Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Denoncimi i Salianjit: Janë paguar 600 mijë euro në vit për një shef komisariati

By: V K

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën ndaj krimit dhe pushtetit kriminal, pas seancës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ai tregoi detaje mbi çështjen për të cilën ai është thirrur në Prokurori, teksa u shpreh se për Fatmir dhe Geron Xhafën, është futur një dokument i ri, për të justifikuar vijimin e procesit.

”Keni dëgjuar ju që paguhej për një shef komisariati 600 mijë euro, për ta mbajtur, në vit”?– u shpreh Salianji.

A e dini se çfarë kanë bëre sot në Gjykatën e shkallës së parë?

Kanë futur një dokument për të justifikuar vijimin e procesit, sepse nuk mund të ishte as procesi i pambyllur hetimi për trafik droge.

Pse u bë gjithë kjo? E gjithë kjo u bë që të mos bëhej hetim i ri ndaj Geron dhe Fatmir Xhafës.

Po bëhen 7 vite nga momenti i denoncimit dhe Fatmir Xhafa për shkak të lidhjeve që ka me sistemin e drejtësisë dhe për shkak të lidhjeve që ka në sistemin e drejtësisë dhe për shkak të presionit politik që përdor Edi Rama, nuk ka hetim pasuror.

Çdo njeri që ka një familjar të dënuar për trafik droge i bëhet hetim pasuror nga fillimi deri në fund.

I keni parë se si bëjnë ata për drejtuesit e opozitës?

Po për Fatmir Xhafën pse nuk ka hetim? E thotë dot njeri?

Po nga ana tjetër, pse nuk ka hetim për trafik droge?

Sepse nëse do të kisht një hetim për trafik droge dhe nuk do e dërgonin në burg, do dilnin kontaktet me të.

Keni dëgjuar ju që paguhej për një shef komisariati 600 mijë euro, për ta mbajtur, në vit”? – tha Salianji.

“Pra të gjitha këto nëse do ju behëshin, do dilte një kalbësirë sistemi sepse ende nuk e kishin kontrollin e plotë ndaj ish prokurorisë së krimeve të rënda”, shtoi më tej ai.

The post Denoncimi i Salianjit: Janë paguar 600 mijë euro në vit për një shef komisariati appeared first on Albeu.com.

Shpërthimet gjatë nxjerrjes së gurit në Dimal dëmtojnë banesat e zonës

Disa shpërthime të një pas njëshme janë dëgjuar pas mesnatës së të premtes në fshatin Pashalli, të Bashkisë Dimal, në Qarkun e Beratit. Banorët e zonës u përballën në mëngjes me ndrojtje pluhuri në fshat, ndërsa në pesë banesat më të afërta të një subjekti të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit, u konstatuan dëmtime. Pranë […]

The post Shpërthimet gjatë nxjerrjes së gurit në Dimal dëmtojnë banesat e zonës appeared first on Reporter.al.

I mituri shqiptar denoncohet nga turistja kanadeze për përdhunim, arrestohet nga autoritetet greke

By: user7

Dy të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, janë arrestuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se 16-vjeçari shqiptar dhe 18-vjeçari nga Bullgaria janë denoncuar nga një turiste 26-vjeçare kanadeze për përdhunim.

Sipas mediave greke, 26-vjeçarja ka denoncuar në polici se në orët e para të së dielës është përdhunuar në zonën e qendrës tregtare nga të rinjtë, të cilët janë arrestuar menjëherë. Të rinjtë pritet të paraqiten në prokurori mesditëm e sotme, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga policia e Korfuzit.

The post I mituri shqiptar denoncohet nga turistja kanadeze për përdhunim, arrestohet nga autoritetet greke appeared first on Lapsi.al.

❌