂ«rsa tri ditĂ« mĂ« pas, respektivisht mĂ« 15 tĂ« kĂ«tij muaji do ta presin Qipron nĂ« stadiumin e rihapur “Fadil Vokrri” nĂ« PrishtinĂ«.

KĂ«to ndeshje do tĂ« jenĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« LigĂ«s sĂ« Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.

Federata e Futbollit tĂ« KosovĂ«s njofton se trajneri Foda do ta mbajĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp sot duke filluar nga ora 12:30 nĂ« hotel “Emerald”.

Ndërsa, më pas gjatë ditës do të nisë edhe grumbullimi i ekipit, i cili mund të kompletohet nesër, shkaku i angazhimeve që i kishin dje dhe mbrëmë disa lojtarë të Kombëtares.

NĂ« kĂ«tĂ« grumbullim KosovĂ«s do t’i mungojĂ« sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi, i cili Ă«shtĂ« i lĂ«nduar.

Kosova i ka grumbulluar tri pikë në grup duke humbur muajin e kaluar në shtëpi nga Rumania (0:3) dhe më pas duke e mposhtur Qipron në udhëtim (4:0).

Dardanët synojnë ta mbyllin grupin si liderë në Ligën C, Grupi 2. /Gazeta Express/

The post Foda mban konferencë për shtyp sot në prag të ndeshjeve të tetorit appeared first on Gazeta Express.

❌