Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

3 të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi denoncon në Polici

By: rom ario

Përgjegjësi i një qendre sociale në Elbasan ka denoncuar në Polici se ditën e djeshme janë larguar nga ambientet e kësaj qendre 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar).

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas kallëzimit po vijon puna në terren për gjetjen e tyre.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post 3 të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi denoncon në Polici appeared first on Euronews Albania.

Denoncimi i Albana Vokshit: Hiqet nga rimbursimi ilaçi i pensionistëve

By: V K

Me anë të nje statusi në rrjeitn social “Facebook”, deputetja e PDAlbana Vokshi, ka denoncuar rastin mbi ilaçin Xarelto, te cilin që nga data 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë.

Vokshi shkraun se Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë), ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ta paguajë.

Ndërsa alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi, e cila zotërohet në përqindje të madhe nga Vilma Nushi, e cila sipas jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…

Statusi i plotë i Vokshit:

se u vonua 4 vjet #LBR – Lista e Barnave të Rimbursueshme 2024???
#Klientelizëm, për të cuar më shumë para në disa xhepa në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Dje mora një mesazh nga një qytetar për heqen e #Xareltos nga alternativë e parë (pra e rimbursueshme 100%). Prej dt 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë…

Pasi u interesova mësova që:

Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet tl paguajë tashmë;

Alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi.

Trimedi zotërohet në % të madhe nga #Vilma #Nushi, e cila jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…

Babëzia ju ka errur sytë!!

Më poshtë mesazhi i qytetarit :

“E nderuar zonja depudete albana jam nje qytetar qe po ju shkruaj me qe jeni kryetare ekomisionit te shendetesis per nje problem me ilacet e rimbursara mqe jam i smundje krdiovaskular dhe kame 7 vite qe perfioj ilacin me 3 diagnoza xtarlto kesaj rralle e kane heq nga rimbursim si mundmi te veprojm me qejemi me nje pencion minimal ju lutemi ngijen zerin ne komision per te zhdukur ket far te keqe qe po na zen frymen.Pershendetje”

The post Denoncimi i Albana Vokshit: Hiqet nga rimbursimi ilaçi i pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Viti i ri shkollor, denoncimi i PD: U mbyllën 295 shkolla 9-vjeçare brenda 9 vitesh

By: D Marku

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka ngritur shqetësime për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Sula paralajmëron se ky vit shkollor po nis me një thellim të braktisjes masive të arsimit, duke përmendur mbylljen e 295 shkollave 9-vjeçare gjatë periudhës 2013-2022, çka përbën 22% të institucioneve arsimore të detyruara në vend.

Sula theksoi se këto të dhëna zyrtare të INSTAT-it, përforcojnë një tablo të zymtë të gjendjes arsimore në vend, që sipas saj përkeqësohet edhe më shumë kur merret parasysh mbyllja e institucioneve të arsimit parashkollor dhe të mesëm të lartë. Ajo identifikoi një sërë faktorësh që, sipas saj, kanë kontribuar në këtë situatë, përfshirë emigrimin e lartë, pagat e ulëta të mësuesve, mungesën e infrastrukturës digjitale dhe financimin e pamjaftueshëm të sistemit arsimor.

Sula gjithashtu e vuri theksin te rënia e rezultateve të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2022, ku nxënësit shqiptarë u renditën ndër më të dobëtët në botë për mendimin krijues. Ajo krahasoi financimin aktual të arsimit me periudhën para viteve 1990, duke kritikuar “Rilindjen” për financimin e pamjaftueshëm dhe përkeqësimin e cilësisë së arsimit.

Në përfundim, Sula premtoi se Partia Demokratike do të punojë për ta rikthyer arsimin në nivelin që i takon dhe për të përmirësuar statusin e mësuesve, duke e shpallur arsimin si prioritet kombëtar. “Është detyrim ligjor, mision profesional dhe human”, theksoi ajo, duke nënvizuar angazhimin e PD-së për të siguruar një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë fëmijët shqiptarë.

The post Viti i ri shkollor, denoncimi i PD: U mbyllën 295 shkolla 9-vjeçare brenda 9 vitesh appeared first on Albeu.com.

❌