Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë

By: E.K

Sot në vendkalimin kufitar Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe. Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase. Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski të cilën […]

The post Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë appeared first on FaxWeb.

Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare në Bllacë

By: user 8

Sot në pikën kufitare Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe.

Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Kristjan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve.

Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë”, tha Mickoski.

The post Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare në Bllacë appeared first on Lapsi.al.

VLEN: Do të hetohet skandali i tabelës pa gjuhën shqipe dhe do të prodhohet një të re edhe në gjuhën shqipe

By: admin

Gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta në lidhje me heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, e për këtë ka reaguar koalicioni VLEN, që siç thotë, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, përcjell TV21.

VLEN tha se, tablela tashmë është larguar dhe kanë urdhëruar një kompani që të prodhojë një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. VLEN tutje potencoi se, do të ketë hetim të brendshëm, për siç thanë, për të pare nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike.

“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje”, tha VLEN.

The post VLEN: Do të hetohet skandali i tabelës pa gjuhën shqipe dhe do të prodhohet një të re edhe në gjuhën shqipe appeared first on Albeu.com.

❌