Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ “Koncesioni i Sterilizimit”, pyetet ish-zëvendësministri Rrjepaj

Është zhvilluar këtë të premte Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. I pranishëm në këtë Komision është edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj i cili ka dhënë shpjegime për koncesionin e sterilizimit.

Rrjepaj tha se janë një sërë elementësh që përbëjnë projektin, që quhet sterilizim, ndërsa ka dhënë detaje në këtë Komision lidhur me procesin.

Në fjalën e tij ish-zv.ministri Shëndetësisë ka kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.

“Kam një koment të shkurtër. Besoj se hetimi duhet të jetë në përputhje me objektin. Të thuash që po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizimi është një shkurtim gjuhësor është një lejim i objektit të këtij projekti dhe ka ardhur si devijim i këtij projekti. Kur themi sterilizimi të nënkuptojmë një projekt i cili ka objektin e vet dhe ofrimin e veshjeve një përdorimshe, pacientin, shtratin dhe administrim e repartit qendror të sterilizimit. Sterilizimi është një nën komponentë e komponentes. Më pas vjen kategorizimi në asetet.”-ka thënë ai.

 

‘Sterilizimi’| Dëshmon ish-zv.ministri: S’jam në dijeni të të gjithë masterplanit

By: rom ario

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin e Posaçëm hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë fjalës së tij, Rrjepaj tha se nuk ishte në dijeni të të gjithë masterplanit, por vetëm të atij për repartin qëndror të sterilizimit në QSUT.

Ai shtoi se projekti për repartin qëndror të sterilizimit në QSUT është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

“Unë nuk jam në dijeni të të gjithë masterplanit. Unë jam në dijeni të projektit për repartin qëndror të sterilizimit, të cilin e kam marrë. Në lidhje me memon që iu më thoni unë nuk ka kam parë në atë kohë, por më vonë.

Jam në dijeni të projektit është bërë për repartit qëndror të sterilizimit, në lidhje me investimin që është bërë aty dhe për atë që ajo përfaqëson. Është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

Unë jam në dijeni të masterplanit për QSUT, për repartin qëndror të sterilizimit dhe në studimin që është bërë keni edhe informacion për 7 hidroklavat që ju përmendët. Në të njëjtën kohë që ekzistonin edhe hidroklavat në spitalet rajonale, ne kishim dhe kontrata me operatorë privatë, pra tregonte që nuk plotësonte nevojat”, tha Rrjepaj.

Kujtojmë se Rrjepaj është mes 9 të pandehurve të akuzuar nga SPAK për dosjen e ‘Sterilizimit’.

Tre prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Konkretisht ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Dy të tjerë janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 4 personat e tjerë, janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Sterilizimi’| Dëshmon ish-zv.ministri: S’jam në dijeni të të gjithë masterplanit appeared first on Euronews Albania.

❌