Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kërkesa për degët prioritare| Mësuesia, matematika e kimia, rritje të regjistrimeve

By: rom ario

Degët me prioritet kombëtar, këtë vit të ri akademik, do të kenë më shumë studentë të regjistruar. Riogranizmi që fakultetet i kanë bërë degëve, ka sjellë një rritje të kërkesave.

“Kemi një ecuri të mirë tek mësuesia, mbi 8.8%, programet 2-vjeçare patwn një numër të mirë aplikimesh, janë afruar pranë tregut të punës… bënë disa kombinime, kemi fizikën e përgjithshme dhe atë kompjuterike, matematikw me shkenca kompjuterike, kimi…fizika ka një numër mbi 20 maturantë, kimia ka një ecuri rreth mbi 50 maturantë…matematika mbi 70 maturante…”, tha Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar.

Këtë vit të ri akademik, nuk ka degë që rrezikojnë të mbyllen, sa i takon kryeqytetit. Deri më tani rreth 82% e maturantëve janë regjistruar në një nga degët e universiteteve, duke ezauruar pothuajse plotësisht kuotat e degëve më të preferuara nga të rinjtë si ato të Mjekësisë dhe Teknologjisë.

“Degët prioritare regjistrohen në raundin e dytë, është balancimi ndërmjet dëshirës dhe realitetit kur shumë maturnatë për të kapur degë shumë të mira”, tha Xhelaj.

Me 21 shtator u mbyll faza e dytë e aplikimit për maturantët në universitetet në portalin UAlbania, ndërsa regjistrimet për këtë fazë nisin më 28 shtator deri më 7 tetor. Maturantët të cilët nuk janë regjistruar në fazën e parë dhe të dytë, mund të regjistrohen në fazën e fundit duke shkuar fizikisht pranë universiteteve. Numri i maturantëve të regjistruar pritet të arrijë mbi 21500 që do të ndjekin studimet në universitetet tona.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkesa për degët prioritare| Mësuesia, matematika e kimia, rritje të regjistrimeve appeared first on Euronews Albania.

❌