Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Itali/ Burri vret gruan dhe vajzën, plagos nënën, 2 fëmijë dhe fqinjin, vret veten

By: gaze tare

Tragjedi në zonën e Nuoro në Itali.

Sipas mediave italiane, një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij, plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një fqinjë dhe më pas qëlloi me plumb në kokë veten. Deri tani bilanci nga tragjedia është tre të vdekur dhe katër të plagosur.

Masakra filloi në banesën ku burri jetonte me familjen e tij, në Gonario Pinna, pas një debati. Pasi vrau gruan dhe vajzën me të shtëna me armë zjarri dhe plagosi dy fëmijët dhe fqinjin e tij, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij të moshuar në Via Ichnusa, duke e plagosur në kokë dhe duke u vetëvrarë menjëherë më pas.

Të plagosurit u transportuan të gjithë me ambulancë në spitalin San Francesco në Nuoro, teksa njëri është në gjendje kritike për jetën. Policët e Komandës Provinciale të Karabinierëve dhe Shtabit të Policisë Nuoro po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi.

The post Itali/ Burri vret gruan dhe vajzën, plagos nënën, 2 fëmijë dhe fqinjin, vret veten appeared first on iconstyle.al.

❌