Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shenjat që tregojnë se niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët

By: gaze tare

Ndonëse sëmundja e diabetit është më e njohura dhe e përhapura për sa i përket niveleve të sheqerit në gjak edhe e kundërta e saj ekziston.

Hipoglicemia është sëmundja që prek gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak, duke i ulur ato poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit.

Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta duke filluar që nga diabeti vetë.

Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjne kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin më shumë nga sa duket nivelet e sheqerit në trupin e tyre.

Gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera që nuk lidhen aspak me diabetin mund ta shkaktojnë këtë problem.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguara disa nga simptomat më të zakonshme që sheqeri i ulët në gjak shkakton.

Simptomat e Hipoglicemisë

Kjo sëmundje ndahet në dy faza ku e para shfaqet pak orë pasi keni ngrënë ndërsa e dyta pasi keni marrë ndonjë ilaç.

Disa nga simptomat që mund të ndjeni në lidhje më këtë problem janë:

Uria e tepërt

Dridhje të trupit pa shkak

Ankth

Djersitje

Zverdhje e fytyrës

Rrahje të çrregullta zemre

Pagjumësi

Marramendje

Irritim

Teksa kjo gjendje e trupit avancon mund të ndeni edhe simptoma më të rënda siç janë gjendja e të fikëtit, turbullimi i shikimit apo konfuzimi i mendimeve.

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën prej tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia.

Kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

The post Shenjat që tregojnë se niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët appeared first on iconstyle.al.

❌