Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidenti Begaj takim me Lordin britanik Stuart Peach, zbardhen temat e diskutimit

By: rom ario

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një njoftimi Presidenca bëri të ditur se biseda mes tyre u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

Po ashtu bëhet me dije se rëndësi në bisedë iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

Presidenca bën të ditur gjithashtu se një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj shprehu për kontributin britanik të dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

Biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

Gjithashtu, ndryshimet e reja në strukturat evropiane u vlerësuan si një mundësi për përfitim nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Shqipërisë i shprehu Lordit Peach mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, për forcimin e stabilitetit rajonal, atë të institucioneve demokratike dhe ndihmën për trajtimin e sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj shprehu për kontributin e dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Begaj takim me Lordin britanik Stuart Peach, zbardhen temat e diskutimit appeared first on Euronews Albania.

❌