Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mjekët pa Kufij” ndërpresin operacionet në Rusi, ja cili ishte shkaku

By: Fia Nelaj

Organizata e ndihmës “Mjekët pa Kufij” njoftoi se është detyruar t’i ndërpresë operacionet e saj në Rusi.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Mjekët pa Kufij kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe humanitare për refugjatët nga Ukraina, si dhe për rusët që kanë lëvizur nga zonat kufitare në rajone më të sigurta të Rusisë.

“Me keqardhje duhet t’i ndalojmë aktivitetet tona në Rusi”, -tha organizata me bazë në Zvicër.

“Puna jonë udhëhiqet nga parimet e pavarësisë, paanshmërisë dhe neutralitetit, si dhe etikës mjekësore. Ne ofrojmë ndihmë në bazë të nevojave”, -shtoi organizata.

Ata thanë se janë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë në gusht se zyra e tyre është hequr nga regjistri i organizatave joqeveritare.

Gjatë veprimtarisë në këtë vend, ata kanë qenë aktivë në rajonet e Moskës, Shën Petersburgut, Çeçenisë, Ingushetisë, Dagestanit e të tjera.

Ata janë përqendruar në trajtimin dhe parandalimin e tuberkulozit, HIV-it dhe sëmundjeve të tjera infektive, si dhe në punën me grupet e rrezikuara, përfshirë imigrantët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mjekët pa Kufij” ndërpresin operacionet në Rusi, ja cili ishte shkaku appeared first on Euronews Albania.

❌