Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Top 25 lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Edicioni i ri 2024/25 i Ligës së Kampionëve fillon sonte (e martë) dhe tashmë është publikuar lista me vlerat e fundit të futbollistëve, të cilët janë më të vlefshmin në këtë sezon në garën elitare evropiane për klube.

Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vinicius Junior,dhe Erling Haaland janë lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e tyre e transferimit është vlerësuar në një shifër prej 180 milionë eurosh.

Pas tyre në listë vjen Phil Foden i pesti me vlerë 150 milionë euro, Bukayo Saka i gjashti me 140 milionë euro, Rodri i shtati me 130 milionë euro, po aq sa ka edhe Jamal Musiala dhe i teti dhe Florian Wirtz i nënti.

Top dhjetëshja mbyllet nga talenti i Barcelonës, 17-vjeçari Lamine Yamal, i cili tashmë ka një vlerësim tregu prej 120 milionë euro, vlerësim i njëjtë me Federico Valverden dhe Declan Rice, të cilët mbajnë vendet 11 dhe 12.

Rodrygo Goes, Martin Odegaard dhe Lautaro Martinez janë të radhës me një vlerësim prej 110 milionë euro, duke lënë pas vetes Harry Kane, Aurelien Tchouameni dhe Eduarto Camavinga me vlerësim prej 100 milionë eurosh.

Në pozitat 19, 20 dhe 21 renditen Julian Alvarez, Rafael Leao dhe Gavi, të cilët vlerësohen nga 90 milionë euro, ndërsa pas tyre top 25-shja kompletohet nga Ruben Dias, Nico Barella, Xavi Simons dhe William Saliba që vlerësohen nga 80 milionë euro. /Telegrafi/

The post Top 25 lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon appeared first on Telegrafi.

❌