Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Doja Cat zbulon nëse është fejuar me aktorin

By: user 10

Doja Cat mohoi se ishte fejuar me aktorin e “Stranger Things”, Joseph Quinn pasi ajo u shfaq me një unazë në dorën e saj të majtë gjatë performancës së saj në Festivalin e Muzikës iHeartRadio të shtunën mbrëma në Las Vegas.

“Jo, nuk jam fejuar. Është një unazë nga David Yurman e cila nuk ka asnjë gur në të” shkroi këngëtarja e “Paint the Town Red” në Twitter dhe e fshiu postimin herët në mëngjesin e së dielës.

 

Thashethemet e fejesës filluan të dalin në sipërfaqe pasi një video e Doja u bë virale. Ndërsa performonte hitin e saj “Agora Hills”, ajo ndaloi dhe zgjati dorën, duke treguar një unazë në atë gisht.

“Omg doja cat dhe joseph quinn u fejuan”, shkroi një përdorues në Twitter. “Nuk di çfarë të mendoj, nuk mendoj se ajo është fejuar ka kaluar një muaj”, shkroi një fans tjetër.

Muajin e kaluar, Doja doli publikisht me lidhjen e saj me Quinn  kur u panë të afërt gjatë një shëtitje në Londër.

Sipas fotove të marra nga blogu i thashethemeve DeuxMoi, muzikantja “Say So” u pa duke vendosur kokën në shpatullën e aktorit të “A Quiet Place: Day One” teksa po festonin në Dingwalls.

Dy vjet më parë, interesimi i artistes për Quinn u bë publik nga aktori i “Stranger Things”, Noah Schnapp, kur ai postoi mesazhet private mes tij dhe këngëtares “Kiss Me More” për publikun.

Në mesazhe, Doja e pyeti Schnapp – i cili ishte 17 vjeç në atë kohë – nëse aktori kishte një të dashur përpara se ai ti dërgonte  llogarinë e shokut të tij të aktorit në Instagram.

 

The post Doja Cat zbulon nëse është fejuar me aktorin appeared first on Lapsi.al.

❌