Denoncimi për Agron Xhafajn/ Vendimi për Salianjin në 26 shtator
Në datën 26 Shtator do të jepet vendimi për Ervin Salianjin, deputetin e PD që akuzohet për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin që Albert Veliu bëri për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafajn.
Në dalje të gjykatës, Salianji tha se nuk tërhiqet nga denoncimi pasi përgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë. Sipas Salianjit, prokuroria nuk ka prova se ai i ka dhënë 200 mijë euro Albert Veliut, siç akuzohet. “Cili është krimi që kam bërë unë? Denoncova një trafikant droge që shkoi në burg. E çoi i vëllai i tij. E dëgjuar si më thanë sot? I ke dëmtuar karrierën” u shpreh Salianji para gazetarëve.
Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babale”, kur një ish skafist tha se kishte përgjuar vëllain e ministrit të brendshëm që kontrollonte një linjë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
VIDEO-PERGJIMI/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë
The post Denoncimi për Agron Xhafajn/ Vendimi për Salianjin në 26 shtator appeared first on Lapsi.al.