Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Drejtësi shqiptare në Europa League: Juxhin Xhaja arbitron sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg

By: user 2

Të mërkurën starton faza e grupeve e formatit të ri të Europa League, me një renditje të vetme dhe pjesë e saj, përveç futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e tjera të kontinentit do të jenë edhe arbitrat. Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e kryesorit Xhaja, jo vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore”, por edhe në kompeticionet europiane kur është thirrur në çështje nga UEFA, ka bërë që ai të marrë vlerësimin nga qeveria europiane e futbollit. Një ndeshje delikate që i është besuar jo vetëm arbitrit Xhaja, por edhe asistentëve të tij po nga Shqipëria. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentë në këtë takim që luhet në Holandë, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur si arbitër i katërt.

Lexo më tej: Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: katër arbitra shqiptarë, kryesor Jorgji, gjykojnë në grupet e Champions League

Asisetenca teknologjike do të vijë përmes anglezit, Stuart Attëell. Pikërisht, 41 vjeçari do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesorit Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes. Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

The post Drejtësi shqiptare në Europa League: Juxhin Xhaja arbitron sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg appeared first on Lapsi.al.

❌