Qëlluan me armën e shërbimit ndaj një makine, 1 polic në kërkim, 2 detyrim paraqitje
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për një efektiv të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe detyrim paraqitjeje për dy të tjerë.
Përmes një njoftimi AMP bën me dije se më 8 mars, gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, këta punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe gjatë veprimeve policore, në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet.
Në vijim, krahas mos-raportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.
AMP ka ekzekutuar vendimin e kësaj Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal për punonjësit e policisë, efektivë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”:
Inspektor Rezart Berberi, 34 vjeç, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kallëzim i rremë”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij;
Inspektor Elton Dokollari, 46 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
Inspektor Florian Zeneli, 37 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bashkëpunonte me grupet kriminale, AMP arreston kryekomisarin në Gjirokastër
- Mori 1 mijë euro për pushimin e një çështje, në pranga oficerja e Policisë Gjyqësore
The post Qëlluan me armën e shërbimit ndaj një makine, 1 polic në kërkim, 2 detyrim paraqitje appeared first on Euronews Albania.