Përplasi për vdekje me Jet Ski kunatin, lirohet kundrejt garancisë pasurore i riu
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella, i cili më 18 gusht të këtij viti shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Velipojë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.
Mësohet se 20-vjeçari ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore, ndërsa Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përplasen teksa lundronin me jet ski dy italianë në Velipojë, një i plagosur
- VIDEO| Vrasja e dyfishtë në Velipojë, pamje nga momenti i zanafillës së krimit
The post Përplasi për vdekje me Jet Ski kunatin, lirohet kundrejt garancisë pasurore i riu appeared first on Euronews Albania.