Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Asnjë fitore në gjashtë javët e para të Superiores, Armando Cungu jep dorëheqjen nga stoli i Laçit

Pas javës së gjashtë renditeshin në vendin e fundit me vetëm tre pikë, pas tre humbjeve dhe tre barazime.

Kjo është pasqyra e skuadrës së Laçit këtë sezon, me “Bardhezinjtë” që u mundën sërish pasditen e kësaj të shtune, kësaj here nga Skënderbeu dhe menjëherë pas këtij rezultati, tekniku Armando Cungu ka njoftuar largimin nga klubi, në konferencën për mediat.

Ish-tekniku, tashmë, i “kurbinasve” ka vënë fokusin në gjykimin tendecioz kundër ekipit të tij në fushën e blertë, teksa shton se është trajner që kalon ture në Evropë dhe nuk lufton për mbijetesën.

“Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin, por është e pamundur të jem më për mbijetesë.

Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që m’u duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.

Nuk dua të diskutoj rastin e penalltisë, por është faull 100% ndaj lojtarit tonë në mesfushë si në disa raste të tjera të tilla. Te momenti i penalltisë që gjuhet, Korça gjen mundësinë që të shoqërojë portierin tonë e ne rrimë e shohim. Kjo nuk është nevoja që një trajner t’ia bëjë të ditur sportistëve, por kjo është situata.

Nuk është deklaratë emotive, është e sinqertë. E kam kërkuar largimin prej dy javëve për të qenë i sinqertë. Nervat ishin momentale gjatë lojës, por tani jam i qetë. Nuk e di pse, është e pamundur, pothuajse grupi i plotë i lojtarëve… Kjo është ndeshja e tretë radhazi që penalizohem me të verdhë, është turp se nuk jam person problematik. Kam luajtur 15 vite si futbollist e kam marrë vetëm një karton.

E për çfarë i marr? Për të drejtat tona. Kemi tre lojtarë me thyerje e trauma me Partizanin, protestojmë për të drejtën tonë dhe marrim të verdhë. Ndërsa edhe pse kundërshtarët ndonëse luajnë në mënyrë brutale, nuk marrin penalitete. Kjo është lojë nervash, unë nuk kam më nerva për lojëra të tilla.

Është një ekip i ri, me problemet e veta. Do të vijë ekipi gradualisht, nuk kam mundësi, ndoshta edhe shëndetësore për arsye stresi që të përballoj. Nuk jam trajner të vë emrin në listë për turp në futbollin shqiptar, për të hedhur ekipin në të dytën. Kam qenë në krye të tabelave, kam kaluar ture si askush më parë në Europë, duke fituar Kupa e Superkupa, në luftë për të fituar trofe. Por nuk mund të vazhdoj më, më vjen keq”,- u shpreh Cungu për mediat pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Skënderbeu rikthehet te fitorja, Bismark e Vasquez sigurojnë 3 pikët ndaj Laçit

Pas dy humbjeve u rikthyen te fitorja.

“Bardhekuqtë” e Skënderbeut kanë hedhur pas krahëve dy humbjet ndaj Teutës e Dinamos duke arritur një fitore të madhe, ndaj “Bardhezinjve” të Laçit, me tabelën e rezultatit që mbante shifrat 2-1, pas përfundimit të kohës së rregullt.

Një gol në secilën pjesë nga Lucho Vazquez e Bismark mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës së Ivan Gvozndenovic, pavarësisht golit të Indrit Prodanit që barazoi lojën për vetëm pak çaste në minutën e 70’-të.

Falë kësaj fitoreje Skënderbeu ngjitet në vendin e pestë të tabelës, ndërsa Laçi mbetet ende në vendin e fundit e fundit me tre pikë, teksa ende nuk kanë gjetur fitoren e parë për këtë sezon. /i.m /abcnews.al

❌