Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kate Middleton shfaqet në publik pas përfundimit të kimioterapisë

By: user 10

Kate Middeleton është shfaqur dje për herë të parë në publik, pasi njoftoi se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë.

Princesha e Uellsit ishte bashkë me princin William dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore në një ceremoni që u mbajt në kishën Crathie Kirk pranë kalasë Balmore në Skoci.

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas

Kate u fotografua e ulur si pasagjere pranë bashkëshortit William, në makinën që drejtohej nga ky i fundit. Ajo mbante një kapele në ngjyrë jeshile të errët me pupla, një pallto kafe me kuadrate, ndërsa princi ishte  veshur me një kostum të errët.

Pjesëmarrja në kishë shënon edhe zyrtarisht daljen e parë publike të Kate, pasi ajo njoftoi në fillim të këtij muaji se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë, për të kuruar në kohë diagnozën e kancerit.

“Ndërsa vera përfundon, nuk mund t’jua them se sa e çliruar ndihem që kam përfunduar trajtimin e kimioterapisë. Nëntë muajt e fundit kanë qenë të vështira për familjen tonë. Jeta mund të ndryshojë në një moment dhe ti duhet të gjesh një mënyrë për të tejkaluar stuhitë dhe rrugët e panjohura. Rrugëtimi i kancerit është i ndërlikuar, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë, veçanërisht për ata që janë pranë teje”.

The post Kate Middleton shfaqet në publik pas përfundimit të kimioterapisë appeared first on Lapsi.al.

❌