Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Japoni, popullsia mbi 100 vjeç kalon mbi 95 mijë

Popullsia e personave mbi 100-vjeç në Japoni ka tejkaluar për herë të parë mbi 95 mijë. Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë njoftoi statistikat për rritjen e popullsisë së moshuar në vend.

Sipas kësaj, popullsia mbi 100-vjeç është rritur për 54 vjet rresht. Numri i personave që ka kaluar moshën 100-vjeç që nga shtatori ka arritur në 95.119.

Popullsia e atyre që “kanë jetuar një shekull” në vend ka kaluar 95 mijë për herë të parë në historinë e vendit. Në krahasim me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur me 2.980. Vihet në dukje se 83.958 prej atyre që janë mbi 100- vjeç janë gra ndërsa 11.161 meshkuj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në një deklaratë lidhur me temën tha: “Ne do të bëjmë përpjekje për të rritur shërbimet e mirëqenies sociale, përfshirë kujdesin mjekësor dhe infermierisë në mënyrë që të moshuarit të mund të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të qetë në shoqërinë e tyre”.

Të dhënat e popullsisë në lidhje me ata që kanë “jetëgjatësi mbi një shekull” në Japoni filluan të regjistrohen për herë të parë në vitin 1963.

Japonia me një popullsi prej rreth 125 milionë banorësh, njihet për jetëgjatësinë e qytetarëve të saj. Personi më i vjetër është 116-vjeçarja Itooka Tomiko e cila jeton në Japoni.

25% e të moshuarve në Japoni punojnë, shkak plakja e popullsisë

By: Fia Nelaj

Mes mungesës së fuqisë punëtore, popullsia e moshuar që punon në Japoni ka arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit, popullsia e moshuar që punon në vend ishte 9.14 milionë, vitin e kaluar.

Popullsia totale e të moshuarve të Japonisë, 65 vjeç e lart, u regjistrua në shifrat 36.25 milionë, me 25.2% të punësuar.

Të dhënat e ministrisë treguan se numri i të moshuarve që punojnë u tkurr me 40,000 nga një vit më parë në 5.34 milionë, ndërsa numri i grave që punojnë u rrit me 50,000 në 3.8 milionë.

Ky ndryshim demografik, i vërejtur në provinca të ndryshme, nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme të vendit me një popullsi në plakje dhe rënie të lindjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 25% e të moshuarve në Japoni punojnë, shkak plakja e popullsisë appeared first on Euronews Albania.

Japoni – Princi Hisahito bëhet mashkulli i parë “mbretëror” në 4 dekada

By: D Marku

Familja mbretërore e Japonisë ka njoftuar se Princi Hisahito ka mbushur 18 vjeç, duke u bërë mashkulli i parë mbretëror në gati katër dekada që arrin në moshë të pjekurisë.

Ky duket se është një zhvillim me rëndësi për familjen që ka sunduar prej gati një mijëvjeçari por ashtu si pjesa tjetër e vendit, përballet me probleme të plakjes e reduktimit të popullatës.

Hisahito, i cili një ditë pritet të bëhet perandor, është nipi i perandorit japonez Naruhito. Babai tij, princi i kurorës Akishino, e ka bërë këtë në vitin 1985.

Hisahito është më i riu i familjes perandorake me 17-anëtarë, që ka aktualisht vetëm katër burra.

Statusi tij si trashëgimtar duket se është problem për sistemin që nuk lejon perandoresha femra prandaj qeveria po përpiqet të ndërhyjë për ta ndryshuar.

Ligji konservator i familjes mbretërore daton prej 1947 dhe lejon vetëm meshkujt të kalojnë në fron, ndërsa femrat që martohen jashtë familjes humbasin statusin e tyre mbretëror.

Kushërira e tij më e madhe Princesha Aiko, i vetmi fëmijë i Naruhito dhe gruas së tij Masako, konsiderohet si favorite nga publiku. Por ligjet aktuale ndalojnë që ajo të marrë këtë rol.

The post Japoni – Princi Hisahito bëhet mashkulli i parë “mbretëror” në 4 dekada appeared first on Albeu.com.

Qeveria japoneze nuk kërkoi falje për vaksinimin anti-Covid

Pretendimi: Qeveria japoneze u kërkoi falje qytetarëve të saj për pasojat katastrofike të vaksinave kundër Covid-19.

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————-

Në rrjetet sociale po qarkullon pretendimi se qeveria japoneze u ka kërkuar falje qytetarëve, duke pranuar se “dhënia e vaksinave për COVID-19 ka sjellë pasoja të paparashikueshme dhe katastrofike.”

Artikulli i mësipërm i referohet një deklarate nga “Kazuhiro Haraguchi, ish-ministri i Brendshëm i Japonisë”, i cili “kërkoi falje për cunamin e vdekjeve që ndodhën në mesin e popullsisë së vaksinuar, duke thënë ‘Ju kërkoj falje të gjithëve. Kaq shumë kanë vdekur dhe nuk duhet të kishin ikur’.”

Në fakt, Kazuhiro Haraguchi është pjesëtar i Partisë Kushtetuese Demokratike të Japonisë, partia kryesore opozitare e vendit. Ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm në 2009. Tani, ai nuk mban ndonjë pozicion ekzekutiv dhe nuk ka qenë pjesë e qeverisë gjatë pandemisë Covid-19, sipas biografisë në faqen e tij zyrtare. 

Ai nuk mban ndonjë post drejtues në parti, nuk është pjesë e qeverisë dhe nuk ka pasur asnjë përfshirje në masat për të luftuar pandeminë Covid-19 në vend.

Si rrjedhim, deklaratat e tij nuk pasqyrojnë dhe nuk mund të përshkruhen si pozicioni zyrtar i qeverisë japoneze. Në fakt, Japonia vazhdon të rekomandojë vaksinimin kundër Covid-19.

The post Qeveria japoneze nuk kërkoi falje për vaksinimin anti-Covid appeared first on Faktoje.al.

❌