Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Replika Shehaj dhe Bushka, kë po favorizon Kushtetuesja?

By: Fia Nelaj

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushkaj dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj kanë replikuar në emisionin Now me Erla Mëhillin sa i takon vendimit të mazhorancës për t’a dërguar mandatin e ish-ministres, Olta Xhaçka në Komisionin e Venecias.

Sipas deputetes janë respektuar parimet kushtetuese dhe opozita e ka pasur mundësinë që “ta shfrytëzonte” për mirë dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese.

Ndërsa për Shehaj kjo nuk qëndron, pasi sipas gjykimit të tij dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias, duke ja hequr Gjykatës Kushtetuese, është vendim i padrejtë që favorizon mazhorancën dhe vetë Olta Xhaçkën.

Pjesë nga emisioni:

Klotilda Bushkaj- Vendimi për të favorizuar mazhorancën nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i pavërtetë. Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe e pavarur, po të shohim gjithë historikun e saj ka ligje nga Parlamenti që i ka kthyer, që do të thotë se vepron jo në favor të Prlamentit. Në rastin e papjtueshmërisë së mandatit të deputetes e koleges Olta Xhaçka, bie dakord me zotin Shehaj që GJK teksa mori një kërkesën e një të pestës së deputetëve, do duhej të jepte nje vendim pasi të kishte shqyrtuar çështjen, ishte i papajtueshëm apo jo. Gjykata vendosi ta pushojë çështjen. Kuvendi priste që pasi e mori ta shqyrtonte si çështje vetëm për ato arsye që lidhen me “humbjen” e mandatit për të. Teksa ne verifikuam që as nuk kishte përfituar prona publike ose të ardhura nga këto prona, sipas jurisprudencës së GJK, ne vendosëm që kjo nuk është një çështje të shkon për në GJK. Gjykata pushoi çështjen, ju nënshtruam vendimit të saj, por ka një konkurencë mes kompetencës së Kuvendit dhe urdhërimet e Gjykatës Kushtetuese.

Agron Shehaj- Ju kërkoi juve që të votonit në favor të dërgimit të mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese?

Klotilda Bushkaj- Do kishte qenë një komode dhe për të që të shkonte në Kushtetuese, por ajo vajti sepse e dërguat ju. A vajti në Gjyaktë, a ju solli prova, a ju shmang gjykimit kushtetues? Kjo nuk është çështje e një deputeti, por e së drejtës kushtetuese, pasiguritë e të cilës duhen zgjidhur përgjithmonë. Këtë qëndrim duhet ta kishte më të fortë opozita.

Agron Shehaj- Të thuash që viktim është Xhaçka do një kurajo shumë të madhe. E ke parë deklarimine të ardhurave të saj? Unë jam zgjedhur që të bëj opozitë. S’ka dalë ajo vetë t’a shpjegojë. Publiku respektohet kur nuk heshtim në rastin kur nuk merret në mbrojtje një ish-ministre, që ka vjedhur një pronë publike. Është ngritur akuzë për kryetarin e një bashkie, asaj të Himarës, dhe jo ndaj Xhaçkës që mori pronën.

The post Replika Shehaj dhe Bushka, kë po favorizon Kushtetuesja? appeared first on Euronews Albania.

❌