Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Peja feston Ditën e Tolerancës Ndërfetare: Bashkëjetesë dhe dialog për paqe

Komuna e Pejës ka organizuar edicionin e VII-të të Ditës së Tolerancës Ndërfetare, një iniciativë e përbashkët me OSCE-në dhe prijësit fetarë të qytetit, për të promovuar vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar në Pejë.

Në këtë edicion, tema qendrore e diskutimeve ishte “Edukimi, Arti dhe Kultura”, në përputhje me frymën e harmonisë ndërfetare që karakterizon komunitetin e Pejës.

Komuna e Pejës ka organizuar edicionin e VII-të të Ditës së Tolerancës Ndërfetare/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet prijësve fetarë, komunës dhe organizatave ndërkombëtare si OSCE-ja, për të mbështetur dialogun ndërfetar dhe për të forcuar ndjenjën e unitetit mes qytetarëve.

Toleranca Fetare/ Foto Komuna e Pejës, Facebook

Kryetari Muhaxheri e theksoi iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare, komunës dhe OSCE-së dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare. Po ashtu, Kryetari Muhaxheri falënderoj OSCE-në për mbështetjen e vazhdueshme, që ka dhënë në sferën e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës”, ka shkruar ndër të tjera Muhaxheri, transmeton Telegrafi.

Toleranca Fetare/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Ndërsa nga ana tjetër, prijësit fetarë përçuan mesazhe të qarta për rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës mes komuniteteve. /Telegrafi/

The post Peja feston Ditën e Tolerancës Ndërfetare: Bashkëjetesë dhe dialog për paqe appeared first on Telegrafi.

❌