Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve?

By: D Marku

Psikologia Graciela Mana tregoi se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.

Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.

“Sistemi biologjik i individit është i ndryshëm në përdorimin e substancave. Rastet e këtyre drogave të reja janë më të vështirat për t’u menaxhuar për shkak të humbjes së koshiencës, kokaina, heroina koshienca është prezente, nuk flasim për mbidozim.

Reagimi varet nga toleranca e organizmit të individit. Me kalimin e kohës shtohet toleranca, duhen doza më të larta për të arritur efektin që duan, për shemull euforia.

Doza është e ndryshme në varësi të tolerancës”, shpjegoi psikologia në emisionin Review në Euronews Albania.

The post Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? appeared first on Albeu.com.

Lëndë narkotike si personazhe vizatimorë, arrestohet një person për drogën sintetike që vinte me postë nga Serbia

By: user 11

Drogë sintetike në formën e personazheve vizatimorë që vinte me postë nga Serbia drejt Shqipërisë është zbuluar nga policia. Mësohej se trafikantët e maskonin lëndën narkotike në formën e një puzzle për fëmijë. Policia ra në gjurmë të këtij rrjeti pas muajsh hetime që u finalizuan me arrestimin e 25 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve.

Përveç 350 dozave të drogërave sintetike gjatë këtij operacioni policia sekuestroi dhe 1.8 kg kokainë dhe 18 kg kanabis.

Pavarësisht operacioneve të njëpasnjëshme që godasin rrjetet e shpërndarësve të drogës fenomeni vijon të qëndrojë.

Shpërndarësit e lëndës narkotike lëvizin të kamufluar si shpërndarës ushqimesh dhe picash, postierë dhe herë të tjera dhe si taksistë.

The post Lëndë narkotike si personazhe vizatimorë, arrestohet një person për drogën sintetike që vinte me postë nga Serbia appeared first on Lapsi.al.

Dron, lëndë narkotike dhe dy telefona brenda burgut të Peqinit/ Drejtori i Burgjeve urdhëron kontrolle të rrepta nëpër qeli

By: V K

Gjate natës, Grupi i Forcave Speciale, ka ushtruar kontrolle në zonën e Peqinit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u zbulua se me anë të një droni janë futur në burgun e Peqinit një sasi droge dhe telefonë e aksesorët përkatës.

Po punohet për zbulimin dhe identifikimin e grupit kriminal, qe ka zgjedhur metodën e përdorimit te dronit për futjen e sendeve të paligjshme në burgje.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së enjtes, ndërsa kanë qenë policët e shërbimit të kullave të vrojtimit, ata që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë pikasur edhe zonën ku po fluturonte.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka shkuar vetë në burgun e Peqinit, ku edhe urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli dhe rritjen e masave të kontrollit dhe rritje të vigjilencës së kontrollit edhe nga ajri, pas konstatimit të dy rasteve të fundit të fluturimit të dronëve në hapësirën e burgjeve të Burrelit e Peqinit. Kujtojmë se më 8 shtator, një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 2 Iphone, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.

The post Dron, lëndë narkotike dhe dy telefona brenda burgut të Peqinit/ Drejtori i Burgjeve urdhëron kontrolle të rrepta nëpër qeli appeared first on Albeu.com.

❌