Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria rrit sigurinë kibernetike/ ITU: Ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë

By: Re Nato

Siguria kibernetike në Shqipëri ka avancuar gjatë vitit 2024. Kjo vlerësohet nga Indeksi  Global i Sigurisë Kibernetike  ku rezulton se vendi ynë është  ngjitur me 23 pozicione  në renditjen botërore.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve aktualisht, në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të dhe pozicionohet në vend të 57 në botë.

Performanca e Shqipërisë është përmirësuar  duke u vlerësuar me 86.51 pikë,  bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ky përparim e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin “Tier 2”, ku përfshihen shtetet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë digjitale. Avancimi përfaqëson vendet që kanë marrë një rezultat të përgjithshëm prej të paktën 85 nga 100 pikë duke demonstruar një angazhim të fortë kundrejt sigurisë kibernetike .

Rol në këtë përmirësim ka luajtur Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike I cili ka koordinuar zbatimin e politikave dhe masave të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike./abcnews.al

Indeksi global i sigurisë kibernetike, Shqipëria ngjitet me 23 vende

By: redi

Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU). Aktualisht, vendi renditet në pozicionin e 57-të globalisht, një ngritje e konsiderueshme nga vendi i 80-të që mbante më parë. Në nivel evropian…

Source

Policia paralajmëron qytetarët për tentativat e mashtrimit nëpërmjet WhatsApp

Disa mesazhe të kamufluara si të ardhura nga platforma Meta po qarkullojnë në aplikacionin WhatsApp në Shqipëri, ku qytetarëve u kërkohet të verifikojnë llogaritë e rrjeteve sociale nëpërmjet disa linqeve të rreme. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të […]

The post Policia paralajmëron qytetarët për tentativat e mashtrimit nëpërmjet WhatsApp appeared first on Reporter.al.

Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën

Një 21 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua të enjten nga Policia e Tiranës për veprat penale të “përndjekjes” dhe “falsifikimit kompjuterik” ndaj dy vajzave, njëra prej të cilave shtetase e mitur. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është […]

The post Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën appeared first on Reporter.al.

Përndiqte online gra dhe vajza nga brenda qelisë; identifikohet autori

Një burrë 34 vjeçar, i cili momentalisht vuan dënimin në Francë, u identifikua si autori i 62 rasteve të përndjekjes online dhe krimeve të tjera kibernetike ndaj disa grave dhe vajzave shqiptare. “Shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në […]

The post Përndiqte online gra dhe vajza nga brenda qelisë; identifikohet autori appeared first on Reporter.al.

❌