Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Drejtësi shqiptare në Europa League: Juxhin Xhaja arbitron sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg

By: user 2

Të mërkurën starton faza e grupeve e formatit të ri të Europa League, me një renditje të vetme dhe pjesë e saj, përveç futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e tjera të kontinentit do të jenë edhe arbitrat. Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e kryesorit Xhaja, jo vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore”, por edhe në kompeticionet europiane kur është thirrur në çështje nga UEFA, ka bërë që ai të marrë vlerësimin nga qeveria europiane e futbollit. Një ndeshje delikate që i është besuar jo vetëm arbitrit Xhaja, por edhe asistentëve të tij po nga Shqipëria. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentë në këtë takim që luhet në Holandë, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur si arbitër i katërt.

Lexo më tej: Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: katër arbitra shqiptarë, kryesor Jorgji, gjykojnë në grupet e Champions League

Asisetenca teknologjike do të vijë përmes anglezit, Stuart Attëell. Pikërisht, 41 vjeçari do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesorit Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes. Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

The post Drejtësi shqiptare në Europa League: Juxhin Xhaja arbitron sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg appeared first on Lapsi.al.

Drejtësi shqiptare në grupet e Europa League/ Juxhin Xhaja do të gjykojë ndeshjen Alkmaar-Elfsborg

By: Re Nato

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League mes AZ Alkmaar dhe Elfsborg.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

“Juxhin Xhaja, asistentët Arbër Pema e Rejdi Avdo, si dhe Alber Doda si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen AZ Alkmaar-Elfsborg, në grupet e UEFA Europa League”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Nga derbi Partizani-Tirana në Europa League, Juxhin Xhaja gjykon gjigantin holandez

By: armand

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja, do të jetë kryesori i sfidës AZ Alkmaar-Elfsborg sfidë e vlefshme për raundin e parë të Europa League. Gjithashtu, asistentët e tij do të jenë shqiptarë, konkretisht Arbër Pema dhe Rejdi Avdo, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Albert Doda. Përsa i përket dhomës së VAR-it, Xhaja do […]

The post Nga derbi Partizani-Tirana në Europa League, Juxhin Xhaja gjykon gjigantin holandez appeared first on BoldNews.al.

❌