Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trepça eliminohet nga çekët e Nymburkut, por e mbyll Ligën e Kampionëve me kokën lart

Klubi basketbollistik Trepça është eliminuar sot (e premte) nga Liga e Kampionëve pas humbjes që pësuan ndaj ekipit çek Nymburk me rezultat të ngushtë 84-78.

Ishin çekët ata që e nisën më mirë këtë takim duke fituar dy çerekët e parë me rezultat 20-17 dhe 20-18, duke shkuar kështu në pushim me pesë pikë epërsi 40-35.

Në pjesën e dytë të ndeshjes pati një luftë të madhe nga Trepça ndonëse edhe çereku i tretë përfundoi me epërsi miniimale të çekëve me rezultat 21-19.

Çereku i fundit i takimit i takoi mitrovicasve të cilët arritën që ta fitojnë atë me rezultat 24-23 por kjo nuk ishte e mjaftueshme që në fund të merrnin fitoren.

Lojtari më i dalluar në këtë takim për Trepçën ishte Sammy Hunter i cili realizoi 28 pikë, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Malik Johnson që pati 15 pikë dhe Dardan Kapiti me 12 sosh.

Në ndërkohë tek ekipi kundërshtar lojtarët më të dalluar ishin Christian Bishop me 15 pikë dhe Tylan Birts që shtoi 14 të tjera.

Kjo humbje pra ishte fundi i aventurës së Trepçës në Ligën e Kampionëve dhe tani do t’i vazhdojë garat në kompeticionin tjetër të FIBA Europe Cup./Telegrafi/

The post Trepça eliminohet nga çekët e Nymburkut, por e mbyll Ligën e Kampionëve me kokën lart appeared first on Telegrafi.

❌