Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prodhoi vaksinat kundër Covid-19, Kina arreston disa punonjës të AstraZeneca

By: D Marku

Policia në Kinë ka arrestuar disa punonjës aktualë dhe ish-punonjës të prodhuesit britanik të vaksinave AstraZeneca.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i AstraZeneca, i cili tha se deri më tani nuk ka informacione se pse janë në hetim punonjësitë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i vogël i punonjësve tanë në Kinë janë nën hetim dhe ne nuk kemi informacion të mëtejshëm për të ndarë në këtë pikë”, tha një zëdhënës i AstraZeneca .

Sipas mediave të huaja, konfirmimi erdhi në përgjigje të raporteve të së enjtes, i cili tha se ishin pesë punonjës aktualë dhe të mëparshëm që po hetoheshin, të cilët janë të gjithë shtetas kinezë që punonin në divizionin e onkologjisë të kompanisë.

Një hetim lidhet me mbledhjen e të dhënave të pacientëve nga kompania dhe mundësinë që ajo ka shkelur ligjet e Kinës për privatësinë e të dhënave dhe tjetra ka të bëjë me rolin e disa individëve në importimin e një ilaçi për kancerin e mëlçisë që nuk është miratuar për shpërndarje brenda Kinës.

Prodhuesi britanik i barnave, i cili prodhoi një nga vaksinat kryesore Covid-19, ka një prani të fortë në Kinë dhe shpesh ka folur për mundësitë e rritjes së tregut.

The post Prodhoi vaksinat kundër Covid-19, Kina arreston disa punonjës të AstraZeneca appeared first on Albeu.com.

AstraZeneca publikoi rrezikun nga efektet anësore në vaksina

Pretendimi: AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————————-

Lajmi se kompania farmaceutike AstraZeneca ka pranuar “për herë të parë” se vaksinat anti-Covid të prodhuara prej saj mund të shkaktojnë efekte anësore, specifikisht mpiksje gjaku, po qarkullon sërish në rrjete sociale.

Artikulli i referohet një padie kolektive në Britani kundër kompanisë farmaceutike, sipas së cilës vaksina Vaxveria shkaktoi sëmundje të rënda dhe vdekje në dhjetëra raste. 

Në një letër dërguar avokatëve të njërit prej paditësve në maj 2023 Astrazeneca kishte deklaruar se “nuk e pranojmë që tromboza me trombocitopeni (TTS) shkaktohet nga vaksina në një nivel të përgjithshëm.” Megjithatë, në një dokument ligjor depozituar pranë Gjykatës së Lartë britanike në shkurt 2024, Astrazeneca deklaroi: “është pranuar se vaksina AZ mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS. Mekanizmi shkaktues nuk njihet. Më tej, TTS mund të ndodhë edhe në mungesën e vaksinës AZ (apo çfarëdo vaksine). Shkaktimi në çdo rast individual do të jetë çështje evidentimi nga ekspertët.”

Kështu, duket se Astrazeneca ka mohuar një lidhje shkak-pasojë mes vaksinës dhe TTS në komunikimin me avokatët e një paditësi, por në çastin kur ky mohim do të përbënte një deklaratë ligjore, kompania ka pranuar në gjykatë një lidhje të mundshme.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Astrazeneca e pranon këtë rrezik të mundshëm të vaksinës.

Në një fletëpalosje me të dhënat e produktit që shoqëron vaksinën e Astrazeneca nga prilli 2021, deklarohet se “një kombinim shumë i rrallë dhe serioz i trombozës dhe trombocitopenisë, në disa raste i shoqëruar me gjakderdhje, është vërrejtur pas vaksinimit me vaksinën COVID-19 (ChAdOx1-S [rekombinante]) [Vaksina CoVID-19 AstraZeneca] gjatë përdorimit pas autorizimit.”

mars 2021, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), pasi shqyrtoi praninë e mpiksjeve të gjakut tek personat e vaksinuar me Astrazeneca, njoftoi se “vaksina mund të jetë e lidhur me raste shumë të rralla mpiksjesh gjaku të lidhura me trombocitopeninë”. 

Në shtator 2021 Astrazeneca lëshoi një deklaratë për shtyp ku pranonte se “raste të trombozës me trombocitopeni (TTS) janë raportuar në një numër të vogël njerëzish. Diagnostikimi i hershëm lejon trajtim të përshtatshëm për këto raste dhe nuk ka rritje të rrezikut për TTS në dozën e dytë, krahasuar me nivelet e pritura në popullatën e përgjithshme.”

Kështu, ekzistenca e këtij efekti të rrallë anësor ka qenë informacion publik që në 2021, dhe është pranuar nga agjencitë shëndetësore dhe vetë Astrazeneca që në atë kohë.

The post AstraZeneca publikoi rrezikun nga efektet anësore në vaksina appeared first on Faktoje.al.

❌