Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lando Norris fiton në Singapor, pas tij Verstappen e Piastri

By: gaze tare

Lando Norris me McLaren triumfoi në çmimin e madh të Singaporit, në garën e 18-te sezonale në Formula 1 . Piloti britanik siguroi fitoren e tretë në karrierë, teksa e nisi garën në pistën e “Marina Bay” nga pozita e parë. Norris la thuajse 21 sekonda pas kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen me Redbull. Edhe pse ka disa gara radhazi që nuk arrin të fitojë, holandezi është në krye të renditjes me pikë.

Edhe këtë vit Max nuk mundi të thyejë “mallkimin”, teksa nuk ka fituar asnjëherë në këtë pistë. Në podium edhe Oscar Piastri me McLaren tjetër. Pas 62 xhirove, vendin e katërt e siguroi Russell me Mercedes, duke lënë pas Charles Leclerc të Ferrarit. Më pas Hamilton, Sainz, Alonso, Hulkenberg dhe Perez. Formula 1 rikthehet me 20 tetor me Çmimin e Madh të SHBA-së./REFORMA

The post Lando Norris fiton në Singapor, pas tij Verstappen e Piastri appeared first on iconstyle.al.

Norris dominoi ndaj Verstappen në “Singapore GP”

Britaniku Lando Norris konvertoi “pole position” në fitore në “Singapore Grand Prix”, 20 sekond përpara Max Verstappen duke reduktuar akoma më shumë distancën në klasifikimin e pilotëve.

Në garën e transmetuar në Euronews Albania dhe IN Radio, Norris theu tabunë e nisjeve të dobëta duke lënë pas Verstappen në kthesën e parë. Veprim që e ndihmoi të rriste diferencën dhe të zhvillonte një garë të tërën individuale.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur shpejtësisë së Norris, Verstappen administroi vendin e dytë përpara Oscar Piastri’t që rekuperoi vendin e 5’të në start. Klasifikimi i dobët i Sergio Perez do të thotë një diferencë e rritur nga McLaren ndaj Red Bull në botërorin e konstruktorëve.

Piastri qëndroi jashtë më shumë se kushdo tjetër, strategji që e ndihmoi të linte pas rivalët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell. Gjë që Charles Leclerc tentoi por nuk e realizoi dot në fundin e garës. Leclerc parakaloi relativisht lehtë Hamilton por ishte i pafuqishëm ta përsëriste ndaj Russell.

Ndërkohë Carlos Sainz rekuperoi aksidentin e Provave Zyrtare duke u renditur në vendin e 7’të. Fernando Alonso mori disa pikë për Aston Martin me vendin e 8’të ndërsa Nico Hulkenberg i dha Haas arësye për të festuar kur e mbylli garën në vendin e parafundit përpara Perez që eleminimin e sesionit të dytë kualifikues e la pas me një pikë në garë.

Franco Colapinto iu shtoi paraqitjeve impresionuese në Itali dhe Azerbaixhan një vend të 11, pak sekonda larg Perez duke lënë pas rivalët Yuki Tsunoda, Esteban Ocon, dhe Lance Stroll. Në fund Daniel Ricciardo vendosi xhiron më të shpejtë duke i marrë një pikë Norris që uli diferencën nga 59 në 52 pikë me Verstappen.Ndërsa McLaren largohet nga Singapore me 41 pikë më shumë se Red Bull për konstruktorët.


LEXONI GJITHASHTU:

The post Norris dominoi ndaj Verstappen në “Singapore GP” appeared first on Euronews Albania.

❌