Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas shumë përpjekjeve, Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit

By: gaze tare

Ish-reperi Feronit Shabani i njohur si “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e ka edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

Sipas këtij vendimi, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin. Pas kësaj Fero ka publikuar video teksa shihet i lumtur pranë vajzës së tij Ninës.

@iconstyle.media Pas shumë kërkesave, reperi Fero takohet me vajzën Nina❤ #fero #arbenitaismajli #foryou #for ♬ original sound – ICONSTYLE

Fero, para disa ditësh ishte bërë lajm në media për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij. Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë. (lexo ketu)

The post Pas shumë përpjekjeve, Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit appeared first on iconstyle.al.

❌