Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shtohen truprojat për politikanët në Gjermani, çfarë thotë shefi i Policisë Fedrale

By: rom ario

Agjencia policore e Gjermanisë që kujdeset për sigurinë e politikanëve më të lartë të vendit ka deklaruar se do të rrisë numrin e truprojave përpara mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme kombëtare, për shkak të rritjes së kërcënimeve si brenda edhe jashtë vendit.

Shefi i Policisë Kriminale Federale, Holger Mynh tha për gazetën lokale “RND” se dikasteri i tij ka aktualisht mbi 500 truproja, por planifikon të shtojë 100 vitin e ardhshëm dhe 100 të tjerë në vitin pasardhës.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e rrezikut në vend, por edhe me rreziqet që vijnë nga jashtë si luftërat në Ukrainë dhe në Gaza”, deklaroi Mynh.

Dikasteri i drejtuar nga Mynh, i njohur si BKA, është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve të nivelit të lartë, mes të cilëve presidenti Frank Valter Shtajnmajer, kancelari Olaf Sholc, ministrat e qeverisë federale dhe ligjvënësit udhëheqës në Parlamentin gjerman.

Në tërësi, kërcënimi ndaj politikanëve federalë është rritur vazhdimisht për shkak të rritjes së ekstremizmit të krahut të djathtë dhe atij islamik, por edhe për shkak të sulmeve hibride të Rusisë ndaj Perëndimit.

“Nëse shohim zhvillimet e këtij viti mund të vëmë re një rritje domethënëse të numrit të krimeve ndaj zyrtarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur krahasuar me vitin e kaluar. Mund të shohim gjithashtu se polarizimi vazhdon të rritet dhe se krimet po kryhen gjithnjë e më shumë nga e majta”, tha më tej Mynh.

Ai saktësoi se që nga fillimi i majit deri në fund të korrikut janë konstatuar 18 raste agresionesh fizike dhe sulme me zjarr ndaj anëtarëve të partisë ekstremiste të djathtë AfD dhe asaj të Gjelbër. “Situata është shumë e tensionuar dhe në të ardhmen mund të bëhet edhe më keq”, shtoi Mynh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtohen truprojat për politikanët në Gjermani, çfarë thotë shefi i Policisë Fedrale appeared first on Euronews Albania.

❌