Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjedhjet 2025/ Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kryetarin e ri të degës së PD-së

By: user 11

Demokratët e diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë gjatë ditës së sotme. Pas përfundimit të votimit në anëtar një votë, fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave.

Gjatë procesit të votimit të pranishëm nga PDSH ishte Albana Vokshi, si dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.

The post Zgjedhjet 2025/ Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kryetarin e ri të degës së PD-së appeared first on Lapsi.al.

❌