Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kategoria e Parës/ “Frenon” Besa, Vora i afrohet “Verdhezinjve”, Erezeni thellon krizën

Ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë kanë sjellë edhe ndalesën e parë të Besës e cila deri tani kishte qenë e pagabueshme. Në javën e pestë, skuadra e Mirel Josës është ndalur përballë Lushnjës në një barazim pa gola mes dy skuadrave.

Kjo ka ndihmuar Vorën që t’i afrohet skuadrës që mban vendin e parë, pasi goli i shënuar që në minutat e parë nga Avdiu në ndeshjen kundër Korabit, ka mjaftuar për të marrë pikët e plota në këtë transfertë të komplikuar.

Një duel i luftuar mes dy skuadrave që luajnë për mbijetesën ishte ai mes Pogradecit dhe Erzenit, i zgjidhur me një gol në shtesë nga Panadiç i cili i dha tre pikët liqenorëve, ndërsa fundosi edhe më shumë shijakasit që janë me 0 pikë pas 5 ndeshjesh.

Kastrioti ndërkohë ka bërë një hap të rëndësishëm në renditje teksa ka mundur Burrelin, për të qenë më i qetë larg zonës së ftohtë të klasifikimit. /i.m /abcnews.la

Kategoria e Parë/ Besa ndalet pas 4 fitoreve radhazi, Erzeni në kaos total

By: armand

Ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë kanë sjellë edhe ndalesën e parë të Besës e cila deri tani kishte qenë e pagabueshme. Në javën e pestë, skuadra e Mirel Josës është ndalur përballë Lushnjës në një barazim pa gola mes dy skuadrave. Kjo ka ndihmuar Vorën që t’i afrohet skuadrës që mban vendin e […]

The post Kategoria e Parë/ Besa ndalet pas 4 fitoreve radhazi, Erzeni në kaos total appeared first on BoldNews.al.

Kategoria e Parë/ Besa humbet pas 5 javëve, kurse me një triumf minimal për Vorën dhe Pogradecin

By: redi

Këtë të shtunë janë luajtur sfida të tjera për Kategorinë e Parë. Besa pësoi ndalesën e parë pas pesë javëve kampionat. Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Lushnjës, në një ndeshje shumë të luftuar. Pavarësisht barazimit, verdhezinjtë mbeten në vendin e parë me 13 pikë, 1 pikë më shumë se Vora e vendit të dytë. Këta të fundit morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Korabit…

Source

❌