Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fatos Nano festoi ditëlindjen, sa vjeç bëri ish-kryeministri

By: V K

Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano, ka lindur më 16 Shtator te vitit 1952 dhe ditën e djeshme ka festuar 72-vjetorin.

Rreth një javë më parë, u mësua se Fatos Nano, ndodhet në spital pasi kishte thyer këmbën, ndërsa pritej që t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrje.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushëkri.

The post Fatos Nano festoi ditëlindjen, sa vjeç bëri ish-kryeministri appeared first on Albeu.com.

Ronela Hajati feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtarja

By: V K

Dita e sotme, përkon me një ditë speciale për këngëtaren Ronela Hajatin. Artistja feston ditën e lindjes, 35-vjetorin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen për mua. Jam shumë krenare për veten time”, – ka shkruar ajo krahas disa fotove që ka ndarë në rrjetin social ‘Instagram’.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)


Për ju që nuk e dinit, Ronela është shenja e Virgjëreshës në horoskop, të cilën e tregon herë pas here në postimet e saj në ‘story’.

Kujtojmë se artistja ka qenë shumë e ngarkuar me projekte dhe koncerte këtë verë, duke u bërë një nga këngëtaret më të kërkuara në klube.

Dalja e parë e Ronela Hajatit në televizion, shënon në moshën 4-vjeçarë në emisione fëmijësh. Që e vogël ka studiuar piano dhe balet, pjesëmarrëse në shumë festivale fëmijësh duke përmendur çmimin e parë në Tetovë, Maqedoni në Festivalin e vitit.

Më pas në moshën 12-vjecare ka qenë e pranishme në spektaklin “Kërkohet një yll”, duke vijuar 6 muaj më vonë si një konkurrentë e Talent-Show-t “Ethet e së premtës mbrëma” dhe arriti të kualifikohej deri në 30 këngëtarët më të mirë, ndonëse ende një fëmijë.

Më pas konkurrente ne “Poleposition”, Top Channel, duke arritur deri në finale. Në moshën 16-vjeçare, pjesëmarrëse në “Star Academy 1” Tv Klan, vlerësohet me cmimin Best Performancë pas 6 muajsh sfida të fituara.

The post Ronela Hajati feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtarja appeared first on Albeu.com.

❌