Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shteti sovran bektashi, protestë para Komunitetit Mysliman Shqiptar

By: redi

Këtë mbrëmje, pranë zyrave të Komunitetit Mysliman Shqiptar po zhvillohet një protestë kundër planeve për krijimin e një mikroshteti për Urdhrin Bektashi në Shqipëri. Prej disa ditësh është raportuar gjerësisht ideja e themelimit të një shteti sovran bektashi, duke ndjekur stilin e shtetit të Vatikanit në Romë. Vetë KMSH u shpreh kundër kësaj nisme, duke nënvizuar se ajo nuk është konsultuar me…

Source

Krijimi i shtetit të Bektashinjve/ Ish-ambasadori: E kuptoj idenë e mirë, por kërkon një diskutim mjaft të gjerë!

Ish-ambasadori Sokol Gjoka komentoi propozimin për krijimin e një “Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi” Në Shqipëri.

Gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News, Gjoka mund te jetë një ide apo dëshirë e mirë, ndërsa shtoi se ky propozim duhet parë me kujdes dhe se duhen trajtuar të gjitha problematikat.

“Vendi i përzgjedhur për të lancuar këtë ide, ishte vendi i duhur sepse është një status që kërkon të jepet me përmasa ndërkombëtar. Por e shikoj si një çështje problematike. Kjo për arsye të brendshme, sepse nuk e di se si do të trajtohet dhe çfarë hapësirë do të gjejë qeverisja në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër nuk e di se si do të ndjehen fetë e tjera në këtë drejtim, duke ditur që bektashizmi është një sekt i myslimanizmit edhe pse e kuptoj idenë e mirë dhe dëshirën e mirë, por mendoj që nuk është kjo mënyra e duhur. Kjo kërkon një diskutim mjaft të gjerë. Selia e Shenjtë në njëfarë mënyre ka tematika të hapura. Duhet parë me shumë kujdes që çdo hap që merret mos të çojë në problematika që në vend që të vëmë vetulla, nxjerrim edhe sytë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

❌