Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore

Platforma Ndreqe.com, vazhdon të jetë adresa ku qytetarët Komunës së Gjakovës vazhdimisht i adresojnë problematikat e tyre, ku pjesa më e madhe e këtyre problematikave i takojnë infrastrukturës në disa pjesë të ndryshme të qytetit.

Një shqetësim i vazhdueshëm që është në listën e problematikave që raprtohen në Ndreqe.com, janë dëmtimet e trotuarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, gjë e cila është një dukuri shqetësuese për kalimtarët, dhe pikërisht një problem i tillë ku trotuari është i dëmtuar është raportuar në Rrugën “Nënë Tereza”, rrugë e cila është rruga në qendër të qytetit, dhe në të cilën vazhdimisht ka lëvizje të këmbësorëve.

Trotuari i dëmtuar – Rruga ”Nënë Tereza” (Qendra e qytetit)

Ndërsa përveç kësaj problematike, qytetarë të ndryshëm kanë raportuar probleme edhe në rrugën që dërgon për në hapësirat rekreative të Parkut në Shkugëz, gjë e cila sjell pakënaqësi për ata të cilët zgjedhin që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për ecje apo për rekreacion.

Përveç raportimeve për gropë në rrugën në drejtim të parkut të Shkugëzes, për një sheqetësim të tillë ëshë raportuar edhe në rrugën pas Parkut të Lirisë, ku njëkohësisht në këtë rrugë kanë ardhur raportime edhe për vendosjen e një shtylle elektrike në mes të rrugës që gjindet pas Parkut të Lirisë, apo siç njihet ndryshe Bulevardi.

Telegrafi kishte kontaktuar edhe me Zyrën për Informin në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet rregullimi i këtyre problematikave në infrastrukrurë që vazhdimisht raportohen nga qytetarët, dhe në përgjigjjen e tyre ishte thënë se : ”Të gjitha prishjet do të rregullohen sipas planit dinamik në kuadër të kodit buxhetor “Sanimi i Rrugëve”.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

The post Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore appeared first on Telegrafi.

Komuna e Malishevës bën të ditur afatin e fundit për kryerjen e pagesës të këstit të dytë të tatimit në pronë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Ekonominë, Financa dhe Buxhet, Sektori i Tatimit në Pronë përmes një njoftimi ka njoftuar banorët tatimpagues të kësaj komune, se afati i fundit për të kryer pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë është deri me datë 30 shtator 2024.

Në këtë njoftim po ashtu është bërë e ditur se Komuna e Malishevës, ka filluar me marrjen e masave ndaj atyre që kanë detyrime të pashlyera ndaj kësaj komune, ku njëkohësisht është bërë e ditur që vendimi për ekzekutiminin e detyrimeve të papaguara përfshin masat si :

Urdhër ekzekutim për vendosjen e barrës tatimore në pronë të paluajtshme (automjete);
Urdhër ekzekutimi për bllokimin e mjeteve në xhirollogarinë bankare;
Urdhër ekzekutimi për masën e bllokimit të mjeteve në thesar;
Urdhër ekzekutimi për vendosjen e masës në Doganë;
Urdhër ekzekutimi për konfiskimin e pronës së paluajtshme dhe aseteve.

Komuna e Malishevës po ashtu ka lutur qytetarët rezidentë dhe jo-rezidentë të kësaj komune që përmes zyrës së tyre dhe sistemit E-Kosova të njoftohen me obligimet e tyre, sepse ky informacion do t’i ndihmojë ata që të shmangin kamatat, ndëshkimet dhe veprimet ligjore si shkak i mos-pagesës në kohë. /Telegrafi/

The post Komuna e Malishevës bën të ditur afatin e fundit për kryerjen e pagesës të këstit të dytë të tatimit në pronë appeared first on Telegrafi.

❌