Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rihanna së shpejti muzikë të re?

By: user 10

Rihanna thuhet se do të publikojë muzikë të re për herë të parë pas dy viteshpasi ajo u bashkua me artistë të tjerë për të regjistruar një këngë nderimi për Fatman Scoop.

Muzikanti ikonë 56-vjeçar, i cili ishte i njohur në të gjithë globin, vdiq tragjikisht para fansave të tij gjatë një koncerti në Connecticut. Familja e tij tha në një postim në Instagram se “bota humbi një shpirt rrezatues”.

Tani, një numër artistësh, përfshirë Rihanna-n dhe të dashurin e saj ASAP Rocky, janë bashkuar për të nderuar reperin.

Krijuesja e hitit “Umbrella”,e cila e njihte mirë Fatman Scoop, ishte në Red Bus Recording Studios në qendër të Londrës në fillim të kësaj jave duke incizuar vokalin, tha një burim për The Sun. Ata shpjeguan: “Rihanna dhe Scoop e njihnin mirë njëri-tjetrin. Ata kishin bashkëpunuar më parë dhe së fundmi Scoop kishte regjistruar një këngë, Hood Happy, në albumin e ardhshëm të Rocky-t Don’t Be Dumb.

Burimi shtoi: “Pas vdekjes së tij, Rihanna-s dhe artistëve të tjerë iu ofrua shansi për të marrë pjesë në një këngë për të. Ajo e kaloi fillimin e kësaj jave të izoluar në Red Bus Recording Studios”.

Do të jetë hera e parë në gati dy vjet që Rihanna publikon muzikë të re pasi kënga e  saj “Lift Me Up” doli në tetor 2022. Albumi i saj më i fundit “Anti” u publikua në vitin 2016. /Lapsi.al

The post Rihanna së shpejti muzikë të re? appeared first on Lapsi.al.

❌