Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Panik dhe frikë në ajër! Pasagjerët pësojnë gjakderdhje nga veshët dhe hundët!

By: admin

Pasagjerët në një fluturim të Delta Airlines nga Salt Lake City në Portland të dielën përjetuan momente frike dhe paniku, pasi pësuan gjakderdhje nga hundët dhe veshët. Për pasojë piloti i avionit u detyrua të bënte ulje emergjente.

Shkak dyshohet të jetë bërë një problem presioni në kabinën e avionit. Menjëherë pasi avioni bëri ulje emergjente, kompania e fluturimeve kërkoi falje publike pasagjerëve.

“Ndjeva një dhimbje të papritur në veshin tim të djathtë. Vura dorën në vesh dhe pashë gjak”, tha një nga pasagjerët.

Ndërsa një pasagjere u shpreh se “veshët tanë filluan të na dhembin keq. U gjakosëm nga hundët dhe veshët”.

The post VIDEO/ Panik dhe frikë në ajër! Pasagjerët pësojnë gjakderdhje nga veshët dhe hundët! appeared first on Albeu.com.

❌