Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Foda optimist për ndeshjet e tetorit, flet edhe për mungesat

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë sot në një konferencë shtypi, përmes së cilës i ka shpalosur synimet për ndeshjet e tetorit. Kosova do të luajë, më 12 tetor kundër Lituanisë në udhëtim, ndërsa tri ditë më parë, pra më 15 të këtij muaji, do ta presë Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” […]

Oda Amerikane mirëpret vendimin e qeverisë për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet serbe

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia. “Për më shumë se një vit, Oda Ekonomike Amerikane ka përsëritur se një vendim i tillë ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të […]

Stresi: “S’më intereson çfarë thonë njerëzit për mua”

Thëniet thumbuese nga reperi Stresi nuk kanë të ndalur. Sot e nisi ditën duke ndarë një imazh tejet interesant. Ai mban në prehër një mace, duke e përcjell me mbishkrimin. “Nuk me intereson çfarë thonë njerëzit për mua… Un jetoj jetën time Me rregullat e familjes sime”, shkroi ai. Kujtojmë se reperi ka kohë që […]

Kusari-Lila: E domosdoshme të votohen projektligjet e sesionit vjeshtor

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se është e domosdoshme që projektligjet e sesionit vjeshtor të miratohen. Nëse jo, Kusari-Lila thotë se ato do të kthehen në pikën zero, “andaj nuk do të donim të kemi një situatë nga puna voluminoze që bëhet, ligjet të kthehen, pra të mos miratohen”. […]

Gashi me kritika për pushtetin: Në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligje

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit, ka shprehur shqetësimin e tij për problemet që po vazhdojnë në këtë legjislaturë. Gashi ka theksuar se procesi i votimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është duke u përballur me vështirësi të mëdha. “Po shkojmë […]

Brahimaj-Maqedoncit: Ti po drekon në hotele luksoze, ushtarët po vuajnë për ushqim !

Ish-deputeti i AAK-së Lah Brahimaj ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar së fundi në Forcën e  Sigurisë së Kosovës, sa i përket furnizimit me ushqim për ushtarët. Brahimaj ka thënë se derisa Maqedonci po drekon në hotele luksoze, ushtarët po vuajnë për ushqim. Ndërsa ka pohuar se ushtarët po e lëshojnë ushtrinë, si pasojë […]

Ademi dhe Fetahu takohen me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për shtrirjen dhe zhvillimin e futbollit e basketbollit në këtë pjesë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, zhvilluan një vizitë të përbashkët në komunën e Leposaviqit, ku u pritën ngrohtësisht nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi palët diskutuan për një sërë projektesh të përbashkëta që […]

Gazetarja shqiptare rrëfen momentin sfidues të shtatzënisë

Fatma Haxhialiu ndau lajmin e bukur të shtatzënisë duke na befasuar të gjithëve. Rrëfimi i saj i parë ishte për “Natën me Aulonën” në MCN, aty ku tregoi sesi po e kalon këtë rrugëtim. Ajo u tregua e sinqertë duke ndarë një moment dobësie që ka ndier që mund t’i ndodhë shumë nënave. “Këtë herë […]

Arrestimet në “Pallatin e rinisë“, reagon bordi: Po bashkëpunojmë me autoritete përkatëse

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një aksion në “Pallatin e rinisë” në kryeqytet, ku deri tani në pranga kanë përfunduar dy zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje, F.R., ish-menaxher i prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financa. Të arrestuarit dyshohet për keqpërdorime në këtë ndërmarrje . E lidhur […]

Hadar jep dorëheqjen nga KB Peja

KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës. Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u […]

Panairi në Janjevë: Tradita, investime dhe shpresa për turizmin e ri (Pamje)

Sot në Janjevë të Lipjanit është mbajtur panairi “Mirë se erdhët në Janjevë”, i organizuar nga UNDP-ja, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Panairi, që u zhvillua në oborrin e xhamisë, ofroi ushqime tradicionale të përgatitura nga banorët lokalë, duke sjellë në pah kulturën dhe traditat e kësaj zone historike, transmeton IndeksOnline. Gjatë hapjes […]

Dy amerikanë fituan çmimin “Nobel” për mjekësi, ja çfarë zbuluan

Çmimi “Nobel” në mjekësi iu dha shkencëtarëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit. Të dytë zbuluan një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve që është dëshmuar thelbësor për organizmat shumëqelizorë, duke përfshirë njerëzit. Ata janë shtetas amerikanë dhe […]

Samanta e konfirmon shtatzëninë?

këngëtarja shqiptare Samanta Karavella ka bërë bujë të madhe në mediat rozë me anë të një fotografie të publikuar pak ditë më parë. Mjaftoi një veprim i vogël dhe fansave ua la përshtypjen se është në pritje të ëmbël. E këtë e bëri akoma më dyshuese pasi në Instagram publikoi disa fotografi por që nuk […]

“Dua të bëhem legjendë si ky futbollist”, Pajaziti: Jam gati për Kombëtaren, objektiv imi është Botërori

Mesfushori i Shqipërisë, Adrion Pajaziti, është thirrur për herë të parë nga trajneri Silvinjo. Ai ka dalë në një konferencë për mediat ku u është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve. “Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë, kam pasur një parasezon shumë të mirë dhe kam luajtur çdo ndeshje në Kroaci, […]

Kurti shijon pite e djathë në Janjevë: Uroj që kjo çarshi të jetë plot si sot

Kryemistri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Janjevës. Panairi po mbahet në oborrin e Xhamisë në Janjevë. Fillimisht, Kurti ka shijuar disa nga ushqimet tradicionale të përgatitura nga banorët e Janjevës, shkruan IndeksOnline. Kurti ka thënë se qeveria po investon në këtë vend, duke përmendur këtu edhe shtëpitë e […]

Elvana Gjata synon Eurovizionin?

Fjalët nuk dalin kotë thotë populli, e mbase kjo shprehje qëndron edhe për këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjata. Këngëtarja 37 vjeçare flitet se do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin shqiptar ku do të marrë pjesë për fitore, e më tej të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ndërkohë kujtojmë se Elvana me […]

Neymar në negociata për blerjen e ishullit luksoz

Neymar është duke negociuar blerjen e ishullit privat të Japão. Futbollisti brazilian njihet për festat e tij të çmendura dhe në të ardhmen festat e organizuara prej tij mund të zhvillohen në ishull luksoz pranë “bregut të parajsës” të Angre dos Reis. Duke marrë parasysh pagën vjetore prej 100 milionë eurosh që aktualisht i dëmtuari […]

Plagosja në Nashec, ngrihet aktakuzë kundër Besnik Ukajt

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Besnik Ukaj, i cili gjendet në paraburgim nga data 15.07.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të […]

Ikonë e bukurisë! Njihuni me gruan që shpiku WiFi-në

Hedy Lamarr, ishte një ikonë e bukurisë! Ajo u nda nga jeta më 19 janar të vitit 2000 duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ajo ishte fëmijë i vetëm në një familje të pasur austriake. Mediat e huaja shkruajnë shumë për marrëdhënien e saj me të atin, i cili me profesion ishte bankier. Ai […]
❌