Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rinovimi i PS, Klosi: Të jemi më të fortë. Tirana? Është e njëjta skemë, edhe pse ka nevojë për më shumë se 3 drejtues politikë

By: Re Nato

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se rinovimi i kësaj force politike, është bërë me qëllimin për të qenë më e fortë nga pikëpamja elektorale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se PS gjen mënyra të reja për të rinovuar veten.

Sipas Klosit, për Tiranën është ndjekur e njëjta skemë si në vitin 2021, edhe pse nënvizoi se kryeqyteti ka nevojë për më shumë se 3 drejtues politikë.

“Qëllimi i kësaj partie është që të jetojë dhe të vazhdojë të jetë e fortë. Të jetë një parti që pas 33 vitesh të jetë më e fortë nga pikëpamja elektorale. Si strukturë, është që të fitojë zgjedhjet. Është parti elektorale. PS dhe Edi Rama, kërkon të gjejë gjithmonë, përpiqet. Ne krijojmë një mekanizëm ,deputeti që duam. I japim mundësi çdo shqiptari, të thotë, unë dua të jem deputet i kësaj force. Si është më mirë, lista të jetë e mbyllur, apo të jetë një konkurrencë e hapur? Në politikë, është puna ajo që të vlerëson. Në atë listën, për deputeti që duam, mund të aplikojmë 1 mijë ose 2 mijë. Elementë të spikatur do jenë në listë. Lista bëhet që partia të fitojë. Është një listë që të mbledhë sa më shumë vota. Edhe në 2021, ka pasur 3 drejtues. Nuk ka qenë Tirana vetëm me Erion Veliajn. Gara është në 2025. Është gara, mbledhja e sa më shumë votave, Është e njëjta skemë. Tirana po rritet, do ketë 38 mandate maksimumi. Tirana kaq shumë e madhe, ka nevojë për shumë elementë. Ka nevojë për më shumë sesa tre. Duhet të jenë në zona të caktuara, titullarë të fortë”, theksoi ai./abcnews.al

Klosi tregon përgatitjet e PS për zgjedhjet në 2025. Bien militantët dhe shtohet elektorati gri, Manastirliu merr Tiranën

By: redi

Partia Socialiste duket më e përqëndruar në punën për zgjedhjet parlamentare të 2025. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, thotë se elektorati gri që vitet e fundit ka ardhur në rritje, është synim i PS-së. Analizat e brendshme konfirmojnë tkurrjen e militantëve partiakë përgjatë të gjithë spektrit politik. “Shqetësimi kryesor është elektorati që gjykon mbi punën. Nuk është elektorati militant…

Source

Vendimet e Asamblesë së PS/ Klosi publikon emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë

By: D Marku

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi këtë të diel anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve.

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi publikoi emrat e anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste, nga të cilët 5 janë burra dhe 5 të tjerë gra.

“Ky është një proces votimi në Asamblenë Kombëtare. Procesi ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organiztave socialiste. Janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë të 5200 organizatave.

Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare që ishin 156 anëtarë që në masën 85% ishin anëtarë të rinj, pra 135 që uleshin për herë të parë në Asamble. Asambleja e sotme pas propozimeve të kryetarit, votoi për sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë së PS”, tha Klosi.

Anëtarët e rinj të Kryesisë janë:

  • Albana Kociu,
  • Anila Denaj,
  • Etilda Gjonaj,
  • Klodiana Spahiu,
  • Lindita Nikolla,
  • Arben Pëllumbi,
  • Erion Brace,
  • Eduart Shalsi,
  • Igli Hasani
  • Toni Gogu.

The post Vendimet e Asamblesë së PS/ Klosi publikon emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë appeared first on Albeu.com.

❌