Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Marrëveshje për emigrantët vetëm me Italinë, Rama “i mbyll derën” Britanisë

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën transferimit të mundshëm të emigrantëve nga shtete të tjera në Shqipëri, përveç Italisë, me të cilën kemi tashmë një marrëveshje.

Nga Brukseli, Rama tha në një prononcim për Euronews, se marrëveshja e Italinë është ekskluzive. “I duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri pa kushte”, tha Rama të enjten.

Deklarata vjen pasi Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Romë me homologen italiane Giorgia Meloni për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për skemën që do të zbatohet mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj, emigrantët që kërkojnë azil në Itali do të dërgohen në kampin e ngritur në Shëngjin në pritje të vlerësimit të aplikimit të tyre, për t’u dërguar më pas në Itali nëse marrin përgjigje pozitive, ose në vendin e origjinës nëse aplikimi refuzohet. “Vendosëm të bëjmë këtë marrëveshje bazuar te ndjenja e përgjegjësisë si fqinj, si europianë”, tha Rama.

Sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të dërgohen deri në 36 mijë azilkërkues në vit. BE nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen. /Telegrafi/

The post Marrëveshje për emigrantët vetëm me Italinë, Rama “i mbyll derën” Britanisë appeared first on Telegrafi.

Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve

Në kantierin e urës mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, ku deri tani janë realizuar mbi 70 për qind e punimeve.

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve. /Telegrafi/

The post Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve appeared first on Telegrafi.

❌