Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dajana Shabani nis emisionin me një apel për Ramën: Po vij të fle me ty

By: gaze tare

Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit ‘D-Night’. Gjatë emisionit ajo përmendi ndërtimet pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.

Nisur nga kjo Dajana kishte një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.

“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë. Duke qenë se shtëpinë nuk ma bleu as i dashuri dhe as mami me babin, kam vendosur të vij të fle te ty. Mos ma largo Lindën, ku ka vend për dy, ka vend për tre”, përfundoi me humor Dajana Shabani.

The post Dajana Shabani nis emisionin me një apel për Ramën: Po vij të fle me ty appeared first on iconstyle.al.

Nga emri tek çmimet! Zbulohen detaje nga emisioni i ri i Bora Zemanit

By: gaze tare

Bora Zemani do moderojë një programin të ri në ekranin e Top Channel, në formatin e game show (lexo këtu).

Formati i ri është patentë ndërkombëtare, “The Pyramid”, një seri game show e krijuar në SHBA nga Bob Stewart. Shfaqja filloi më 26 mars 1973 në CBS me titullin “The $10,000 Pyramid” dhe më pas u zhvillua në disa versione të ndryshme ndërkombëtare.

Pyramid përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët përpiqen të identifikojnë fjalë dhe fraza misterioze brenda një kategorie të caktuar, brenda një kohe të caktuar, për të fituar çmime të mëdha në para.  Kjo lojë është e njohur për tabelën e saj të veçantë në formë piramide.

Formati i Pyramid ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej nëntë çmime Emmy për game show më të mirë, vetëm pas Jeopardy, që ka fituar 13 Emmy.

The post Nga emri tek çmimet! Zbulohen detaje nga emisioni i ri i Bora Zemanit appeared first on iconstyle.al.

E papritur! Alban Dudushi shtrohet në spital, probleme shëndetësore gjatë emisionit

By: gaze tare

Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.

Sipas “Revista Class”, u desh ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Duke qenë se Albani ka qenë i shtruar në spital, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.

Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.

The post E papritur! Alban Dudushi shtrohet në spital, probleme shëndetësore gjatë emisionit appeared first on iconstyle.al.

❌