Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Abuzime me çmimet në tregjet në Elbasan| Blerësit kanë rënë, çmimet janë rritur

By: rom ario

Çmimet e produkteve të shportës po shënojnë rritje në këtë fillim vjeshte në qytetin e Elbasanit.

Qytetarët tregojnë për Euronews Albania se rritja vjen si pasojë e abuzimeve pasi asnjë institucion nuk i kontrollon tregëtarët. Ata vënë në dukje faktin se pagat e tyre apo pensionet nuk janë rritur, dhe kjo gjë e bën të vështirë blerjen e produkteve që dëshirojnë.

“Unë 99 mijë lekë marr, çfarë të ha unë? Të paguaj dritat, ujin. Kemi ndihmë nga fëmijët, eh ata fëmijë po na mbajnë. Blejmë kryesisht fasule, patate, domate. Produkte e tjera më te shtrenjta? Mishin se njofim fare”, tha një burrë.

“Unë jam pensionist, mezi përballojmë gjërat elementare. Mishi nuk meret, djathi nuk meret, gjalpi e ç’janë këto të gjitha janë shumë të shtrenjta. Jo nuk i mbyll dot, unë kam një veçori se kam qenë ushtarak dhe pensionin e marr içik të lartë, por ime shoqe merr 97 mij lekë. U premtua që do bënte një rritje te ndjeshme pensioni, por kur erdhi puna asgjë”, tha një tjetër i moshuar.

Vështitësitë me të mëdha i hasin ata që marrin asistencë apo ndihmë ekonomike.

“Shumë të larta. Dhe unë me asistencë që marr 37 mijë lekë, ça do të bëj me ato, s’ma vlen rruga jo të blesh gjëra”, tha një grua.

“Me borxhe, ndonjë familjar që na ndihmon, se ndryshe nuk ja dalim dot. Të shtrenjta janë shumë të shtrenjta, ça të bësh. Nga pak ku të gjejmë gjëra me lirë, ca janë këto gjërat e shtrenjta as nuk i njohim. Për pensionet ka thënë që në Prill që do e rrisi në tetor e kur erdhi puna asgjë nuk bëri”, tha një tjetër grua.

Veç konsumatorëve, në Elbasan vështirësi hasin edhe tregtarët të cilët thonë se u ka rënë puna dhe s’kanë blerës. Ata e justifikojnë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës me faktin se mallrat vijnë nga importi dhe kanë kosto më të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzime me çmimet në tregjet në Elbasan| Blerësit kanë rënë, çmimet janë rritur appeared first on Euronews Albania.

❌