Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shtohen shërbimet emergjente në QMF-në e Komoranit

Ekipi mjekësor emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran është fuqizuar me katër ekipe të specializuara.

Sipas njoftimit nga Komuna e Drenasit ky përforcim pritet të rrisë kapacitetin e përgjigjes ndaj emergjencave mjekësore, duke përmirësuar shërbimet që u ofrohen qytetarëve.

“Me më shumë ekipe në gatishmëri, qendra do të jetë më e aftë për të menaxhuar situatat e papritura dhe për t’u ofruar ndihmë më të shpejtë pacientëve në nevojë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky hap përbën një përmirësim të rëndësishëm për shëndetin dhe sigurinë e banorëve, duke avancuar ndjeshëm shërbimet e emergjencës dhe se përmes këtij fuqizimi, mundësohet transporti i shpejtë i pacientëve në raste urgjente dhe përgjigje më e shpejtë ndaj thirrjeve për ndihmë emergjente.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, ka thënë se me prezencën e autoambulancës, qendra do të jetë më efektive në ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë reale për banorët e Komoranit dhe rrethinës.

The post Shtohen shërbimet emergjente në QMF-në e Komoranit appeared first on Telegrafi.

❌